Internshipi dhe përfitimet e tij

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

6. internship2

    Internshipi apo puna praktike mund të definohet si një përvojë pune e strukturuar, e cila  zakonisht është e lidhur ngushtë me qëllimet kryesore të karrierës së studentit. Kjo përvojë ka për qëllim të rrisë përgatitjen akademike, profesionale dhe zhvillimin personal të një studenti.

     Një internship mund të jetë me apo pa pagesë, me kohë të pjesshme ose me orar të plotë, dhe përfaqëson një marrëveshje në mes të studentit, mbikëqyrësit në kompaninë përkatëse dhe koordinatorit për praktikë në shkollën apo fakultetin përkatës.

Përfitimet e një internshipi

    Një nga temat më të përsëritura në cilëndo nivel kërkimi në punë është mungesa e përvojës. "Ku mund të marr përvojë nëse askush nuk është i gatshëm të më punësojë?" Përgjigjja është e thjeshtë: Bëni një internship!

    Studentët që planifikojnë të hyjnë në botën e përhershme të punës, duhet të plotësojnë përgatitjen e tyre akademike me një sërë përvojash të tjera, si për shembull studimi jashtë vendit, shërbimi në komunitet, puna kërkimore në universitete, pjesëmarrja në sporte dhe organizata tjera studentore, anëtarësimi në organizata para-profesionale si dhe praktika.

    Një internship gjithashtu ju ofron mundësinë të punoni me dikë që mund të bëhet mentor për ju, raporte këto të cilat jo doemos përfundojnë pas praktikës, por që mund të zgjasin gjatë gjithë karrierës tuaj.

  • Hulumtimi i karrierës

    Ju ndihmon të mësoni për një profesion dhe të vendosni nëse kjo është fusha e duhur e karrierës për ju. Ju mund të vëzhgoni vendin e punës dhe shikoni nëse përputhet me pritshmërinë tuaj.

  • Udhëheqja dhe zhvillimi i aftësive

    Duke përfituar aftësi të reja, ju e pasuroni bazën tuaj të njohurive dhe njëkohësisht mund të fitoni besimin e mbikëqyrësit tuaj. Gjithashtu një internship ju ofron mundësi t'i avanconi shkathtësit tuaja të komunikimit, të punës në grup dhe vetë-iniciativës. Po ashtu, një përvojë e tillë iu mundëson që t’i zbatoni disa nga idetë e mësuara në shkollë dhe të krijoni një “urë” mes shkollës dhe botës profesionale.

  • Njohja dhe krijimi i rrjetit të mentorëve

    Internshipi është mundësi e mirë që të njiheni me njerëz të rinj dhe në këtë mënyrë të vendosni kontakte profesionale me mentorë potencial. Është me rëndësi të qëndroni të hapur ndaj çfarëdo këshille e cila mund t’iu ndihmojë në hapat tuaj të ardhshëm drejt rrugës tuaj të karrierës.

Referencat:

https://careers.uiowa.edu/students/benefits-internship

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet