Çka është plagjiatura?

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Pppppo

    Fjala plagjiaturë rrjedh nga fjala latine “plagiarius” që do të thotë kidnapues. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me kidnapim të një personi, por me vjedhje të idesë apo shkrimit të tij/saj. Mendimet dhe fjalët e njerëzve cilësohen si pronë personale, prandaj plagjiatura konsiderohet si krim i rëndë akademik.

    Duke kopjuar paragrafët e punimit të dikujt tjetër, fëmijët në shkollë apo studentët nuk shpenzojnë kohë të krijojnë një ide të veten, por në vend të kësaj ata vetëm e kopjojnë mendimin e dikujt tjetër. Është e rëndësishme për nxënësit dhe studentët të mësojnë se si të hulumtojnë për një temë dhe literaturën që e gjejnë të jenë në gjendje ta shkruajnë me fjalët e tyre. Kjo shkathtësi do të ju duhet në shkollë fillore, të mesme, në universitet, në punë etj.

    Zakonisht, universitetet janë shumë strikte sa i përket plagjiaturës. Ju mund të suspendoheni ose të përjashtoheni nga universiteti nëse akuzoheni për plagjiaturë. Nëse përjashtoheni nga një universitet do të jetë shumë e vështirë të pranoheni diku tjetër, prandaj duhet t'i kushtoni vëmendje mënyrës si hulumtoni dhe si i përdorni burimet.

Disa mënyra të plagjiaturës:

  • Dorëzimi i një punimi që ju nuk e keni punuar

    Disa studentë marrin punime të gatshme nga interneti, disa të tjerë i kërkojnë të tjerëve t’ua shkruajnë punimin. Të dy format konsiderohen plagjiaturë, sepse fjalët dhe idetë e dhëna në punim nuk i takojnë personit që e dorëzon punimin.

  • Kopjimi i ideve dhe fjalëve të punimit të huaj, pa e cituar autorin

    Kur hulumtoni për një punim, mund të ndodh që shumë lehtë të gjeni pikërisht atë çfarë po kërkoni  të gatshme në libra të ndryshëm apo revista. Por, kopjimi i atij materiali pa e cituar autorin cilësohet si plagjiaturë.

  • Dhënia e informacionit të gabuar për burimin ku është gjetur citimi

    Duhet pasur kujdes që së pari ta lexoni burimin (librin, revistën, gazetën etj.) prej ku është marrë citimi në mënyrë që të mos jepni informacione të gabuara sa i përket burimit.

  • Kopjimi i fotove/videove/muzikës nga interneti

    Plagjiaturë konsiderohet edhe kur merrni foto, video dhe pjesë muzikore nga interneti dhe i përdorni ato në punimin tuaj pa e cituar autorin. Nëse në punimin tuaj vendosni foto apo video duhet gjithmonë të siguroheni se kujt i takojnë të drejtat autoriale të atij materiali.

  • Vetë-plagjiatura

    Mund të ju duket e çuditshme, por ju mund të akuzoheni për plagjiaturë edhe nëse përdorni fjali nga punime tuaja të kaluara pa u cituar. Kjo ndodh sepse nuk mund të shpërbleheni dy herë për të njëjtën punë.

Si ta shmangim plagjiaturën?

  • Parafrazimi

    Parafrazimi është kur e lexoni një fjali dhe e kuptoni, pastaj me fjalë tuajat e formuloni ndryshe dhe e përdorni në punim. Por duhet bërë kujdes që të mos kopjoni më shumë se dy fjalë nga fjalia origjinale sepse atëherë konsiderohet plagjiaturë.

  • Citimi

    Kjo është mënyra më e mirë për të shmangur plagjiaturën. Në shkolla, universitete, apo qendra të hulumtimit  përdoren disa formate të citimit, ato janë: MLA, APA, Chicago, Harvard etj. Në varësi të formatit që përdorni, do të ju kërkohet të citoni gjëra si: emri i autorit, titulli, data dhe vendi i publikimit etj.

  • Citimi në thonjëza

     Kur përdorni këtë lloj citimi, mirret fjalia ashtu siç është në literaturë dhe futet në thonjëza. Nëse nuk përdorni thonjëzat atëherë konsiderohet plagjiaturë.

  • Referencat

    Një mënyrë mjaft efektive për të shmangur plagjiaturën është edhe referencimi, ku në fund të punimit tuaj e shtoni një faqe me referenca. Kjo faqe duhet të jetë në përshtatshmëri me formatin që e keni përdorur gjatë gjithë punimit, p.sh. MLA, APA etj.

Referencat:

https://kidshealth.org/en/kids/plagiarism.html

https://www.scanmyessay.com/plagiarism/what-is-plagiarism.php

http://www.plagiarism.org/article/what-is-plagiarism

http://www.up.ac.za/en/about-up/article/2013249/what-is-plagiarism

http://en.writecheck.com/ways-to-avoid-plagiarism/

http://www.mcgilltribune.com/student-living/plagiarism-if-you-didnt-write-it-cite-it/

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet