Pesë filma të cilët çdo ndërmarrës/e duhet t’i shikojë

Ekipi i Busullës

153 artikuj

5. movies

    Arsyet përse njerëzit vendosin të shikojnë ndonjë film janë të ndryshme, disa e bëjnë këtë vetëm për tu relaksuar, disa kërkojnë motivim, të tjerët për t’u informuar etj. Njëra nga mënyrat më të mira për të gjetur frymëzim është shikimi i filmave. Pavarsisht nga zhanri, qoftë ai aventurë, komedi ose dokumentar, një film mund të frymëzojë dhe motivojë një person në mënyra të ndryshme.

    Në vijim janë listuar pesë filmat që çdo ndërmarrës/-e duhet t’i shikojë:

    Ky film eksploron botën e tërthortë të pasurive të patundshme në Çikago. Glengarry Glen Ross hedh një vështrim më të thellë në gënjeshtrat dhe tradhtitë që njerëzit i durojnë vetëm për të pasur sukses në biznes. Filmi ka fituar çmimin Pulitzer të David Mamet.

    Përse ta shikoni? Për fat të keq, bota e biznesit mund të jetë brutale dhe nëpërmjet këtij filmi ju mund të mësoni shumë. Ky film i vitit 1992 e ilustron këtë më së miri.

    Ky është një film i publikuar në vitin 1999 që mbulon ditët e hershme të qendrës kryesore teknologjike të Amerikës dhe rritjen eventuale të Bill Gates dhe Steve Jobs. Filmi dokumentar ofron një pikëpamje interesante të jetës së themeluesve të Microsoft dhe Apple.

    Përse ta shikoni? Ndërmarrësit janë ende në kërkim të frymëzimit nga këto dy figura. Ky dokumentar sigurisht jep udhëzime për të mësuar.

     Nuk do të thotë që duhet të jeni një tifoz bejsbolli për të shijuar portretizimin e menaxherit të përgjithshëm të Oakland A’s Billy Beane nga Brad Pitt në filmin Moneyball. Për shkak se ekipi nuk kishte mjete të mjaftueshme për të shpenzuar në lojtarë, Beane duhej të zbulonte një mënyrë unike për të konkurruar.

    Përse ta shikoni? Beane duhej të ishte inovativ dhe kjo është një nga tiparet më të njohura të ndërmarrësve, të zbulojnë se si mund të bëhet diçka më mirë. Gjithashtu, Beane kurrë nuk i dëgjoi njerëzit që dyshonin në suksesin e vizionit të tij dhe kurrë nuk u tërhoq nga vizioni i tij.

    Bazuar në historinë e vërtetë të Chris Gardner, ky film i Will Smith është një nga filmat më motivues për ndërmarrësit.

    Përse ta shikoni? Edhe pse ai u bë i pastrehë dhe luftoi për të siguruar jetesën për djalin e tij, Chris kurrë nuk hoqi dorë nga ëndrra e tij. Pasioni dhe sakrifica është diçka që çdo ndërmarrës duhet të jetë i gatshëm ta përqafojë.

    Kjo komedi e vitit 1999 nga Mike Judge përqendrohet te Peter Gibbons (Ron Livingston), i cili përfundimisht zbulon se sa e urren të ulurit brenda një kabineti dhe marrjen e urdhrave nga shefi i tij Bill Lumbergh (Gary Cole).

    Përse ta shikoni? Çdo ndërmarrës urren të punojë për dikë tjetër dhe madje ndonjëherë shkon aq larg sa e dëshiron të pushohet nga puna. Mirëpo mos e harroni faktin që filmi është komedi.

Referencat:

http://www.mda-foundation.org/2017/09/5-filma-te-cilat-cdo-ndermarres-duhet-ti-shikoje/

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet