Si të aplikoni për Work and Travel në SHBA?

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

6. work and travel

    Përveq mundësisë për studime jashtë vendit, shumë shtete ofrojnë mundësi edhe për punësim sezonal. Një ndër to është edhe programi ‘’Work and Travel USA’’, që ju mundëson studentëve të fitojnë eksperienca të reja gjatë punës sezonale në Amerikë.

    Ambasada e SHBA-së në Prishtinë inkurajon të gjithë studentët kosovarë që ndjekin studimet e nivelit universitar, të marrin në konsideratë pjesëmarrjen në programin e Punës dhe Udhëtimit Veror (SWT). Në vitet e kaluara, mbi 500 studentë kosovarë kanë udhëtuar çdo verë në qytete të ndryshme anembanë Shteteve të Bashkuara. Ata ndajnë kulturën dhe gjuhën e tyre me komunitetet e tyre pritëse dhe sigurojnë një eksperiencë reciproke ndër-kulturore. Pjesëmarrësit kanë mundësi të fitojnë edhe përvojë pune në fusha të ndryshme. Pas përfundimit të një pune në Shtetet e Bashkuara, studentëve u ofrohen tridhjetë ditë për të udhëtuar brenda Amerikës përpara se të kthehen në shtëpi.

Si mund të bëheni pjesë e këtij programi?

  • Aplikantët duhet të jenë njohës të mirë të gjuhës angleze, të kenë rezultate të mira akademike dhe të jenë fleksibil.
  • Vetëm studentët e rregullt në universitetet / kolegjet e akredituara kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë program.
  • Kandidatët të cilët riaplikojnë gjithashtu janë të mirëpritur, mirëpo pjesëmarrja e mëparshme në program, megjithatë, nuk garanton që aplikimet e ardhshme do të jenë të suksesshme.
  • Secili aplikant duhet të jetë në gjendje t'i tregojë intervistuesit se ai/ajo do të kthehet në Kosovë në përfundim të programit. Studentët e vitit të parë dhe të vitit të fundit mund të aplikojnë edhe pse mund të kenë më shumë vështirësi në marrjen e një përgjigje pozitive. Më pak se një vit i universitetit nuk mund të konsiderohet provë e mjaftueshme se ai/ajo do të kthehet. E njëjta gjë vlen edhe për studentët që kanë përfunduar ligjëratat dhe ju kanë mbetur vetëm provimet përfundimtare. Ata gjithashtu mund të kenë vështirësi të bindin intervistuesit se kanë lidhje të mjaftueshme me Kosovën.
  •  Studentët me korrespondencë si dhe ata që ndjekin shkollat e mesme profesionale dhe të mesme për të rritur, nuk kualifikohen për këtë program.
  • Edhe pse nuk ka kufizime formale të moshës për pjesëmarrësit, aplikacionet e personave të cilët nuk janë të moshës së zakonshme studentore do të marrin një kohë më të gjatë për shqyrtim.

Si të aplikoni për SWT?

Agjencitë lokale të akredituara të rekrutimit:

  • Discover America: +383 44 750 752; +383 49 750 752   http://www.discoveramerica-kosova.com/

  • Intrax Kosova:  +383 45 321 405  intrax-kosova.com

  • KOUZON & Co.:  +383 49 466 754  kouzon.com.mk

Cilat dokumente kërkohen për aplikim?

  • Formulari i aplikimit CIEE;
  • Dy fotografi të madhësisë së pasaportës;
  • Transkripti i notave të studentëve;
  • Një kopje të kartës tuaj të identitetit;      

Sa do të kushtojë?

    Discover Amerika ofron dy Programe Pune dhe Udhëtimi:    

  • Programin e vetë-organizuar – Ku ju përgatisni të gjithë dokumentacionin dhe e gjeni vendin e punës.

  • Programin e  organizuar- GOLD: Ku agjensitë përgatisin dokumentacionin dhe ju gjejnë një vend pune.             

Çfarë përfshihet në paketë?       

  • DS Forma 2019 lëshuar nga një kompani sponsor në SHBA e cila ju lejon të punoni ligjërisht për katër muaj;
  • Vendi i siguruar i punës;
  • Sigurimi Shëndetësor i cili mbulon të gjitha shpenzimet e urgjencës mjekësore derisa jeni në SHBA;
  • Njoftimi orientues përpara se të niseni nga vendi i origjinës ose pas mbërritjes;
  • Ndihmë në plotësimin e dokumentacionit për ambasadën e SHBA-së;
  • 24 orë linjë falas për ndihmë.

Çfarë nuk përfshihet?

  • Bileta e aeroplanit;
  • Tarifa e qeverisë amerikane prej 35 USD;
  • Taksa për vizë e ambasadës amerikane.

Çfarë mund të punoj?

    Si një përfitues/e i/e këtij programi juve nuk ju lejohet të punoni në fushën e infermierisë, në kopshte fëmijësh, si pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanëve ose anijeve, ndërsa mund të punoni pothuajse çdo gjë tjetër. Studentët ndërkombëtarë mund të shohin më së shumti mundësi punësimi në industrinë e hoteleve si një asistent hoteli, recepsionist, në mirëmbajtje, në industrinë e argëtimit, si kuzhinier, kamerier, kujdestar plazhi, në dyqane ushqimore si arkëtar, si nëpunës në departamente të ndryshme, si dhe shumë punë të tjera interesante.

Për më shumë detaje vizitoni faqen e internetit:

https://xk.usembassy.gov/summer-work-travel/

Referencat:

http://www.discoveramerica-kosova.com/

https://xk.usembassy.gov/summer-work-travel/

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet