Pyetjet më të shpeshta gjatë një interviste pune

Ekipi i Busullës

153 artikuj

7. interview

    Pyetja e parë dhe më e rëndësishmja që punëdhënësit zakonisht bëjnë është: “Më trego për vetën tënde”. Përgjigjja juaj në këtë pyetje përcakton pjesën tjetër të intervistës. Prandaj, më poshtë janë disa pika kyçe që duhet t’i keni parasysh kur përgjigjeni në këtë pyetje:

  • Kjo pyetje është një lloj testi. Qëllimi i punëdhënësit është t’iu vlerësoj se si përgjigjeni në një pyetje të hapur dhe situata të pa strukturuara.
  • Përgjigjja si: “Në rregull, çfarë dëshironi të dini për mua?” që praktikohet nga shumë kandidatë, zakonisht nuk preferohet nga punëdhënësit. Ata e interpretojnë këtë si zvarritje tuajën për të përfituar kohë në mungesë të idesë se si të përgjigjeni.
  • Çfarë punëdhënësit kërkojnë këtu është përgjigjja në pyetjen që ata e kanë nënkuptuar: Cilat eksperienca, shkathtësi apo njohuri i keni që janë relevante me vendin e punës që unë dua të plotësoj? Është kjo pyetje që duhet ta adresoni në raste të tilla. Punëdhënësit janë të interesuar ta dëgjojnë historinë tuaj të punës dhe ndërlidhjen e saj me punën për të cilën po diskutoni, jo historinë tuaj personale.
  • Punëdhënësit presin nga ju që t’i keni përgjigjet e gatshme, të strukturuara mirë, të përmbledhura dhe të përgatitura.

    Katër pyetje të tjera janë konsideruar si bazike që çdo kandidat i cili aplikon për një vend pune duhet t’i dijë. Këto pyetje janë:

  • “Pse keni aplikuar për këtë vend pune?” Kjo nënkupton, “Pse e keni përzgjedhur këtë vend pune për të aplikuar dhe jo ndonjë vend tjetër?”
  • “Çfarë mund të bëni ju për neve?” Kjo nënkupton, “Nëse ju punësoheni, si do ta ndihmoni kompaninë? Cilat janë shkathtësitë e juaja dhe sa keni njohuri për fushën dhe temat që kjo pozitë përmban?”
  • “Si e përshkruani vetën?” Kjo nënkupton, “A do të përshtateni në punën tonë? A jeni person që bashkëpunoni lehtë me të tjerët dhe a ndani vlerat e njëjta me vendin e punës?”
  • “Çfarë ju dallon juve nga të gjithë kandidatët e tjerë që kanë aplikuar për këtë punë?” Kjo nënkupton, “A keni shprehi më të mira të punës se sa të tjerët, sa jeni të përkushtuar të punoni, sa jeni më shpejtë se të tjerët, a mbani një standard të lartë të punës, a jeni në gjendje të punoni jashtë orarit?, etj''.

    Cilat janë disa pyetje të tjera që mund t’iu bëjnë punëdhënësit? Librat mbi intervistën e punës përmbajnë një listë të gjatë të pyetjeve që mund t’i hasni kur aplikoni për një punë, të shoqëruara me disa përgjigje. Këto lista përmbajnë pyetje të tilla si:

  • Çfarë dini për këtë kompani?
  • Pse jeni duke aplikuar për këtë pozitë?
  • Cilat janë pikat e juaja të forta dhe të dobëta?
  • Çfarë lloji i punës iu pëlqen të bëni më së shumti?
  • Cilat arritje tuaja iu kanë kënaqur më së shumti?
  • Pse jeni larguar nga puna e fundit?
  • Ku e shihni vetën pas pesë vitesh?
  • Cilat janë qëllimet tuaja në jetë?

    Sigurisht që nuk është vetëm punëdhënësi ai që ka pyetje. Intervista për punë është bashkëbisedim. Ju keni pyetje gjithashtu. Punëdhënësi iu përzgjedh juve, por edhe ju e përzgjidhni punëdhënësin.

    Në vijim janë disa pyetje që duhet t’ia bëni vetës (apo edhe punëdhënësit) rreth ppozitës për të cilën po aplikoni:

  • “Çfarë përfshin kjo pozitë?” Me këtë pyetje doni të kuptoni saktësisht se cilat detyra kërkohen të kryhen nga ju. Kështu mund të përcaktoni nëse këto janë detyra që dëshironi t’i bëni apo nëse keni aftësi t’i bëni.
  • “Cilat janë shkathtësitë që punëtori më i dalluar në këtë pozitë do duhet t’i kishte?” Me këtë pyetje e kuptoni nëse shkathtësitë tuaja përputhen me ato që punëdhënësi mendon se një punëtor i dalluar duhet t’i ketë në këtë pozitë.
  • “A do ta pëlqeja punën me këtë staf?” Mendoni nëse këta janë bashkëpunëtorë që ju mundësojnë avancim dhe me të cilët ju mund të bëni më të mirën e mundur.
  • “Nëse përshtatemi me punëdhënësin dhe duam të punojmë së bashku, a mund ta bind se ka diçka unike për mua që më dallon nga gjithë të tjerët që kanë aplikuar për këtë vend pune?” Duhet të mendoni, para kohe, çfarë ju dallon juve nga të tjerët që mund të kryejnë të njëjtën punë. Për shembull, nëse jeni të mirë në analizimin e problemeve, si e bëni këtë? (1) Me shumë kujdes? (2) Në mënyrë intuitive dhe shkurtimisht? Apo (3) Duke u konsultuar me dikë me më shumë njohuri dhe pozitë më të lartë? Në këtë mënyrë vendosni fokusin në “stilin” apo “mënyrën” se si e bëni punën tuaj, e cila është e veçantë dhe mund të lë mbresa dhe të rrisë gjasat tuaja për punësim, në krahasim me të tjerët.
  • “A mund ta bindni punëdhënësin që t’iu punësojë me pagën që dua?” Kjo kërkon mençuri dhe shkathtësi në negocim, është çështje që duhet gjithmonë të diskutohet në fund të intervistës dhe kushdo që përmend çmimin i pari/e para në negocim, zakonisht humb.

    Pyetja e parë dhe e dyta mund t’iu drejtohen punëdhënësit. Përgjigjen në pyetjen e tretë do ta kuptoni mes rreshtash nga biseda gjatë intervistës. Ndërsa pyetjet katër dhe pesë jenë të përgatitura në rast se krijohet situata për diskutim gjatë intervistës.

    Pyetje tjera që mund të bëni:

  • Cilat janë vlerat e kësaj kompanie?
  • Çfarë ndryshime të rëndësishme ka kaluar kjo kompani gjatë pesë viteve të fundit?
  • Çfarë ndryshime mund të ketë në të ardhmen në këtë kompani?

Referencat:

Fragment nga libri: Richard N. Bolles. “What Color Is Your Parachute? 2014.”.

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet