Si ta parandaloni ngacmimin në shkolla?

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Ngacmimi

     Ngacmimi është një problem që prek miliona studentë dhe i ka shqetësuar të gjithë, jo vetëm fëmijët të cilët veçse janë sulmuar nga kjo dukuri. Duke qenë se prindërit, mësuesit dhe të rriturit e tjerë nuk janë gjithmonë prezent, ata edhe nuk e vërejnë dhe mund edhe të mos e kuptojnë se si mund të arrihet ngacmimi ekstrem.

    Ngacmimi është një dukuri kur një person ngacmohet pa pushim nga një individ ose grup me më shumë fuqi, qoftë në aspektin e forcës fizike apo të statusit shoqëror. Nga studimet e shumta që janë bërë ka rezultuar se dy nga arsyet kryesore që njerëzit janë ngacmuar janë për shkak të paraqitjes dhe statusit social. Nxënësit ngacmojnë ata nxënës që mendojnë se janë të ndryshëm dhe nuk përshtaten me ta për shkak të asaj se si duken apo si veprojnë duke i përjashtuar ose bërë thashetheme për ta (për shembull, fëmijët që janë të turpshëm dhe të tërhequr), për shkak të racës ose fesë së tyre ose për shkak të paragjykimit për orientimin e tyre seksual. 

    Është llogaritur se 1 nga 4 nxënës janë të prekur nga kjo dukuri. Një nga aspektet më të dhimbshme të ngacmimit është se është i pamëshirshëm dhe kjo mund ta vendosë një person në një gjendje frike të vazhdueshme. Studimet tregojnë se njerëzit që abuzohen nga bashkëmoshatarët e tyre janë më të rrezikuar që të vuajnë nga vetëbesimi i ulët, stresi, depresioni ose ankthi e deri te shfaqja e problemeve të personalitetit dhe problemeve të mëdha të shëndetit mendor.

Çfarë mund të bëni?

    Shpeshherë prindërit e gjejnë të vështirë tu qasen fëmijëve të tyre të cilët ngacmohen nëpër shkolla. Kjo ndodh në mungesë të informimit, ngase kanë pak njohuri rreth kësaj teme dhe dukurie. Mendohet që një nga faktorët kryesor që kjo dukuri veçse po shënon trende të rritjes është mungesa e psikologëve profesionistë në shkolla.

Çfarë mund të bëni në këtë rast?

    Më poshtë i gjeni disa propozime që ju si individ mund t’i bëni për të luftuar ngacmimin. Janë gjithashtu këshilla të mira që  mund t’i ndani me miqët e juaj si një mënyrë për të treguar mbështetjen tuaj:

  • Injoroni ngacmuesit dhe largohuni. Padyshim që kjo nuk do të thotë që ju jeni një frikacak/e. Në të shumtën e rasteve ngacmuesit marrin guxim varësisht nga reagimi juaj. Nëse largoheni ose injoroni ngacmuesin, ju i tregoni atij/asaj që thjesht nuk ju intereson. Herët ose vonë, ngacmuesi do të mërzitet me përpjekjen për t'ju shqetësuar.
  • Mbani kokën lart kur ecni. Përdorimi i një lloji të tillë të gjuhës së trupit dërgon një mesazh që ju nuk po lëndoheni.
  • Mbajeni zemërimin. E si të mos shqetësoheni kur dikush ju ngacmon? Por, kjo është pikërisht përgjigja që ai ose ajo po përpiqet të marrë. Ngacmuesit duan të dinë se kanë kontroll mbi emocionet tuaja.
  • Mos përdorni forcë fizike (si goditje ose shtyrje). Jo vetëm që tregoni zemërimin tuaj, por nuk mund të jeni kurrë të sigurt se si do të përgjigjet kundërshtari. Ju keni më shumë gjasa të përfundoni i/e lënduar dhe me telashe nëse përdorni dhunë kundër një kundërshtari. Më e mira do të ishte ta ktheni situatën nën kontroll duke vazhduar rrugën tënde dhe duke qenë i sigurt në veprimet e juaja.
  • Flisni për këtë. Mund të ju ndihmojë biseda me një këshilltar shkolle, mësues ose mik – me të gjithë ata që mund t'ju japin mbështetjen që ju nevojitet. Biseda mund të jetë një rrugëdalje e mirë për frikën dhe frustrimet që krijohen kur jeni duke u ngacmuar.

Referencat:

https://kidshealth.org/en/teens/bullies.html

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet