Si ta rrisni vetëbesimin?

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Sel esteem

    Vetëbesimi është një ndër tiparet më thelbësore në jetë. Njerëzit që kanë vetëbesim, e duan vetveten dhe janë të gatshëm të ndërmarrin rreziqe për të arritur qëllimet e tyre, si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale. Zakonisht, këta persona janë shumë pozitiv sa i përket të ardhmes.

    Vetëbesimi është një gjë që fitohet dhe mësohet. Gjatë përpjekjes për të fituar vetëbesimin, ju duhet të mundoheni të mbani një qëndrim pozitiv rreth vetes dhe shoqërisë tuaj. Duhet të mësoheni të vendosni qëllime dhe të merrni përsipër rreziqet, pasi që ballafaqimi me to mund të përmirësoj më tej vetëbesimin tuaj.

    Niveli juaj i vetëbesimit mund të shfaqet në shumë mënyra: sjellja juaj, gjuha e trupit, si flisni, çfarë thoni, e kështu me radhë.

    Në vijim janë tre hapa që duhet t’i ndiqni gjatë ‘’udhëtimit’’ tuaj për të fituar vetëbesimin.

  • Përgatituni për ‘’udhëtimin’’ tuaj

    Gjatë kësaj faze të parë duhet të shikoni se çfarë keni arritur deri tani. Mendoni për jetën tuaj dhe listoni disa nga gjërat më të mira që keni bërë deri tani. Mendoni për pikat e tuaja të forta. Mendoni se çka është e rëndësishme për ju dhe ku dëshironi të arrini. Në këtë fazë është e rëndësishme vendosja e qëllimeve, sepse duke i planifikuar detyrat, njëkohësisht e matni edhe suksesin tua.

    Filloni të mendoni pozitivisht dhe pastaj përkushtojuni suksesit!

  • Veproni

    Kjo është faza ku filloni të punoni drejt qëllimeve tuaj, duke identifikuar se cilat shkathtësi ju nevojiten për t’i arritur këto qëllime. Mënyra më e lehtë është duke filluar me qëllime afatshkurtra dhe pastaj duke lëvizur drejt atyre afatgjata.

    Kontrolloni mendimet tuaja, mundohuni të jeni sa më pozitiv që mundeni dhe jepni vetes merita për çdo arritje që e bëni gjatë këtij ‘’udhëtimi’’.

  • Rruga drejt suksesit

    Nëse keni arritur deri këtu, atëherë do ta ndjeni vetëbesimin tuaj duke u rritur. Do të keni përfunduar disa nga detyrat që keni vënë në hapin e dytë dhe do të keni mjaft gjëra për të cilat mund ta përgëzoni vetveten.

    Tani duhet të mendoni t’i rritni qëllimet tuaja dhe të ndërmerrni sfida pak më të vështira. Përkushtohuni më shumë dhe zgjeroni njohuritë dhe shkathtësitë e fituara.

Referencat:

https://www.mindtools.com/selfconf.html

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet