Si të zgjedhni kolegjin/universitetin më të mirë?

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

4. choose university

    Nëse nuk jeni të sigurt se në cilin kolegj apo universitet dëshironi të studioni, kjo tregon që ju nuk keni informacion të mjaftueshëm për të marrë një vendim të duhur, ose që informacioni që keni nuk është i plotë ose ndoshta është i paqartë.

Këtu është një listë e gjërave që do t'ju ndihmojnë të bëni një zgjedhje të duhur:

  • Mendoni se cila lëndë ju pëlqen në shkollë

    Nëse e doni artin dhe jeni kreativ, kërkoni një kolegj që ofron shumë mundësi në art. Nëse jeni të mirë në sport, kërkoni një shkollë me një program të mirë atletik. Nëse ju pëlqen të dini më shumë mbi trupin e njeriut atëherë konsideroni të orientoheni në ndonjë drejtim mjekësor.

  • Identifikoni atë që ju pëlqeni në një kolegj/universitet

    Krijoni një listë të karakteristikave që dëshironi të ketë një kolegj. Duhet të dini që përzgjedhja e kolegjit ka shumë rëndësi. Kur të hyni në tregun e punës në të ardhmen, kur prezantoheni me dikë, një nga gjërat e para që do të ju pyesin është se në cilin kolegj keni studiuar. Njerëzit pëlqejnë të punësojnë studentë nga kolegje me emra të njohur.

  • Diskutoni zgjedhjet tuaja me prindërit

    Sigurohuni që tarifat janë të përballueshme për familjen tuaj pa pasur nevojë të bëni sakrifica. Pagesat zakonisht aplikohen vetëm për universitetet private apo kolegjet. Shumica e universiteteve publike kanë pagesa minimale ose janë falas. Nëse tarifat janë shumë të larta, provoni të merrni një bursë ose ndihmë financiare. Duhet pasur parasysh që bursat u jepen vetëm studentëve të caktuar.

    Shpesh prindërit mund të jenë këmbëngulës që ju të zgjedhni një drejtim që ata e kanë ndjekur apo e kanë pas ëndërr. Kolegjet në të cilat prindërit, vëllezërit, motrat apo anëtarët e tjerë të familjes kanë studiuar mund të mos jenë të përshtatshëm për ju. Është gjithmonë më mirë të eksploroni mundësitë tuaja dhe të gjeni veten tuaj në një drejtim që ju përshtatet juve më së miri.

  • Imagjinoni veten duke shkuar në atë kolegj çdo ditë

    Imagjinoni se si do të ndiheni duke ecur nëpër sallat ose në korridoret e atij kolegji çdo ditë. Nëse ndiheni rehat dhe të lumtur me shumë gjëra në lidhje me kolegjin, atëherë patjetër merreni në konsideratë si opsion. Kjo ju ndihmon të bëni një zgjedhje të duhur sepse ju do të dëshironit të zgjidhni një kolegj në të cilin do të mund të ‘’mbijetoni’’ çdo ditë për tri ose katër vitet e ardhshme.

    Mos e zgjedhni një kolegj për të cilin nuk keni informacione të bollshme, sepse mund të zhgënjeheni dhe pendoheni për zgjedhjen tuaj.

Referencat:

https://www.huffingtonpost.com/marjorie-hansen-shaevitz/high-school-seniors-deciding-one-college_b_2920679.html

http://college.usatoday.com/2016/04/10/picking-the-perfect-college/

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet