A është e nevojshme të bëni një vit pushim pas shkollës së mesme?

Ekipi i Busullës

153 artikuj

3. gap year

    Shumë studentë vendosin të pauzojnë para se të fillojnë universitetin, gjë që shihet si një përvojë pozitive nga shumë universitete dhe punëdhënës, të cilët e preferojnë që studentët të kenë të ashtuquajturin ‘’vitin e hendekut’’, sepse ofron një mundësi për të zgjeruar njohuritë, për të mësuar gjëra të reja, për të sfiduar veten dhe për të peshuar opsionet e ardhshme të karrierës. Disa e përdorin këtë pushim për të konfirmuar se çfarë lloj pune apo profesioni janë të interesuar të zgjedhin, para se të bëjnë hapin e tyre të ardhshëm.

Përparësitë dhe mangësitë e ‘’vitit të hendekut’’:

Përparësitë

  • Ju jep kohë për të menduar dhe kuptuar se çfarë doni;

  • Ju ndihmon të përgatiteni më mirë për studimet e mëtejshme;

  • Mund të keni mundësi të udhëtoni, të shihni vende të reja dhe të fitoni përvoja të reja të cilat  ju ndihmojnë në ndërtimin e karakterit tuaj;

  • Përvojat që i fitoni mund t'ju bëjnë më të përgatitur për universitet, si në aspektin akademik ashtu edhe në atë shoqëror;

  • Ju mund të përvetësoni aftësi të reja;

  • Mund të filloni punë vullnetare ose punë të paguar e cila do ju ndihmojë shumë të gjeni fushën në të cilën përshtateni.

Mangësitë

  • Ju rrezikoni të humbni vrullin e mësimit;

  • Mund të keni vështirësi për t'u kthyer në studimet e juaja;

  • Mund të ndiheni i shkëputur nga miqtë që shkojnë në universitet duke mbetur një vit prapa tyre;

  • Nëse nuk e shfrytëzoni në mënyrë produktive, kjo pauzë mund t’ju japë punëdhënësve përshtypje të gabuar për ju;

  • Mund të mos jetë i dobishëm nëse studimet e juaja përfshijnë periudha të gjata kohore.

    Pra, duke marrë parasysh këto përparësi dhe mangësi, ju mbetet juve të vlerësoni se a është i dobishëm një ‘’vit hendeku’’ para fillimit të studimeve universitare.

Referencat:

https://www.careersadviceforparents.org/p/gap-year-advice.html

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet