Gjërat që duhet shmangur gjatë intervistës së punës

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Interview.........

    Të shkuarit vonë në intervistë, të harroni CV-në, e gjëra të tjera të ngjashme janë disa gabime që dëmtojnë intervistën tuaj për punën në të cilën keni aplikuar. Prandaj, për një intervistë të suksesshme duhet kujdesur që të shmangni disa nga gabimet e mundshme që mund të ndodhin.

    ''Career Builder'' ka publikuar rezultatet nga një hulumtim ku kanë pyetur punëdhënësit për gabimet që i diskualifikojnë kandidatët nga intervista, dhe rrjedhimisht, nga punësimi. Në vijim janë pesë gabime të cilat shumica e punëdhënësve i kanë cilësuar si të tilla:

  • Gënjeshtrat

    Zakonisht punëdhënësit nuk kanë konsideratë për kandidatët për të cilët ata vlerësojnë që po ofrojnë informata të pasakta.

  • Përdorimi i telefonit gjatë intervistës

    Përdorimi i telefonit gjatë një interviste përcjell mesazhin se nuk jeni serioz për intervistën dhe shfaq mungesë respekti për panelin intervistues. Para intervistës, është me rëndësi të siguroheni që e keni fikur telefonin.

  • Shfaqja e arrogancës

    Në intervistë duhet të jeni gati të diskutoni arritjet e juaja profesionale dhe atë se çfarë iu dallon nga të tjerët. Megjithatë, kjo ka një vijë të hollë ndarëse me mburrjen. Sukseset e juaja ndërlidhni me suksesin e kompanisë. Për shembull, shitjet e juaja të mëdha kanë kontribuar që kompania të shënoj vitin me fitimet më të larta.

  • Veshja jo e përshtatshme

    Rrobat shumë të ngushta, shumë të gjëra, shumë elegante apo shumë joformale, si dhe rrobat me marka konsiderohen të papërshtatshme për një intervistë pune.

  • Fajësimi i të tjerëve për gabimet personale

    Shpeshherë punëdhënësit pyesin për sfidat që i keni hasur në vendin e punës. Nëse në përgjigje ju fajësoni dikë tjetër dhe nuk merrni përgjegjësi për veprimet e juaja, atëherë këtë punëdhënësi mund ta perceptoj si mungesë të pjekurisë dhe vetëdijes tuaj. Po ashtu, mund të lë të kuptohet që nuk jeni shumë të aftë në bashkëpunim me të tjerët.

    Në po të njëjtin studim, punëdhënësit janë përgjigjur edhe për sinjalet nga gjuha e trupit të kandidatëve në intervistë. Këto janë pesë sinjalet që duhet t’i keni parasysh nga gjuha juaj e trupit:

  • Mungesa e kontaktit me sy

    Kjo konsiderohet nga shumica e punëdhënësve si gabimi më i shpeshtë i gjuhës së trupit që kandidatët bëjnë në intervistë. Duke mos shikuar intervistuesit në sy, ju mund të keqkuptoheni si jo i besueshëm.

  • Mungesa e buzëqeshjes

    Përveç që jepni përshtypjen se jeni të ftoftë apo i tërhequr, mungesa e buzëqeshjes i lë intervistuesit të kuptojnë se do të preferonit të ishit diku tjetër, e jo në intervistë për atë vend pune.

  • Të luajturit me ndonjë gjë që është në tavolinë

    Kjo jo vetëm që është një sjellje jo e matur, por shfaq mungesë të plotë interesi për intervistën, si dhe mosrespektim të kohës së intervistuesve.

  • Lëvizjet trupore

    Shumica e punëdhënësve do ta rishqyrtojnë nëse jeni kandidat potencial, në rast që bëni lëvizje të duarve apo këmbëve nga stresi apo padurimi.

  • Kryqëzimi i duarve

    Ky gjest jep mesazhe sikur ndjeheni të ofenduar, doni të mbroheni nga diçka apo jeni të detyruar të jeni në atë intervistë.

Përveç këtij studimi, ka edhe shumë studime të tjera dhe këshilla për atë se çfarë nuk duhet bërë gjatë një interviste. Disa nga këto janë:

  • Mos shkoni vonë apo edhe shumë herët në një intervistë

Planifikoni që të arrini 10 minuta para intervistës.

  • Mos injoroni punonjësit e tjerë në vendin e intervistës

    Edhe punonjësve me pozitën më të ulët mund t’iu kërkohet opinioni për përshtypjen që keni lënë. Përshëndetni secilin që takoni dhe bëni të ndihen të rëndësishëm.

  • Keni kujdes për tonalitetin e zërit

    Ndryshoni zërin tuaj për të theksuar ndonjë çështje të rëndësishme dhe tregoni entuziazëm. Punëdhënësit kërkojnë punonjës energjik.

  • Mos e shikoni orën

    Kjo mund të perceptohet si shenjë e mërzitjes apo ngutisë.

  • Mos harroni të dëgjoni me kujdes para se të përgjigjeni

    Sigurohuni që e kuptoni mirë se çfarë intervistuesi po pyet dhe po nënkupton me pyetje.

  • Mos u tregoni negativ

    Mos kritikoni punëdhënësit apo bashkëpunëtorët gjatë intervistës, sidomos ata paraprak.

Referencat:

https://www.careerbuilder.com/advice/top-10-things-not-to-do-in-an-interview

https://www.thebalancecareers.com/things-not-to-do-job-interview-2060573


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet