Çfarë është TOEFL dhe si mund të përgatiteni për të?

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Testet e standardizuara

  TOEFL është një test i standardizuar për testimin e njohurive të gjuhës angleze. Testi pranohet nga shumë institucione akademike dhe profesionale të gjuhës angleze. TOEFL është një nga dy testet kryesore në gjuhën angleze në botë; tjetri është testi IELTS.

    Testi katër-orësh përbëhet nga katër seksione. Secili seksion mat një nga aftësitë themelore të gjuhës (ndërsa disa detyra kërkojnë integrimin e aftësive të shumëfishta) dhe të gjitha detyrat fokusohen në gjuhën e përdorur në një mjedis akademik dhe mjedis të arsimit të lartë. Janë dy mënyra të testimit: TOEFL iBT Test dhe Paper-based Test. Marrja e shënimeve lejohet gjatë testit TOEFL iBT. Këtij testi nuk mund t’i nënshtroheni më shumë se një herë në çdo 12 ditë.

  • Leximi: (60-80 min)

    Seksioni i leximit përbëhet nga 3-5 fragmente secili nga 700 fjalë. Fragmentet janë të huazuara nga materiali universitar.

  • Dëgjimi: (60-90 min)

    Seksioni i dëgjimit përbëhet nga 6 fragmente audio, secili në gjatësi prej 3-5 minuta. Këto fragmente përfshijnë dy biseda studentore dhe katër leksione ose diskutime akademike. Secili fragment dëgjohet vetëm një herë. Bisedat studentore kanë pesë pyetje, kurse leksionet kanë nga gjashtë pyetje.

  • Të folurit: (20 min)

    Seksioni i të folurit përbëhet nga gjashtë detyra: dy të pavarura dhe katër të integruara. Kandidatët vlerësohen për rrjedhshmërinë dhe spontanitetin në të folur si dhe aftësinë për t’i përcjellur idetë e tyre në mënyrë të qartë dhe koherente. Në këtë seksion kandidatëve u ofrohet një kohë e shkurtër përgatitore para se ata të fillojnë të flasin. Përgjigjet regjistrohen në mënyrë digjitale, dërgohen në ‘’Rrjetin Online’’ të shënimit të ETS (OSN) dhe vlerësohen nga tre deri në gjashtë vlerësues.

  • Të shkruarit: (50 min)

    Seksioni i shkrimit mat aftësitë e të shkruarit në mënyrë akademike dhe përbëhet nga dy detyra: një e integruar dhe një e pavarur. Përgjigjet i dërgohen ETS OSN dhe vlerësohen nga të paktën tre vlerësues.

Më poshtë mund të gjeni modele përgatitore për TOEFL TEST:

https://www.ets.org/toefl/ibt/prepare/test_questions

https://www.4tests.com/toefl#StartExam

Suksese!

Referencat:

https://www.ets.org/toefl

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet