Katër libra që secili/a lider/e duhet t’i lexojë

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

5. books to read

  Njerëzit më të suksesshëm janë lexues të rregullt të librave. Leximi i vazhdueshëm na mundëson të absorbojmë dije, zgjerojmë pikëpamjet dhe perspektivat tona si dhe t'i sfidojmë pikëpamjet e vjetra. Mirëpo, jo çdo libër e meriton kohën të cilën ia kushtojmë. Nëse dëshironi të bëheni një lider i suksesshëm, këto janë 4 librat që duhet t'i lexoni:

  • “Start With Why” nga Simon Sinek

    Ky libër fokusohet në një të vërtetë të rëndësishme në biznes: ''Njerëzit nuk blejnë atë që e bëni, por blejnë arsyen se përse e bëni''. Autori shpjegon këtë koncept në librin e tij, duke gërmuar në përgjigjet e disa pyetjeve të thjeshta. Njëra nga pyetjet kyçe është: ''Përse disa njerëz dhe organizata janë më inovative, profitabile dhe kanë më shumë influencë se disa të tjera?''

    Ai gjithashtu pyet: ''Përse shumica çalojnë në përsëritje të suksesit?''. Nëse keni problem për të krijuar një vizion afatgjatë të drejtimit të biznesit dhe jetës tuaj, ky libër mund të ju inspirojë që ju të shkoni në drejtimin e duhur.

  • “The Dip” nga Seth Godin

    Ky libër vërteton që edhe fituesit dorëzohen si dhe ata që dorëzohen fitojnë. Seth Godin tregon që “fituesit” dorëzohen shumë shpejtë, derisa angazhohen për një gjë të caktuar. “Fituesit” janë ata që e kanë parasysh që barriera dhe përfitimet qëndrojnë në proporcion të drejtë, pra sa më i madh që është fitimi aq më e madhe do të jetë edhe barriera. Nëse angazhohesh mjaftueshëm për të kapërcyer barrierat, do të keni profite, suksese dhe një siguri afatgjate. Ky libër do t’ju ndihmojë të përcaktoni se a jeni në rrugën për të cilën ia vlen të investoni kohën dhe talentin tuaj, apo jo.

  • "Essentialism” nga Greg McKeown

    Në vend se të provoni për ta kursyer kohën në mënyrë efikase, “Essentialism” ju ndihmon të fokusoheni që t'i bëni gjërat e duhura. Kjo nuk ka të bëjë me menaxhimin e kohës apo me përmirësimin e produktivitetit. Autori mundohet tu mësoj një disiplinë sistematike duke bërë dallimin e gjërave që janë absolutisht thelbësore dhe duke eliminuar gjithçka tjetër. Duke synuar “më pak,” ne do të jemi më të fuqizuar të caktojmë prioritetet ndërmjet gjërave që janë me të vërtetë të rëndësishme në jetët tona, dhe kështu do të jemi në gjendje të nxjerrim më të mirën e mundshme nga vetja rreth këtyre gjërave.

  • “Getting Things Done” nga David Allen

    Meqë libri është botuar për herë të parë para 15 vitesh, “Getting Things Done” ka arritur të bëhet një doracak se si t’i qasemi detyrave profesionale dhe personale. Ky interpretim i rifreskuar përfshinë materiale të reja dhe shton perspektiva të reja në tekstin klasik të autorit rreth temës, për arritjen e efikasitetit maksimal. David Allen ofron mjete dhe strategji të rëndësishme se si mund të fokusoni energjinë dhe të menaxhoni rrjedhat e punës, duke përfshirë mënyrat se si mund t'i kryeni lehtësisht detyrat, t'i delegoni në kohë të përshtatshme dhe t’i shtyni kur është nevoja.

Referencat:

http://www.mda-foundation.org/2017/04/4-libra-qe-secili-lider-duhet-ti-lexoje/#more-71302

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet