Shkathtësitë dhe vlerat që duhet prezantuar në intervistë

Ekipi i Busullës

153 artikuj

7. interview

    Gjatë intervistës duhet të jeni të vetëdijshëm për disa nga shkathtësitë që shumica e punëdhënësit i kërkojnë sot, pavarësisht pozitës për të cilën po aplikoni.

Punëdhënësit kërkojnë punëtor që:

  • Janë të saktë, që arrijnë në kohë, apo më herët, që qëndrojnë deri në fund të orarit apo edhe pas përfundimit të orarit;
  • Janë të besueshëm;
  • Kanë motiv, energji dhe entuziazëm;
  • Duan më shumë se sa pagën;
  • Janë të vetë-disiplinuar, të organizuar dhe të gatshëm ta menaxhojnë kohën;
  • Sillen mirë me të tjerët;
  • Janë të gatshëm ta përdorin kompjuterin;
  • Janë të përkushtuar në punën ekipore;
  • Kanë fleksibilitet, janë të aftë të reagojnë në situata të reja dhe adaptohen lehtë me ndryshimet në punë;
  • Duan të mësojnë gjëra të reja;
  • Janë të orientuar në qëllimet e tyre;
  • Kanë kreativitet dhe janë të mirë në zgjidhje të problemeve;
  • Kanë integritet;
  • Janë besnik ndaj kompanisë;
  • Janë të aftë t’i identifikojnë mundësitë dhe trendët e reja etj.

    Prandaj, planifikoni t'i përvetësoni të gjitha këto shkathtësi që t’i deklaroni në mënyrë legjitime. Para intervistës, përgatisni një listë të gjithë të këtyre shkathtësive dhe bëni ndërlidhjen e tyre me përvojën tuaj. Për çdo shkathtësi tregoni se nga cila përvojë e keni fituar atë apo për çdo përvojë tregoni se cilat nga këto shkathtësi keni përdorur.

    Po ashtu, ju mund të ofroni një evidencë të shkathtësive tuaja në intervistë. Për shembull, nëse jeni artist, apo kushdo që prodhon një produkt, mund të sillni një mostër të punës tuaj në portfolion tuaj, apo në mënyrë elektronike.

    Përpos shkathtësive, edhe vlerat që prezantoni në intervistë janë shumë të rëndësishme për vlerësimin tuaj si kandidat potencial për një vend pune. Disa vlera që ndikojnë negativisht tek punëdhënësit janë kur vërehen shenja të:

  • Arrogancës apo agresivitetit, vonesës apo dështimit për t’iu përmbajtur orareve të caktuara për takime duke përfshirë edhe intervistën etj.;
  • Përtesës dhe mungesës së motivimit;
  • Ankesave të vazhdueshme apo fajësimit të të tjerëve;
  • Pasaktësisë të rezymesë apo gjatë intervistës;
  • Jo përgjegjshmërisë apo mos ndjekjes së rregullave dhe instruksioneve;
  • Mungesës së entuziazmit për kompaninë apo punën;
  • Mungesës së stabilitetit dhe përgjigjeve të papërshtatshme etj.

    Përpos shkathtësive dhe vlerave, pikë kyçe gjatë intervistës është vetëbesimi sidomos kur prezantoni vetveten. Mungesa e vetëbesimit zakonisht perceptohet në këto raste:

  • Kur komunikoni me zë shumë të vogël, saqë me vështirësi dëgjoheni, apo me zë shumë të lartë duke u dëgjuar edhe në dhomat tjera;
  • Kur jepni përgjigje në mënyrë jashtëzakonisht ngurruese, apo kur jepni përgjigje me vetëm një fjalë (jo, po, ndoshta, mendoj, etj.) në të gjitha pyetjet e punëdhënësit;
  • Kur vazhdimisht zvogëloni arritjet apo shkathtësitë e juaja, apo jeni duke kritikuar vetën vazhdimisht në komentet për vetën tuaj gjatë intervistës etj.

    Pas prezantimit të vlerave dhe shkathtësive tuaja gjatë intervistës, pasi të keni përfunduar atë, nëse gjithçka ka shkuar mirë dhe keni vendosur se ju pëlqen puna dhe keni një përshtypje që edhe paneli intervistues është i kënaqur me ju, atëherë mund të bëni pyetje të tilla si: “A mund të më ofroni këtë vend punë?” Ndoshta mund të tingëllojë qesharake, por nga studimet shumë punëkërkues kanë siguruar vendin e punës duke qenë kaq të sigurt

Referenca:

Fragmente nga libri: Richard N. Bolles. “What Color Is Your Parachute? 2014.”

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet