Profesionet në zhvillim në fushën e shkencës

Ekipi i Busullës

153 artikuj

9. ai

    Kur mendojmë për karrierë në fushën e shkencës, profesionet e para që na vijnë në mendje janë: inxhinieria, mjekësia, gjenetika, etj. Megjithatë avancimet teknologjike në botën e shkencës dhe teknologjisë, kanë bërë që këto profesione vazhdimisht të evoluojnë.

    Në vijim janë disa opsione të profesioneve në zhvillim në fushën e shkencës, që janë shumë premtuese në kohën e tanishme:

  • Inteligjenca artificiale dhe mësimi i makinave

    Në botën e teknologjisë, me siguri keni hasur në termet ‘’inteligjencë artificiale’’ dhe ‘’mësim i makinave’’. Çka janë këto dy terme saktësisht? Inteligjenca artificiale është një fushë e shkencave kompjuterike që merret me krijimin e makinave dhe sistemeve të mençura, që kanë aftësi për të menduar dhe përpunuar të dhëna si njerëzit.

    Për shembull, sistemet e njohjes së zërit si Siri dhe Alexa përdorin mësimin e makinave për të kuptuar gjuhën njerëzore dhe për të dhënë përgjigje në mënyrë inteligjente. Ose, merrni shembull Facebook-un, i cili njeh fytyra nga lista juaj e kontakteve duke përdorur algoritmet e tij dhe automatikisht bën sugjerime të sakta për t’i etiketuar miqtë tuaj.

    Nëse dëshironi të bëni karrierë në këtë fushë atëherë duhet të ndiqni studimet Bachelor në degën e shkencave kompjuterike dhe pastaj të vazhdoni me Master në mësimin e makinave, ose të gjeneralizoni studimet në shkenca kompjuterike. Gjithashtu si lëndë kyçe për këtë drejtim është matematika.

    Në Busulla.com i gjeni të dhënat për universitetet/kolegjet ku mund të studioni për shkenca kompjuterike:

https://busulla.com/catalog?utf8=%E2%9C%93&f%5Bdegree%5D%5B%5D=&f%5Bdep_categories%5D%5B%5D=&f%5Bschool_categories%5D%5B%5D=&f%5Bcities_names%5D%5B%5D=&button=&q=%22shkenca+kompjuterike%22

  • Të dhënat, analiza e të dhënave dhe shkenca e të dhënave

"Të dhënat po rriten aq shpejtë sa që deri në vitin 2020, rreth 1.7 megabajt të informacionit të ri do të krijohet çdo sekondë për çdo qenie njerëzore në planet". (Burimi: Forbes). 

Të dhënat ekzistojnë në çdo formë, duke filluar nga blerjet që bëni online, llojet e llogarive që ndjekni në Instagram dhe fjalët që kërkoni në Google.Të gjitha këto janë të dhëna.

    Organizatat i vlerësojnë dhe analizojnë këto të dhëna sepse ju ndihmojnë atyre të kuptojnë trendet e fundit dhe të marrin vendime të biznesit sipas konkluzioneve të nxjerra nga të dhënat. Për shembull, dyqanet e blerjeve online përpunojnë të dhëna nga mijëra konsumatorë për të bërë rekomandime më të mira për produktet.

    Nëse dëshironi të bëni karrierë në këtë fushë, atëherë duhet të ndiqni studimet Bachelor në degën e shkencave kompjuterike, e cila do të ua mundësojë zhvillimin e shkathtësive në gjuhët programuese siç janë: Python, Java, Perl, etj.

    Gjithashtu mund edhe të certifikoheni për analizë dhe inteligjencë biznesi, analizë e të dhënave dhe shkencën e të dhënave.

  • Pirateria (hakimi) etik dhe siguria kibernetike

    Në vitin 2017, aplikacioni i restoranteve dhe ushqimeve Zomato, u përball me një hakim të madh ku u vodhën të dhënat e 17 milion përdoruesve. Ndërsa në vitin 2016, fjalëkalimet dhe të dhënat personale të rreth 68 milionë përdoruesve në Dropbox qarkulluan në Internet. Bizneset që fillojnë të dixhitalizohen janë shumë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të sigurisë kibernetike. Prandaj hakimi etik është padyshim një nga profesionet më të kërkuara të botës së sotme.

    Një haker etik është një ekspert kompjuterësh dhe rrjetesh, i cili përpiqet të depërtojë në sistemin e sigurisë së një kompanie për të identifikuar dobësitë në të. Këto identifikime janë shumë të rëndësishme për të përmirësuar sigurinë e kompanisë në Internet.

    Sipas Byrosë së Statistikave të Punës në SHBA, sektori i sigurisë kibernetike ka gjasa të rritet me 28% deri në vitin 2026. Edhe në Indi, organizata të mëdha dhe të vogla janë nën kërcënimin e sulmeve kibernetike, prandaj i punësojnë hakerat etikë për të mbrojtur informacionin e tyre.

    Nëse dëshironi të bëni karrierë në këtë profesion, atëherë është e nevojshme të keni njohuri në shkenca kompjuterike. Ju mund të certifikoheni në kurse siç janë CEH (Certified Ethical Hacker), haker i kompjuterëve për hetim mjeko-ligjor dhe analist të sigurisë.

  • Robotika

    Kur e imagjinojmë të ardhmen e largët 10,20 apo 50 vjet më vonë, gjithmonë na shkon në mendje se si një ditë ndoshta do të duhet të flasim me robotë. Por, robotët nuk janë më pjesë e së ardhmes së largët, ata tashmë janë bërë pjesë e jona.

    Robotët çdo ditë e më shumë po përdoren për të kryer operacione, për të automatizuar detyra të ndryshme, për të eksploruar hapësirën dhe për të realizuar detyra që janë shumë të rrezikshme për tu kryer nga njerëzit.

    Duke pasur parasysh që fusha e robotikës është duke lëvizur me një intensitet shumë të shpejtë, ekziston kërkesë e madhe e inxhinierëve për t’i ndërtuar dhe programuar robotët. Inxhinierët e robotikës kanë nevojë për njohuri të inxhinierisë mekanike, inxhinierisë elektronike, programimit kompjuterik, inteligjencës artificiale, mësimit të makinave, etj.

    Nëse dëshironi të bëni karrierë në këtë profesion atëherë mund të studioni Bachelor në Inxhinieri mekanike, elektronike dhe robotikë. Studimet mund t’i vazhdoni në Master duke u specializuar në robotikë.

Në Busulla.com i gjeni këto universitete/kolegje për të studiuar robotikë:

https://busulla.com/catalog?utf8=%E2%9C%93&f%5Bdegree%5D%5B%5D=&f%5Bdep_categories%5D%5B%5D=&f%5Bschool_categories%5D%5B%5D=&f%5Bcities_names%5D%5B%5D=&button=&q=%22robotik%C3%AB%22

  • Teknologjia ushqimore dhe bujqësia

    Ushqimi është një nga elementet më thelbësore për jetën në Tokë. Qëllimi i teknologëve të ushqimit dhe shkencëtarëve të bujqësisë, është të përmirësojnë cilësinë dhe sasinë e kulturave, produkteve të qumështit, produkteve bujqësore dhe llojeve të ushqimit. Kjo fushë e studimit përfshin një përkushtim të madh në eksperimentimin dhe vëzhgimin e prodhimit të ushqimit, teknikat e ruajtjes dhe studimin e tokave dhe kulturave.

    Nëse dëshironi të bëni karrierë në këtë profesion, atëherë mund të studioni Bachelor në ndonjë degë të fakultetit të Bujqësisë, si p.sh. teknologji ushqimore, bioteknologji, agronomi, etj. Për specializimin e ndonjë dege në veçanti atëherë duhet të kryeni studimet e Master-it dhe PhD.

    Në Busulla.com i gjeni këto universitete/kolegje për të studiuar teknologji ushqimore:

https://busulla.com/catalog?utf8=%E2%9C%93&f%5Bdegree%5D%5B%5D=&f%5Bdep_categories%5D%5B%5D=&f%5Bschool_categories%5D%5B%5D=&f%5Bcities_names%5D%5B%5D=&button=&q=%22teknologji+ushqimore%22

  • Bioinxhinieria dhe inxhiniera biomjekësore

    Bioinxhinieria është një nga disiplinat më të reja inxhinierike, përdor parimet dhe mjetet e inxhinierisë për të zgjidhur problemet në biologji, mjekësi, shëndetësi dhe fusha të ngjashme.

    Organet artificiale, stimulimet kompjuterike për kirurgji, inxhinieria e indeve, imazhet mjekësore (si MRI dhe CAT scan), mikroorganizmat e projektuar, etj., këto të gjitha janë shembuj të bioinxhinierisë në botën reale.

    Nëse dëshironi të bëni karrierë në këtë profesion atëherë mund të studioni Bachelor ose Master në degën e Inxhinierisë biomjekësore, mjekësi e përgjithshme, bioteknologji, etj.

Në Busulla.com i gjeni këto universitete/kolegje për të studiuar bioteknologji:

https://busulla.com/catalog?utf8=%E2%9C%93&f%5Bdegree%5D%5B%5D=&f%5Bdep_categories%5D%5B%5D=&f%5Bschool_categories%5D%5B%5D=&f%5Bcities_names%5D%5B%5D=&button=&q=%22bioteknologji%22

Referencat:

https://www.mindler.com/blog/emerging-careers-for-science-students/

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet