Procesi i intervistimit

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Interview.........

    Intervista për punë ndoshta është hapi më i rëndësishëm në rrugën tuaj të kërkimit të punës, - është shansi juaj më i mirë për t’i treguar kompanisë dhe menaxherit të punësimit se ju jeni personi i duhur për atë pozitë. Prandaj duke u nisur nga kjo, gjëja e parë që duhet pasur kujdes është përpilimi dhe përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për të aplikuar në atë pozitë.

    Para se të ftoheni për intervistë, zakonisht punëdhënësit bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve potencial përmes dokumenteve. Dokumente të tilla janë CV-ja, letra mbështetëse, diploma etj. Nëse jeni të kualifikuar dhe keni përgatitur mirë këto dokumente, ju do të ftoheni për intervistë.

    Intervista e punës është thjeshtë një bashkëbisedim. Pra, është një bisedë e dyanshme. Është një proces i mbledhjes së të dhënave nga ana e punëdhënësit, ku përmes intervistës marrin përgjigje në pyetjet: “A e pëlqejmë këtë kandidat?; A duam që ai/ajo të punoj me ne?; A e posedon etikën e punës që ne po kërkojmë?; etj''. Në të njëjtën kohë, intervista është edhe procesi i juaji i mbledhjes së të dhënave. Pyetjet për të cilat doni të gjeni përgjigje gjatë intervistës janë: “A më pëlqen ky staf?; A dua të punoj këtu?; etj".

    Llojet më të shpeshta të intervistave janë:

  • Me telefon;
  • Me video si: Skype ose Facetime;
  • Ballë për ballë;
  • Përballë panelit;
  • Përmes qendrave të testimit.

    Intervista varet nga lloji i kompanisë në të cilën keni aplikuar, nga vendi i punës, pozita dhe gjithashtu kohëzgjatja. Nëse një intervistë zgjatë më shumë se 20 minuta kjo është një shenjë e mirë, pasi në këto raste punëdhënësi është i interesuar të ju dëgjoj dhe do të dijë më shumë për juve. Në kushtet normale një intervistë zgjat 20-30min.

    Në intervistë ka shumë rëndësi që të mos vonoheni, duhet të paraqiteni së paku 10 minuta më herët. Përshtypja e parë ka shumë rëndësi: një buzëqeshje, një shtrëngim duarsh dhe qëndrim entuziast do t’ju ndihmojë. Mbi të gjitha, intervista vë në provë aftësitë e komunikimit: prandaj shprehuni lirshëm, me zë të plotë dhe të qartë, shihni intervistuesit në sy dhe tregohuni të gjallë. Mendoni mirë për strukturën e përgjigjes suaj, filloni duke thënë ato që janë më të rëndësishmet për t’u theksuar.

    Përgjithësisht, ekzistojnë katër faza të intervistës:

  • Hyrja

    Këtu bën pjesë përshëndetja dhe prezantimi. Është e rëndësishme që përshtypja e parë të jetë e mirë, prandaj ofroni një shtrëngim duarsh të pranueshëm, qëndroni me vetëbesim dhe mbani kontakt me sy.

  • Pyetje dhe përgjigje

    Kjo është pjesa më e gjatë. Në këtë fazë intervistuesi bën pyetje dhe dëgjon përgjigjet e juaja.

  • Pyetjet e juaja

    Kjo është koha në të cilën intervistuesi kërkon të dijë nëse ju keni ndonjë pyetje. Kjo është mundësia juaj të shprehni njohuritë që keni për vendin e punës ku keni aplikuar duke bërë pyetje të mirë-menduara. Këshillohet që të përgatitni paraprakisht rreth tri pyetje për intervistuesin. Varësisht prej rrjedhës së intervistës, ju mund t’i modifikoni ato duke u bazuar në informatat që merrni gjatë intervistës. Sigurohuni të mbani shënime gjersa intervistuesi ju përgjigjet.

    Shpeshherë fazat dy dhe tre ndërlidhen me njëra-tjetrën dhe si të tilla mund të shkrihen në një. Studimet tregojnë që kandidatët që kanë fituar vendin e punës janë ata që ndjekin “rregullën 50-50”. Këta janë njerëzit që inkuadrojnë dëgjimin aktiv dhe të folurit gjatë intervistës. Kjo nënkupton që gjysmën e kohës dëgjojnë me kujdes atë çka intervistuesi po pyet apo po prezanton dhe gjysmën tjetër flasin. Në përgjithësi, rekomandohet që përgjigjet gjatë intervistës duhet të zgjasin deri në dy minuta.

  • Përmbyllja

    Gjatë minutave të fundit, mundohuni ta përmbyllni intervistën sa më pozitivisht. Sigurohuni të shprehni edhe njëherë interesin tuaj për pozitën për të cilën keni aplikuar dhe falënderoni për kohën që iu kanë kushtuar. Në fund të intervistës, apo në një datë të caktuar pas intervistës së punës do t’iu komunikohet lajmi nëse jeni përzgjedhur apo jo. 

Referencat:

Fragmente nga libri: Richard N. Bolles. “What Color Is Your Parachute? 2014.”

https://www.linkedin.com/pulse/how-long-should-your-interview-answers-jennifer-scupi/

https://www.abrivia.ie/the-6-step-interview-process

https://www.thebalancecareers.com/steps-in-the-job-interview-process-2061363

https://careers.umbc.edu/students/interview/stages/

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet