Letra mbështetëse –‘’Cover letter’’

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

7. cover letter

    Një letër mbështetëse është një letër prej një faqeje që duhet të jetë pjesë e aplikacionit për punë. Ajo duhet të:

  • Ju prezantoj para kompanisë;
  • Përmbaj pozitën (ose llojin e punës) për të cilën po aplikoni (ose kërkoni);
  • Përafroj aftësitë dhe përvojat tuaja me aftësitë dhe përvojat e kërkuara nga puna;
  • Inkurajoj lexuesin të lexojë rezymenë tuaj.

Sa e gjatë duhet të jetë një letër mbështetëse ’’Cover letter’’?

    Letra mbështetëse nuk duhet të jetë më shumë se një faqe. Duhet të jetë vetëm një përmbledhje e informatave të ofruara në rezymenë tuaj, andaj jeni sa më preciz në informacionin që doni ta ndani.

Përputhja e letrës mbështetëse me punën për të cilën po aplikoni

    Ju kurrë nuk duhet të përdorni të njëjtën letër mbështetëse për aplikime të shumta. Letra juaj mbështetëse duhet të tregojë se ju e dini se çfarë pune ofron kompania dhe se ju i kuptoni qëllimet e kompanisë.

    Që të arrini këtë ju duhet të jeni specifik dhe të tregoni se si ndërlidhen aftësitë tuaja me kërkesat dhe nevojat e punës.

Më poshtë ofrohen tri mënyra të thjeshta për ta bërë një letër mbështetëse sa më specifike që është e mundur:

  •    Gjeni se kujt i adresohet

    Mundohuni të mos e adresoni letrën tuaj me frazën "I nderuar zotëri/zonjë." Gjeni saktësisht kujt duhet t'i adresohet, kështu që ata do kuptojnë që kjo letër i adresohet pikërisht kompanisë në fjalë. Pas gjetjes së emrit, në adresim përdoreni "z." ose "znj." pasuar me emër dhe mbiemër.

  •     Zbuloni më shumë rreth punës

    Pasi të keni kuptuar kujt duhet t’i drejtohet kërkesa juaj, mund të përpiqeni gjithashtu të kontaktoni atë person dhe të merrni informata më të detajuara lidhur me punën. Pyetjet që mund t’i bëni janë:

  • A është puna ekipore?
  • Kujt duhet t’i raportoj në rast që më besohet puna?
  • Mund të më tregoni më shumë për llojin e njerëzve që kërkoni?
  • A keni ndonjë përshkrim të punës dhe pozitës?

Përgjigjet për këto pyetje mund t'ju japin disa ide për gjërat që duhet përmendur në letrën tuaj mbështetëse.

  •     Zbuloni më shumë rreth kompanisë

Informatat më të shumta lidhur me një kompani ju ndihmojnë të shkruani më mirë letrën mbështetëse për arsye se ju kuptoni vlerat dhe qëllimet e kompanisë. Më poshtë janë disa këshilla:

  • Nëse e dini emrin e kompanisë, kërkojeni atë online në web-faqe, rrjete sociale apo edhe pyesni persona që mund ta njohin;
  • Nëse emri i kompanisë nuk është i shfaqur nga zyra e punësimit, telefonoj ata për informata shtesë;
  • Nëse informatat që të duhen mungojnë online apo kompania ka prezence të ulët në rrjete sociale, telefono kompaninë ose vizitoni personalisht për informata shtesë.

Cilat informata duhet të jenë në një letër mbështetëse?

  •     Emri juaj dhe informatat për kontakt

    Vendosni emrin tuaj dhe detajet e kontaktit në krye të letrës tuaj mbështetëse. Ju nuk duhet të jepni adresën tuaj postare, por duhet të përfshini e-mail-in dhe numrin tuaj të telefonit. Sigurohuni që jeni në gjendje t’iu përgjigjeni thirrjeve në numrin e ofruar. Mos ofroni numër të telefonit fiks nëse nuk do të qëndroni në shtëpi për t'iu përgjigjur thirrjes së pritur. Adresa juaj e email-it duhet të krijojë një përshtypje profesionale. Mos përdorni një adresë e-mail si isaknjuton@gmail.com 

  •     Emri i kompanisë dhe informatat e kontaktit

 Nën emrin dhe informatat tuaja për kontakt, ju duhet të përfshini:

  1. Emrin e personit me të cilin keni realizuar kontakt;

  2. Titullin ose emrin e kompanisë së tyre.

  Nëse keni vështirësi në gjetjen e këtyre informatave, mund të telefononi kompaninë për të pyetur se kush duhet ta pranoj kërkesën tuaj. Ju gjithashtu mund të përdorni "I/e nderuar", por përpiquni ta përdorni këtë vetëm si mjet të fundit.

  •  Titulli i pozitës për të cilën aplikoni

    Në fillim të letrës tuaj mbështetëse ju duhet të shpjegoni se për cilën pozitë po aplikoni. Ju mund ta bëni këtë në një rresht të veçantë (për shembull, "Re: Aplikimi për pozitën e mjekut të përgjithshëm") ose në paragrafin e hapjes (për shembull, "Po shkruaj për të aplikuar për pozitën e menaxherit të hotelit".)

  •     Një listë e aftësive tuaja përkatëse

    Letra juaj duhet të përfshijë një përmbledhje të shkurtër të aftësive tuaja që përputhën me punën e ofruar. Nëse shpallja e punës kërkon disa aftësi specifike esenciale, atëherë mos harroni t’i adresoni të gjitha ato pika. Nëse deklaroni që keni një aftësi ose përvojë, duhet të tregoni se si e keni përdorur atë ose si e keni marrë (për shembull, nëse thoni se keni aftësi për përkujdesjeje ndaj fëmijëve, përmendni disa punë ku i keni përdorur ose fituar ato aftësi).

  •     Një shpjegim se pse jeni kandidati i duhur për këtë pozitë

    Pasi t’i keni deklaruar aftësitë dhe përvojën tuaj, ju duhet të shpjegoni pse këto ju bëjnë juve kandidatin ‘‘ideal për pozitën e ofruar.”

    Për informata shtesë dhe modele se si të shkruhet një letër mbështetëse ju lutem vizitoni ueb-faqen në vijim:

https://zety.com/cover-letter-templates?ds_rl=1255435&gclid=Cj0KCQjwu_jYBRD8ARIsAC3EGCL8eaKNn1eai8kHCgT7god4JXH-24RF-8_IlPpoAhH6WbgnKYv_NP4aAgKsEALw_wcB#1

Referencat:

https://www.glassdoor.com/blog/guide/how-to-write-a-cover-letter/

https://uptowork.com/blog/how-to-write-a-cover-letter

https://www.youthcentral.vic.gov.au/jobs-and-careers/applying-for-a-job/what-is-a-cover-letter/how-to-write-a-cover-letter

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet