Citimi përmes formatit APA

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

2. citations


Çfarë është formati APA?

    Formati APA (citimi sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë) zakonisht përdoret për të cituar burime në psikologji, arsim dhe shkenca shoqërore.

Pjesët kryesore të punimit tuaj:

    Në shumicën e rasteve, dokumenti juaj duhet të përfshijë katër pjesët kryesore: titullin e punimit, abstraktin, pjesën kryesore dhe listën e referencave.

  • Titulli i faqes

    Faqja juaj e titullit duhet të përmbajë: emërtimin e drejtimit, titullin, emrin e autorit dhe shkollën. Qëllimi i kësaj faqeje është që të lejoni lexuesin të dijë shpejt se çfarë është në dokument dhe kush e ka shkruar. Më shumë rreth shkrimit të titullit të faqes në formatin APA  mund të mësoni nga linku më poshtë:

 https://www.verywellmind.com/how-to-write-a-title-page-2794847

  • Abstrakti

    Një abstrakt është një përmbledhje e shkurtër e dokumentit tuaj që menjëherë ndjek faqen tuaj të titullit. Sipas formatit APA, abstrakti juaj duhet të jetë jo më shumë se 150 deri në 250 fjalë, megjithëse kjo mund të ndryshojë në varësi të kërkesave të botimit specifik ose të mentorit tuaj. Mësoni më shumë rreth shkrimit të një abstrakti të formatit APA nga linku më poshtë:

https://www.verywellmind.com/how-to-write-an-abstract-2794845

  • Pjesa kryesore

   Në një ese, pjesa kryesor e punimit tuaj do të përfshijë vetë esenë aktuale. Nëse shkruani një raport hulumtues, atëherë pjesa juaj kryesor do të ndahet në seksione të tjera. Katër komponentët kryesorë të një raporti hulumtues përfshijnë: një hyrje, metodën, rezultatet dhe seksionin e diskutimit.

  • Referencat

    Seksioni i referencës së dokumentit tuaj do të përfshijë një listë të të gjitha burimeve që keni përdorur në punimin tuaj. Nëse keni cituar ndonjë informacion kudo në punim, ju duhet t'i referoheni siç duhet. Një rregull i dobishëm për tu kujtuar është se çdo burim i cituar në dokumentin tuaj duhet të përfshihet në seksionin tuaj të referimit dhe çdo burim i renditur në seksionin tuaj të referencave duhet gjithashtu të përmendet diku në dokumentin tuaj.

Janë dy pjesë të citimit: citimet në tekst dhe lista e referencave në fund të punimit tuaj.

Si t'i shkruajmë citimet në tekst në formatin APA

    Stili APA është sistem autor-datë, prandaj në citimet në tekst duhet të keni autorin dhe vitin e publikimit në kllapa.  Duhet të përdorni vetëm mbiemrin e autorit e ndjekur nga një presje, pastaj vjen viti i publikimit. Nëse doni të jeni më specifik, shtoni numrin e faqeve apo kapitullin nëse jeni duke cituar, parafrazuar apo përmbledhur.

    Nuk ka ndonjë dallim mes librave, artikujve të revistave, dokumenteve në internet apo formateve tjera përveç se ne dokumentet elektronike nuk shtoni numrin e faqeve. Në këtë rast, përdorni numrin e paragrafit me shkurtesën para.

    Disa gjëra që duhet t’i dini për citimet në tekst:

  • Kur të citoni tri deri në pesë autorë, përfshini mbiemrat e të gjithëve në citimin e parë, kurse në citimet tjera përdorni mbiemrin e autorit të parë dhe shkurtesën et.al.
  • Kur të përdorni kuotë direkte, menjëherë pas kuotës, përfshini citimin në tekst me mbiemrin e autorit dhe datën e publikimit në kllapa. Shembull:  Sipas saj, “efekti placebo...” (Miele, 1999), por nuk sqaroi se.....
  • Nëse e keni përdorur në fjali emrin e autorit, ju duhet vetëm të përfshini datën e publikimit menjëherë pas emrit.
  • Nëse jeni duke cituar një burim sekondar, atëherë autori origjinal dhe data duhet të përfshihen ndjekur nga “ siç është cituar në” pastaj autori dhe data e burimit sekondar. Shembull: Lorde(1980) siç është cituar në Mitchell(2017).

    Shembull i citimit në tekst:

    ...në vlerësimin psikologjik të fëmijëve është studiuar diku tjetër (Matthews, 1979, f. 34-35).

Këshilla të rëndësishme për faqet e referencës së stilit APA

  • Referencat tuaja duhet të fillojnë në një faqe të re dhe titullohet "Referencat." 
  • Të gjitha shënimet duhet të jenë në rend sipas alfabetit.
  • Derisa  versionet e mëparshme të formatit APA kërkonin vetëm një hapësirë pas secilës fjali, edicioni i gjashtë i manualit të stilit tani rekomandon dy hapësira.
  • Të gjitha burimet e cituara duhet të shfaqen si në tekst ashtu edhe në faqen referuese. Çdo referencë që shfaqet në tekstin e punimit apo artikullit duhet të citohet në faqen e referencës, dhe çdo artikull që shfaqet në faqen tuaj të referencës duhet të përfshihet gjithashtu diku në pjesën e tekstit të punimit tuaj.
  • Titujt e librave, revistave dhe gazetave duhet të shfaqen në italics.
  • Formati i saktë i secilës referencë individuale mund të ndryshojë disi në varësi të faktit nëse jeni duke referuar një autor ose disa autor, një libër ose artikull ditar, ose një burim elektronik.

    Shembuj:

  • Libër: Mbiemri i autorit, inicialet e emrit (viti). Titulli. Nëntitulli (edicioni). Vendi i publikimit: publikuesi.
  • Organizatë: emri i organizatës (viti). Titulli i punimit. Vendi i publikimit: publikuesi.
  • Libër elektronik: Mbiemri i autorit, inicialet e emrit (viti). Titulli. Nëntitulli. DOI ose Marrë nga: URL
  • Artikull gazete: Mbiemri i autorit, inicialet e emrit (Viti, data). Titulli i artikullit. Titulli i gazetës. Marrë nga: URL

Referencat:

https://www.verywellmind.com/general-rules-for-apa-format-2794840

https://owl.english.purdue.edu/owl/section/2/

http://libguides.murdoch.edu.au/APA/examples

https://www.mendeley.com/guides/apa-citation-guide

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet