Cilat janë karakteristikat e një lideri të mirë?

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Fotolia 143133177 subscription monthly m

    Shumë liderë janë kompetent, por vetëm disa prej tyre mund të themi se janë realisht të përkushtuar në atë që bëjnë. Nëse ju doni të jeni në rendin e më të mirëve, atëherë sigurohuni që i posedoni kualitetet që do të përmenden më poshtë. Nuk është e lehtë aspak, por shpërblimet do të jenë të jashtëzakonshme.

    Liderët në përgjithësi kanë tipare të ndryshme por disa më gjithëpërfshirëse janë:

  • Vetëdijësimi

    Ka një dallim të madh në mes të menaxherit dhe punonjësve, e madje edhe në mes shefave. Liderët e dinë, e kuptojnë dhe e pranojnë këtë diferencë. Kjo tregon shumë për imazhin e tyre, veprimet e tyre dhe komunikimin e tyre. Një lider i mirë duhet ta ketë parasysh që jo gjithmonë duhet ta vë në pah faktin që është mbi punëtorët e vet, por të sillet si njëri prej tyre, në mënyrë që të jetë sa më afër problemeve dhe angazhimeve të tyre.

  • Vendosmëria

    Të gjithë liderët duhet të marrin vendime të vështira, kjo lidhet direkt me punën që ata e bëjnë çdo ditë. Një gjë e rëndësishme është, që këta persona të dinë t'i marrin drejtë këto vendime. Në pozitat udhëheqëse vendosmëria është ajo që ka shumë rëndësi dhe të kesh këtë aftësi të ndihmon shumë në çdo aspekt.      

  • Ndjeshmëria

    Liderët e mirë të lavdërojnë në publik dhe t’i adresojnë kritikat apo problemet privatisht. Ata i udhëzojnë punonjësit përmes sfidave dhe janë gjithmonë në vëzhgim për zgjidhje, për të nxitur suksesin afatgjatë të kompanisë. Në vend se të merren me gjërat personale kur ata ndeshen me probleme, udhëheqësit e mirë shikojnë për zgjidhje konstruktive dhe përqendrohen për të shkuar përpara në secilin aspekt.

  • Përgjegjësia

    Liderët e mirë marrin përgjegjësi për performancën e të gjithëve, duke përfshirë edhe vetën. Ata ndjekin të gjitha çështjet e pazgjidhura, kontrollojnë punonjësit dhe monitorojnë efektivitetin e politikave dhe procedurave të kompanisë. Kur gjërat shkojnë mirë, ata japin lëvdata. Kur paraqiten probleme ata i identifikojnë shpejt, gjejnë zgjidhje dhe i kthejnë gjërat në vendin e duhur.

  • Vetëbesimi

    Jo vetëm që liderët më të mirë kanë vetëbesim, por vetëbesimi i tyre është motiv edhe për të tjerët që t’i përfundojnë detyrat me sukses. Punonjësit natyrshëm tërhiqen nga ata, kërkojnë këshillat e tyre, për t'u ndjerë më të sigurt. Kur ballafaqohen me sfida, ata nuk dorëzohen lehtë, sepse e dinë që idetë e tyre, opinionet dhe strategjitë janë të ndërtuara mirë dhe si rezultat i një pune të vështirë. Por kur gabojnë, ata marrin përgjegjësi dhe reagojnë shpejt për të rregulluar situatën që të mos e humbin autoritetin në vendin e punës.

  • Optimizmi

    Liderët e mirë janë burim i energjisë pozitive. Ata komunikojnë lirshëm, janë shumë të dobishëm dhe gjithmonë interesohen për ndjenjat e të tjerëve. Kanë vetëbesim dhe të lënë të kuptosh se e kanë një zgjidhje për çdo gjë, gjithmonë dinë se çfarë të thonë në mënyrë që t’i inspirojnë të tjerët. Ata i shmangin kritikat dhe mendimet pesimiste, si dhe kërkojnë mënyra për të gjetur marrëveshje mes palëve. Kjo ndihmon që punëtorët të punojnë së bashku si një grup dhe të jenë sa më efektiv në kompani.

  • Sinqeriteti

    Liderët i trajtojnë punëtorët në mënyrë etike dhe besojnë se ndershmëria, përpjekjet dhe besueshmëria përbëjnë thelbin e suksesit. Ata i promovojnë këto vlera aq haptazi, saqë punonjësit nuk dyshojnë në integritetin e tyre për as një minutë të vetëm. Janë të hapur dhe shmangin kontrollin mbi të tjerët.

  • Fokusi

    Liderët e jashtëzakonshëm janë planifikues të mirë dhe super të organizuar. Ata planifikojnë skenarë, bëjnë plane dhe strategji. Tregojnë planet e tyre dhe kanë plane rezervë në rast të ndryshimeve në minutën e fundit (të cilat realisht ndodhin shumë shpesh).

  • Inspirimi

    Bashkoni të gjitha këto kualitete dhe do të fitoni një parafytyrim se si një lider i mirë duhet të jetë: dikush që komunikon në mënyrë të qartë dhe shpesh, duke bërë kështu i motivon të gjithë për të dhënë më të mirën që ata mund të bëjnë. Ata sfidojnë punëtoret e tyre duke vendosur standarde dhe pritje të larta por të arritshme, por gjithsesi duke u dhënë atyre mbështetjen, mjetet, trajnimin dhe hapësirën për t’i arritur këto qëllime, në mënyrë që të bëhen punonjësit më të mirë.

  • Dituria

    Këtu nuk është fjala vetëm për njohuri arsimore, sepse çdo grup shoqëror ndërtohet që në fillim, bazuar në hobe dhe interesa të përbashkëta të anëtareve. Për shembull, në një grup studentësh që interes kryesor kanë t'ia kalojnë sa më bukur, lider do të jetë ai që i njeh më mirë lokalet dhe që di të drejtojë bisedat më interesante.

    Këto janë vetëm disa nga karakteristikat të cilat e përshkruajnë një lider të mirë.

Referencat:

https://www.inc.com/peter-economy/the-9-traits-that-define-great-leadership.html



Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet