Çfarë është testi SAT?

Ekipi i Busullës

153 artikuj

14. tests

    SAT është test i standardizuar i cili përdoret si kriter për përzgjedhje të studentëve nga shumica e kolegjeve dhe universiteteve në SHBA. Qëllimi i SAT-së është matja e gatishmërisë së nxënësve të shkollave të mesme për studime universitare. Zyrtarët e pranimit në kolegje dhe universitete shqyrtojnë rezultatet e testimit të standardizuar së bashku me notën mesatare të shkollës së mesme, lëndët e përfunduara, letër-rekomandimet nga mësuesit ose mentorët, aktivitetet jashtëshkollore, esetë personale dhe intervistat për pranim.

    Rëndësia e rezultateve të SAT-së në procesin e aplikimit ndryshon nga universiteti në universitet. Në përgjithësi, sa më shumë pikë të shënuara në SAT, aq më shumë mundësi keni për tu pranuar në universitet/kolegj. Provimi SAT ofrohet në nivel kombëtar çdo vit në Gusht, Tetor, Nëntor, Dhjetor, Mars, Maj, dhe Qershor.

    Seksionet e testit SAT:

  • Testi i leximit

    Testi i leximit përbëhet nga një seksion me 52 pyetje i cili duhet përfunduar në afatin kohor prej 65 minutash. Pjesët e leximit në këtë test nxjerrën nga tri fusha kryesore: historia, studimet shoqërore dhe shkenca.

  • Testi i gjuhës dhe shkrimit

    Testi i gjuhës dhe shkrimit përbëhet nga një seksion prej 44 pyetjeve me zgjedhje të shumëfishta dhe me një afat kohor prej 35 minutash. Kandidatëve ju kërkohet të lexojnë pjesët, të gjejnë gabimet në shkrim dhe të japin korrigjimet ose përmirësimet adekuate.

  • Testi i matematikës

    Pjesa e matematikës është e ndarë në dy seksione: testi i matematikës me kalkulator dhe testi i matematikës pa kalkulator.

    Gjithsej, SAT testi i matematikës zgjat 80 minuta dhe përfshin 58 pyetje: 45 pyetje janë me zgjedhje të shumëfishta dhe 13 pyetje tjera janë pyetje të hapura. Pyetjet me zgjedhje të shumëfishta kanë katër përgjigje të mundshme, kurse për pyetjet e hapura duhet dhënë një përgjigje.

    Testi i Matematikës – Seksioni pa kalkulator ka 20 pyetje (15 zgjedhje të shumëfishta dhe 5 pyetje të hapura) dhe zgjat 25 minuta.

    Testi i matematikës - Seksioni me kalkulator ka 38 pyetje (30 zgjedhje të shumëfishta dhe 8 pyetje të hapura) dhe zgjat 55 minuta.

    Para se të testoheni në testin SAT rekomandohet që t’i nënshtroheni një testi provues. Faktorët: si mënyra se si e menaxhoni presionin kohor dhe cilat lloje të pyetjeve janë më sfiduese për ju mund t'ju ndihmojë të përcaktoni se ku duhet të fokusoheni më shumë.

    Më poshtë mund të gjeni modele përgatitore për testin SAT:

https://collegereadiness.collegeboard.org/sat/practice/full-length-practice-tests

https://www.4tests.com/sat-practice-test

Referencat:

https://collegereadiness.collegeboard.org/sat/register/dates-deadlines

https://blog.prepscholar.com/whats-actually-tested-on-sat-math-topics

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet