Ndikimi i praktikës në orientim në karrierë

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

6. internship2

    Programet e praktikës janë mjete shumë të rëndësishme për të ndihmuar studentët të identifikojnë rrugën më të përshtatshme të karrierës. Në këtë drejtim bizneset luajnë rolin kryesor të zhvillimit të programeve që i orientojnë studentët në drejtimin e duhur profesional. Përderisa programet akademike u japin studentëve njohuri teorike lidhur me profesionin e zgjedhur, ata shpesh dështojnë të përshkruajnë aktivitetet dhe praktikat që shoqërojnë një profesion të caktuar.

    Praktika u mundëson studentëve të pajisen me njohuri praktike për karrierë dhe krijon përvojë reale për kërkesat e përditshme të profesionit të tyre. Kjo do të thotë, se studentët do të jenë më të përgatitur për të përmbushur kërkesat e tregut të punës dhe do të kenë sukses në karrierën e tyre.

    Sipas një studimi të Agjencisë Kombëtare për Zhvillimin e të Rinjve, “një praktikë e mirë ju ofron studentëve mundësinë për të vendosur se çfarë fushe profesionale duhet ndjekur në të ardhmen”.

    "Ju keni nevojë për përvojë, që të merrni përvojë." Ky është problemi më i madh për të rinjtë që dëshirojnë ti bashkohen tregut të punës. Punëdhënësit janë të interesuar që punëtoret e rinj të kenë përvoja relevante të punës qoftë nga praktika, puna vullnetare, apo puna standarde para aplikimit për pozitën e lirë.

    Përfitimet nga një praktike e përshtatshme janë të mëdha, ngase ajo jo vetëm që siguron një vend të mirë të punës, por edhe lehtëson përzgjedhjen e drejtimit profesional.

    Praktika ju mundëson të ekspozoheni me punën në botën reale. Gjithashtu u lejon studentëve t'i shfrytëzojnë aftësitë, njohuritë dhe pjesën teorike të mësuar në universitet duke i aplikuar ato në skenarë të ndryshme të jetës reale.

    Përvoja e fituar ju ofronte njohuri të rinjve edhe rreth industrive dhe kompanive specifike për të cilat ata janë të interesuar të punojnë në të ardhmen. Kjo do ju krijonte atyre një ide lidhur me të ardhmen e tyre profesionale.

    Mbi të gjitha, një praktike e mirë do i ndihmonte studentët të dalin nga rutina e tyre ditore dhe të takojnë njerëz të rinj që në të ardhmen mund t’iu ndihmojnë në përzgjedhjen e drejtimit profesional.

Disa nga përfitimet kryesore të punës praktike në orientim në karrierë janë:

  • Trajnimet profesionale

    Gjatë praktikës, studentët do kenë mundësi të ju nënshtrohen trajnimeve të ndryshme profesionale, të cilat do ju japin njohuri më të detajuara për një profesion të caktuar si dhe detyrat pasuese. Përfitimet nga këto trajnime do të vërehen sidomos gjatë integrimit në botën profesionale, sepse studentët do i kuptojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre pa presion shtesë.

  • Mundësia për të mësuar më shumë për vetën

"Të njohësh vetën është fillimi i të gjithë mençurisë." - Aristoteli

    Përvojat nëpër të cilat kalojmë janë ato që na formësojnë. Praktika nuk inkurajon vetëm zhvillim profesional, por mundëson edhe ta kuptoni shumë më shumë vetveten. Të njohësh veten është të njohësh qëllimet e tua dhe të dish si t'i arrish ato më së miri. Gjetja e këtij niveli të qartësisë është e vështirë, por nganjëherë gjithçka që duhet është të dilni nga zona juaj e rehatisë.

    Për shembull, një student i Marketingut dhe Biznesit i cili vendos të bëj një praktikë që lidhet me fushën e tij të studimit do t’i jap atij/asaj mundësi për të kuptuar se si duket një karrierë në marketing. Ndonjëherë realiteti nuk e plotëson pritshmërinë tonë. Në këtë pikë, nxënësve iu jepet mundësia të vendosin nëse dëshirojnë të vazhdojnë me rrugën e zgjedhur të karrierës ose të provojnë diçka tjetër.

  • Zhvillon rrjetin tuaj profesional

    Praktika profesionale ndihmon në shkëmbimin e informatave mes njerëzve, me qëllim të krijimit të marrëdhënieve për të avancuar karrierën profesionale. Sigurisht që çdonjëri mund të lidhet me njerëz të ndryshëm pa kryer praktikë, por një proces i tillë do të ishte më i kufizuar. Të jeni praktikant ju jep më shumë mundësi për të ndërtuar lidhje me profesionistë të kompanive të ndryshme, lidhje këto që mund të jenë shumë të dobishme në karrierën tuaj. Sipas Timothy Butler, profesor në Shkollën e Biznesit të Harvardit, "Gabimi më i madh që njerëzit bëjnë është mungesa e marrëdhënieve profesionale."

Referencat:

https://internsinasia.com/blog/5-reasons-internship-important-future-career/

https://www.skillsportal.co.za/content/internships-provide-career-guidance

https://www.herald.co.zw/career-guidance-vital-in-education/

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet