Si të gjeni punë?

Ekipi i Busullës

153 artikuj

7. look for jobs

     Gjetja e punës nuk është gjithmonë e lehtë. Ajo çfarë në fakt duket një proces i thjeshtë, shpesh herë kërkon përpjekje të mëdha. Mund të ndodh që edhe pas disa javësh ose muajsh të kërkimit të punës ju do të jeni një i papunë. Një ndër arsyet qe nuk mund të gjeni punë është se punëkërkuesit kanë filluar të përdorin strategji specifike për të qenë më konkurrues në treg. Nëse nuk doni të mbeteni prapa, ju duhet të keni të gatshëm një plan veprimi.

    Disa këshilla për t'ju ndihmuar të gjeni punën tuaj të ardhshme janë:

  • Shkruani një plan të karrierës

    Ju keni më shumë gjasa që të gjeni punë nëse e keni të qartë se në cilin drejtim dëshironi të shkoj karriera e juaj. Krijo një listë të profesioneve që ju do të dëshironit t’i punoni me të vërtetë, jo vetëm ato që mendoni se mund t’i bëni. Mos e kufizoni imagjinatën tuaj në këtë fazë. Nëse dëshironi të jeni një menaxher ose dëshironi të filloni biznesin tuaj të bizhuterisë, vendoseni këtë në listën tuaj, e pastaj hulumtoni se sa arritën të tjerët në këto profesione.

    Uluni dhe shkruani një plan që përmban të dhëna mbi atë kush jeni ju si profesionist, atributet e punës si: avancimi i karrierës, orari i punës dhe në cilat organizata dëshironi të punoni. Rishikojeni planin tuaj kur aplikoni për një pozitë të re për të parë se sa përputhet me atë pozitë. Në këtë mënyrë ju mund të kuptoni se a ja vlen të aplikoni për atë pozitë.

https://www.youtube.com/watch?v=BupBhM3FJ1o

  • Mos i injoroni vendet e përkohshme

    Aplikimi për një punë të përkohshme është gjithmonë më mirë se sa të ndenjurit i/e papunë. Shumë kompani punësojnë kandidatë për punë të pjesshme, e kush e di ndoshta kjo punë e përkohshme mund të kthehet në një punë të plotë. Vetëm jepni maksimumin tuaj në çfarëdo pune dhe përpiquni të tregoni aftësitë tuaja më thelbësore dhe unike. Sido që të jetë çdo punë qoftë dhe e përkohshme të krijon një përvojë që mund ta shfrytëzosh më tej.

  • Maksimizoni kërkimin në internet

    Në ditët e sotme kur teknologjia është avancuar shumë, gjetja e punës përmes kërkimit online është jashtëzakonisht e preferuar. Ju mund të kërkoni punë sipas titullit të pozitës, zonës apo qytetit dhe ta përsërisni kërkimin tuaj çdo ditë. Gjithashtu duhet të targetoni organizatat/bizneset për të cilat dëshironi të punoni, vizitoni ueb faqet e tyre dhe kërkoni informacion për punësim, sepse aty mund të gjeni konkurse të hapura të cilat jo gjithmonë shfaqen në faqe të tjera të internetit.

    Në linkun më poshtë ju mund të gjeni mundësi të mira për punë dhe praktikë:

https://busulla.com/positions

  • Krijoni kontakte të reja

    Shumë njerëz supozojnë që ju duhet të merrni pjesë në ngjarje të veçanta dhe të takoheni dhe të komunikoni me njerëz të rinj për të krijuar shoqëri dhe kontakte të reja. Mirëpo, mbajtja e kontakteve mund të jetë po aq e lehtë sa vetëm të takoheni me miqtë, familjarët, punëdhënësit dhe kolegët e dikurshëm.

    Gjithkush e njeh dikë. Brenda rrethit tuaj ekzistues ka ndoshta tri vende pune që do të ishin të përshtatshme për ju, por njerëzit të cilët do të ju ndihmonin thjesht nuk kanë menduar për ju. Bëni një listë të të gjithë atyre që njihni, vendosni një objektiv për t’i kontaktuar së paku tre njerëz që nuk i keni takuar për një vit ose më shumë dhe takohuni me ta për kafe ose drekë. Identifikoni 25 njerëz më me ndikim në rrethin tuaj dhe mendoni për mënyrat se si t’i forconi marrëdhëniet me secilin prej tyre.

  • Përditësoni CV-në tuaj

    Edhe nëse tashmë ju e keni një CV është shumë e rëndësishme të kaloni ca kohë duke u siguruar se është e përditësuar para se të filloni kërkimin tuaj për punë. Është e lehtë ta përditësosh CV-në vetëm me disa rreshta shtesë çdo herë që ju e ndryshoni punën, por nëse vërtet dëshironi të gjeni një punë që është larg asaj që ju e keni bërë gjatë vikendeve në shkollën e mesme, atëherë është koha të bëni një CV të re.

    Inspirohuni nga rrethi juaj. Bisedoni me rekrutuesit në sektorin tuaj për të parë se si duhet të duket një CV. Sigurohuni që CV-ja të jetë e shkurtër dhe të përmbaj gjëra të rëndësishme. Nuk duhet të kaloj më shumë se dy faqe A4, në të kundërtën rrezikoni të mërzisni rekrutuesin me historinë tuaj të jetës e ndoshta edhe të mos punësoheni fare.

    5 këshilla se si ta përditësoni CV-në tuaj i gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=g2pc3XTJH3o

  • Përgatituni dhe praktikoni

    Procesi i aplikimit dhe intervistimit për punë kërkon shumë përgatitje dhe praktikë. Pasi të keni siguruar një intervistë, kërkoni më shumë informata për atë vend pune dhe kompaninë në përgjithësi. Bëni një listë të plotë të arsyeve që do të ishit i/e mirë për atë pozitë.

    Në linkun e mëposhtëm gjeni këshilla se si të përgatiteni për intervistë:

https://www.youtube.com/watch?v=oPgqahq6Yqc

  • Mos lejoni që refuzimet të ju dekurajojnë

    Refuzimi është vetëm një pjesë e lojës dhe është kaq e lehtë të dekurajoheni kur nuk shihni rezultate nga kërkimi i punës tuaj. Duhet ta keni parasysh që jo çdo menaxheri i përshtateni për vendin e punës që aplikoni, pasi ata e dinë saktësisht se çfarë u nevojitet dhe nëse ju jeni kandidati potencial i cili i plotëson ato kushte. Menaxherët e punësimit do t'ju ofrojnë një punë vetëm kur ata janë plotësisht të bindur për potencialin tuaj. Edhe nëse jeni refuzuar, ju duhet të vazhdoni me kërkimin për gjetjen e punës, e nëse është me të vërtetë duke ju marrë më shumë kohë se ç’ pritej, atëherë duhet të rishikoni strategjinë dhe të ndryshoni planin e veprimit.


Referencat:

https://www.seek.com.au/career-advice/how-to-find-a-job

https://www.theguardian.com/money/2010/may/08/finding-a-new-job

https://www.forbes.com/sites/deborahljacobs/2013/03/22/the-six-best-ways-to-find-your-next-job/#279b8ed91369

https://www.reed.co.uk/career-advice/how-to-find-a-new-job/

https://theundercoverrecruiter.com/7-key-tips-boost-your-chances-getting-job/

https://www.caterer.com/careers-advice/features/boost-your-chances-of-getting-a-job


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet