Çfarë duhet të bëni nëse kuptoni që e keni zgjedhur profesionin e gabuar?

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Karriera

    Të kuptuarit se je duke e bërë profesionin e gabuar mund të jetë shumë e vështirë të tejkalohet si dhe mund të sjell edhe pasoja si: pakënaqësinë, depresionin, pasigurinë, frikën për të nisur diçka të re etj.

    Reagimet tipike zakonisht përfshijnë një përzierje paniku, dëshpërimi dhe dekurajimi. Mbas 4 ose më shumë vite në studime e kupton që je në rrugën e gabuar. Kjo është shumë e rëndë, sidomos për njerëzit të cilët janë të ndjeshëm të tejkalojnë kësi lloj situatash. Ju duhet të dini që ky nuk është fundi i karrierës tuaj.

    Në vijim i keni disa nga këshillat të cilat tregojnë se çfarë duhet të shmangeni për të bërë një karrierë që e dëshironi:

  • Kthimi në skenarin më të keq

    Ju sapo kuptuat që nuk jeni të lumtur në punë. Nuk keni qejf të shkoni në zyrë dhe i numëroni minutat deri kur ora shënon 16:00. Me siguri mendimi i parë që ju vjen në kokë është se duhet të bëni një ndryshim drastik në karrierë.

    Por, hidhni një hap prapa. Merrni pak kohë të zbuloni a nuk po ju pëlqen profesioni që e keni zgjedhur apo mjedisi ku punoni. Ndoshta punët bazike të profesioni tuaj ju pëlqejnë, por mund të jenë kolegët apo menaxheri i zyrës që po krijojnë një atmosferë që nuk përshtatet me karakterin tuaj. Prandaj, mundoheni të përcaktoni arsyen e saktë të pakënaqësisë që e keni. Nëse pakënaqësia juaj e ka burimin nga ambienti ku punoni, atëherë është koha të filloni kërkimin për një vend të ri të punës. Por, nëse me të vërtetë keni nëvojë për ndryshim në karrierë, atëherë filloni sa më shpejtë.

  • Dekurajim i madh

    Vendimi për të ndryshuar karrierën mund të jetë krejtësisht dërrmues. Do të ndiheni shumë keq dhe do të ndjeni keqarrdhje për - vitet e tua të edukimit, zhvillimin profesional, promovimet dhe netët pa gjumë në zyrë..- të gjitha këto do t'i konsideroni si një humbje të madhe për juve dhe kohën tuaj.

    Por, ajo çka ju duhet të bëni është të reflektoni dhe t'i mbani vetes një fjalim inkurajues. Vazhdimisht kujtoja vetes që nuk është asgjë e keqe të ndryshoni profesionin, përkundrazi është shumë normale. Shumë pak individ e kanë një rrugë krejtësisht të drejtë gjatë karrierës së tyre. Vetëdijesimi juaj dhe iniciativa juaj për ta ndryshuar dhe përmirësuar karrierën tuaj është një hap shumë i madh.

  • Dëshpërimi që duhet të filloni nga e para

    Reagimi juaj pasi të kuptoni se doni të keni një profesion të ri, është se duhet të ktheheni në shkollë për të filluar studimet për një degë të re. Mirëpo, jo domosdoshmërisht duhet të ja nisni nga e para.

    Çfarë duhet të bëni është të identifikoni aftësitë tuaja të transferueshme. Marrja e vendimit për të ndryshuar karrierë nuk do të thotë që do të keni nevojë të filloni nga e para. Sigurisht që duhet të ketë pasur diçka që ju ka pëlqyer në profesionin tuaj të parë, kështu që për ta pasur më të lehtë ju mund të zgjidhni diçka të përafërt me profesionin paraprak.

    Temat e përgjithshme në të gjitha këto reagime janë frika, pasiguria dhe dyshimi. Por, duke vendosur që ju jeni gati për të ndryshuar karrierë, duhet të keni një reagim të ngazëllyer- sepse kjo mund të jetë mundësia juaj për të gjetur një profesion që absolutisht e doni.

Referencat:

https://www.themuse.com/advice/what-to-do-when-you-realize-youre-in-the-wrong-career

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet