Si të përmbyllni një intervistë pune?

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Interview.........

    Mënyra se si e përfundoni intervistën mund të ketë një ndikim të madh në rezultatin e intervistës. Është e rëndësishme të përfundoni intervistën duke lënë përshtypjen më të mirë të mundshme. Përshtypja e fundit mund të jetë përshtypja që mbetet në kujtesën e punëdhënësit.

Prandaj, më poshtë janë disa këshilla se si mund ta përmbyllni një intervistë:

  • Rikonfirmoni interesimin tuaj për punë

    Në fund të intervistës keni mundësi që të shprehni (përsëri) entuziazmin tuaj për punën. Bashkëbisedimin dhe informatat gjatë intervistës, si p.sh. ndonjë detaj që ju ka lënë mbresa apo ndonjë gjë që ju keni thënë, mund ta ritheksoni, si konfirmim të interesimit tuaj për punën. Sigurohuni që pjesa e fundit e intervistës të përfundoj sa më pozitivisht.                                                                        

  • Bëni pyetje se kur do të merrni përgjigje për aplikimin tuaj

    Mos ngurroni të pyesni se a jeni përzgjedhur për vendin e punës. Guximi për të bërë këtë pyetje vlerësohet nga punëdhënësit. “Kur mund të pres të marrë një përgjigje” është pyetje tjetër që mund të bëni, në rast se nuk ju është komunikuar data për marrje të përgjigjes. Pyetja se a mund të kontaktoni punëdhënësin përsëri në rast se nuk iu lajmërojnë për statusin tuaj në rekrutim deri në afatin e caktuar kohor, gjithashtu demonstron gatishmëri dhe tregon që nuk keni frikë të merrni karrierën tuaj në kontroll.

    Ju gjithashtu mund të sugjeroni që intervistuesi t’iu kontaktoj, nëse ka ndonjë pyetje apo nevojë për sqarime të mëtejshme. Kjo tregon se jeni bashkëpunues dhe doni që ata të kenë sa më shumë informata që të jetë e mundur rreth jush.

  • Përshëndetuni

    Gjatë përshëndetjes me intervistuesit kujdesuni që të shfaqni vetëbesim, të ofroni shtrëngim duarsh, t’i shikoni në sy, të buzëqeshni, dhe t’i falënderoni për kohën. Nëse keni ndonjë shembull të punës suaj (p.sh. diçka që ju keni krijuar) dhe që e keni diskutuar gjatë intervistës mund t’i lini tek intervistuesit.

Disa situata të cilat nuk vlerësohen dhe që i sabotojnë mundësitë për punësim të kandidatëve janë:

        -    Mos mbledhja e mbeturinave, si p.sh. shishet e ujit;

        -    Komunikimi në telefon ende pa u larguar nga zyra e intervistimit;

        -    Vazhdimi i bisedës apo bërjes së pyetjeve edhe pas përshëndetjes;

        -    Shenja trupore që tregojnë se jeni të mërzitur apo të nervozuar etj.

  • Dërgoni e-mail falenderues

    Një arsye për të dërguar letër falënderimi është që ta ndihmojë punëdhënësin t’iu ketë në kujtesë. Për ta bërë këtë duhet ta strukturoni letrën në atë mënyrë që ndërlidhet me rrjedhën e intervistës. Po ashtu, kjo është një mundësi të shtoni diçka që ka mbetur pa thënë gjatë intervistës.

    Dy burimet e renditura më poshtë ju ndihmojnë të kuptoni se si të shkruani një e-mail falënderues:

https://www.thebalancecareers.com/what-to-include-in-an-interview-follow-up-email-2060429

https://www.thebalancecareers.com/interview-thank-you-donts-2063985

    Ndërsa në këtë burim mund të gjeni shembuj të letrave falënderuese:

https://www.thebalancecareers.com/job-interview-thank-you-letter-examples-2063964

Referencat:

https://www.thebalancecareers.com/how-to-close-a-job-interview-2061311

https://www.forbes.com/sites/lisaquast/2014/03/17/job-seekers-how-to-close-an-interview-with-class/#585b5a783803

https://job-hunt.org/guides/Job-Hunt-successful-job-interviewing.pdf

https://careers.workopolis.com/advice/closing-the-deal-how-to-end-a-job-interview/


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet