Si të mësoni për provim?

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

13. study

    Periudha e provimeve është gjithmonë shumë stresuese për studentët. Çelësi për shmangien e stresit është të dijsh se si të përgatitesh siç duhet për provim.

Në vijim i gjeni disa këshilla që ju ndihmojnë të keni sukses gjatë periudhës së provimeve:

  • Planifikoni orarin e mësimit

    Asnjëherë mos e lini të mësoni në momentin e fundit, disa studentë ia dalin në situata të tilla por kjo mënyrë e të mësuarit nuk funksionon për të gjithë.

    Duke bërë një plan të mësimit, do të jeni më të sigurt që mund ta mësoni të gjithë materialin e lëndës. Do të keni një pasqyrë të asaj se çfarë do të mësoni, prej ku do të filloni mësimin dhe sa mësime synoni të mësoni për çdo ditë. Me një orar të planifikuar, jeni më të prirë t’i përmbaheni planit pasi që e dini sa kohë keni në dispozicion, kështu që do të mundoheni ta shfrytëzoni atë kohë sa më mirë që është e mundur.

    Kur të përgatitni planin e mësimit, shkruani sa provime keni dhe ndani ditët sipas lëndëve që do të mësoni. Duhet të keni kujdes që të mos i ndani ditët e barabarta për secilën lëndë, sepse disa kërkojnë më shumë përkushtim se sa lëndët e tjera.

  • Organizoni hapësirën e mësimit

    Nëse dëshironi të ndjeheni rehat gjatë mësimit, atëherë gjeni një vend ku mund të fokusoheni dhe keni hapësirë të mjaftueshme për librat dhe mjetet e tjera të nevojshme. Vendi preferohet të ketë dritë të mjaftueshme, një karrige të rehatshme dhe të mos ketë gjëra rrotull që mund të ju hutojnë nga procesi mësimor.

    Njerëzit kanë preferenca të ndryshme për ambientin ku mësojnë. Për disa njerëz është e nevojshme të dëgjojnë muzikë kur mësojnë, ndërsa të tjerët duan qetësi për t’u fokusuar. Ka studentë që preferojnë që tavolina e tyre e mësimit të jetë e organizuar por ka edhe studentë që pëlqejnë një ambient me më rrëmujë.

  • Bëni pushime

    Të mësosh intensivisht nuk është e rekomandueshme, pushimet ju ndihmojnë të jeni më produktiv kur filloni mësimin përsëri. Përgatiteni një rutinë që ju përshtatet më së miri, p.sh. nëse mësoni më lehtë në mëngjes atëherë filloni herët para pushimit të drekës. Por nëse jeni më produktiv në mbrëmje, atëherë pushoni ditën që në mbrëmje të jeni të gatshëm të mësoni. Duhet të bëni kujdes kur mësoni natën, që të mos e kaloni gjithë natën duke mësuar. Studimet tregojnë që studentët që mësojnë tërë natën janë të prirë të marrin nota të këqija. Mos harroni që gjumi është shumë i rëndësishëm dhe element kyç për të pasur sukses në provime.

  • Hani dhe pini shëndetshëm

    Kur është koha e provimeve, studentët nuk janë shumë të lirë të merren me aktivitete të tjera siç është fitnesi apo thjesht të dalin për të bërë një shëtitje. Duke u përkujdesur për shëndetin tuaj, ju do të studioni në mënyrë më efikase. Marrja e ushqimit të shëndetshëm përmirëson kujtesën, humorin dhe nivelin e energjisë.

    Mbani trurin dhe trupin të ushqyer mirë duke zgjedhur ushqime që kanë vlera të larta ushqyese siç janë: peshku, arrat, jogurti, boronicat etj. Mos harroni të pini shumë ujë, pasi që sasia e mjaftueshme e ujit ndikon në mënyrë pozitive në tru.

  • Përsëritni mësimet

    Ju mund të mendoni që kur lexoni mësimin disa herë është e mjaftueshme për ta mbajtur në mend, por ky lloj i mësimit nuk është shumë efektiv, sepse ndonjëherë kur lexojmë diçka mund të mos e kemi mendjen në lexim.

    Ju mund t’i përsëritni mësimet me anëtarët e familjes ose me shokët tuaj të grupit, duke u shpjeguar atyre ndonjë pjesë të caktuar mësimore.

    Mësimi me shokët e grupit është efektiv për shkak se ata mund të kenë ndonjë informacion shtesë apo të djinë ndonjë përgjigje që ti nuk e ke mësuar. Një mënyrë tjetër e përsëritjes është me karta, ku ju mund të shkruani titullin e ndonjë mësimi pastaj e zgjidhni një kartë ose dikush e zgjedh për ju, dhe ju filloni të shpjegoni për atë temë gjithçka që keni mbajtur në mend.

Referencat:

https://www.topuniversities.com/student-info/health-and-support/exam-preparation-ten-study-tips

https://www.princetonreview.com/college-advice/how-to-study-for-exams

https://blog.suny.edu/2013/12/scientifically-the-best-ways-to-prepare-for-final-exams/

https://sydney.edu.au/campus-life/student-news/2017/12/14/5-tips-to-study-effectively-for-your-exams.html

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet