Cilat janë pritshmëritë e punëdhënësve nga të sapo diplomuarit?
172 artikuj
202 ndjekës
Postuar: 20 Dhjetor 2018

Në ditët e sotme, studentët që sapo kanë diplomuar pritet që menjëherë të fillojnë hapat në karrierën e tyre. Për fat të mirë ka shumë punëdhënës që kërkojnë studentë të diplomuar për t’i punësuar, sepse i japin prioritet inovacionit në kompaninë apo organizatën që e udhëheqin. Çdo gjeneratë që diplomon ka diçka të re për të ofruar dhe punëdhënësi gjithmonë është në kërkim të inovacionit.
Tiparet më të rëndësishme që një punëdhënës i kërkon te një student i diplomuar janë:
- Shkathtësitë e transferueshme
Punëdhënësit kërkojnë të punësojnë kandidatë që zotërojnë shkathtësi të transferueshme siç janë: puna në grup, udhëheqja, njohuria për teknologjinë, shkathtësi për zgjidhje të problemeve, etj., si dhe veti personale të tilla si: angazhimi, motivimi, menaxhimi, serioziteti, bashkëpunimi, përshtatshmëria, etj.
- Inteligjenca emocionale
Punëdhënësit duan të dinë se sa i vetëdijshëm jeni ju për përparësitë dhe të metat e juaja, sa keni vetëbesim dhe sa jeni të motivuar për punë.
- Aktivitetet
Është e rëndësishme të merreni me aktivitete të tjera përveç fakultetit, sepse kjo tregon që ju keni njohuri shtesë përveç atyre të fituara gjatë studimeve.
- Dëshira
Angazhimi është një nga tiparet më të rëndësishme që një punëtor mund të ketë, andaj është e rëndësishme për punëdhënësin të dijë sa është kandidati i përkushtuar dhe a mban qëndrim pozitiv për punë.
Sipas një studimi që është bërë ku janë marrë në pyetje disa rekrutues që punësojnë studentë të diplomuar, kandidatët që tejkalojnë njohuritë e tyre në fushën që kanë studiuar dhe kanë aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, dëshirë për të fituar njohuri dhe për t’u bërë pjesë e tregut të punës janë kandidatë potencialë për pozitën që aplikojnë.
Referencat:
http://www.graduateopportunities.com/your-career/getting-that-job/what-employers-want/
https://pdfs.semanticscholar.org/ae5f/a51b290da72690182f563fbe6e9d56c9d383.pdf
Shkarko PDF