Si të përqendroheni gjatë mësimit/studimit?

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

4. focus

    Përqendrimi është një prej elementeve më të nevojshme kur filloni të përgatiteni për një provim. Për të siguruar rezultatet e dëshiruara, kërkohet një përqendrim më serioz. Edhe nëse nuk kemi ndërhyrje nga jashtë, vet truri ynë është i prirun të ndikohet nga mendimet e shumta të cilat mund t'i kemi kohë pas kohe, dhe kjo bënë që ne të shpërqendrohemi.

Ekzistojnë disa mënyra të cilat ju ndihmojnë të përqendroheni:

  • Hapi i parë është eliminimi i të gjitha pengesave që vijnë nga jashtë, siç janë mesazhet në kompjuterin apo telefonin tuaj. Largojeni telefonin ose më mirë fikeni atë fare. Në këtë mënyrë ju do ta ruani përqendrimin tuaj më shumë.

  • Zgjidhni një kënd të qetë në bibliotekë apo në shtëpinë e juaj të përshtatshme për të mësuar. Gjithmonë shmangni mësimet nga shtrati. Në këndin që e keni përzgjedhur për të mësuar, duhet t’i merrni të gjitha afër vetës duke filluar nga stilolapsi deri te librat të cilat ju nevojiten, sepse për çdo shkëputje që e bëni ju do ta humbni përqendrimin dhe do ta keni më të vështirë të fokusoheni përsëri.

  • Hapi tjetër është të përpiloni një plan mësimi ku do t’i shkruani orët në të cilat ju keni vendosur të mësoni brenda ditës. Preferohet të mësohet 50-60 min dhe pastaj të bëhet një pauzë prej 10-15 min.

Pesë mënyrat më të mira për të studiuar dhe për tu përqendruar:

  • Shpërndani kohën 

    Duhet bërë një ndarje se kur kemi për të mësuar dhe kur do t’i përfundojmë detyrat tjera të cilat i kemi gjatë ditës.

  • Thuani jo orëve të vona

    Një natë e gjatë mbi libra vetëm sa mund të ju dëmtojë kapacitetet memorizuese dhe të përpunimit për 4 ditët pasuese, kështu që është më mirë të zgjoheni herët në mëngjes për të mësuar sesa të rrini zgjuar mbi libra deri në orët e vona.

  • Ushtroni vazhdimisht

    Praktika nuk është kurrë e mjaftueshme. Përsëritja dhe ushtrimet ju ndihmojnë në gjetjen e përgjigjeve të sakta dhe kjo ndikon në rritjen e vetëbesimit tuaj në funksion të verifikimeve, provimeve ose pyetjeve.

  • Studioni sikur të duhet të japësh mësim

    Në disa eksperimente shkencore, u është kërkuar dy grupeve të ndryshme të studentëve, që të studiojnë disa pjesë të një teksti. Njërit grup iu tha që do të duhej të kalonin një provim, ndërsa tjetrit që do t’u duhej të jepnin mësim, mbi konceptet që kishin studiuar. Në rastin e dytë, hapat kyçe u memorizuan me më shumë efikasitet. Kur thuhet për të dhënë mësim, në fakt truri kodifikon dhe organizon informacionin në mënyrë më të qartë e më të përputhshme.

Referencat:

https://www.wikihow.com/Focus-on-Studying

https://mystudentvoices.com/the-9-best-scientific-study-tips-384335253bba

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet