Citimi sipas formatit Chicago
154 artikuj
157 ndjekës
Postuar: 20 Dhjetor 2018

Stili i citimit Chicago përdoret shumë gjatë shkrimit akademik në shkencat shoqërore dhe natyrore. Janë dy formate të citimit brenda stilit Chicago: shënime-bibliografi dhe autor-datë.
Formati shënime-bibliografi
Disa gjëra që duhet t’i keni parasysh për bibliografinë në stilin e citimit Chicago:
- Bibliografia fillon në një fletë të veçantë në fund të dokumentit dhe titullohet “Bibliografi”;
- Bibliografia përmban detaje të burimeve dhe mund të përmbaj punime që nuk janë cituar në punimin tuaj, por jeni referuar në to gjatë hulumtimit tuaj;
- Të gjitha burimet në Bibliografi duhet të renditen në mënyrë alfabetike sipas mbiemrit të autorit. Nëse dokumenti i përdorur nuk ka autor, atëherë duhet të renditen sipas titullit. Veprat nga autori i njëjtë duhet të renditen në mënyrë alfabetike sipas titullit;
- Bibliografia duhet të ketë hapësirë të dyfishtë (double-spaced) mes burimeve;
- Formati i preferuar për titujt e librave, revistave dhe videove është ''Italics''.Titujt e kapitujve dhe artikujve duhet të futen në thonjëza.
Disa gjëra që duhet t’i keni parasysh për citimet:
- Fusnotat përdoren për të shënuar citimet;
- Fusnotat dhe referencat gjithmonë duhet të përfundojnë me një “pikë” (përveç rastit kur përdoret URL ose DOI);
- Titulli i një burimi duhet të kapitalizohet;
- Citimet në fusnota mund të përdorën në formë të shkurtuar. Forma e shkurtuar përfshinë: mbiemrin e autorit, titullin (shkurtohet nëse ka më shumë se katër fjalë), dhe numrin e faqeve;
- Burimet e përdorura për herë të parë citohen të plota. Pas citimit të plotë mund të përdoren në formën e shkurtë të citimit.
Libër me një autor:
- Bibliografia: Mbiemri, Emri i autorit. Titulli i librit. Vendi i publikimit: Publikuesi, Viti i publikimit;
- Fusnota: Emri dhe mbiemri i autorit. Titulli i librit. (Vendi i publikimit: Publikuesi, Viti i publikimit), numri i faqes;
- Fusnota e shkurtuar: Mbiemri i autorit. Titulli i librit. Numri i faqes.
Libër me dy apo më shumë autor:
- Bibliografia: Mbiemri, Emri i autorit të parë, dhe Emri dhe mbiemri i autorit të dytë. Titulli i librit. Edicioni. Vendi i publikimit: Publikuesi, Viti i publikimit;
- Fusnota:, Emri dhe mbiemri i autorit të parë, dhe Emri dhe mbiemri i autorit të dytë. Titulli i librit. (Vendi i publikimit: Publikuesi, Viti i publikimit), numri i faqes;
- Fusnota e shkurtuar: Mbiemri i autorit të parë dhe autorit të dytë. Titulli i librit. Numri i faqes.
Nëse libri ka më shumë se dy autor, në bibliografi duhet të shënohen emrat dhe mbiemrat e plotë të autorëve, kurse në fusnotë mund të përdoret shkurtesa “et.al”.
Autor i korporatës:
- Bibliografia: Organizata. Titulli. Vendi i publikimit: Publikuesi, Viti i publikimit;
- Fusnota: Organizata. Titulli. (Vendi i publikimit: Publikuesi, Viti i publikimit), numri i faqes;
- Fusnota e shkurtuar: Organizata. Titulli. Numri i faqes.
Libër elektronik:
- Bibliografia: Mbiemri, emri i autorit/ve. Titulli. Vendi i publikimit: Publikuesi, Viti i publikimit. Edicioni. Qasur më Muaji Dita, Viti. URL;
- Fusnota: Emri, Mbiemri i autorit/ve. Titulli. . (Vendi i publikimit: Publikuesi, Viti i publikimit), Edicioni. URL;
- Fusnota e shkurtuar: Mbiemri i autorit/ve. Titulli. Numri i faqes.
Lajm ose artikull i gazetës:
- Bibliografia: Mbiemri, emri i autorit/ve. “Titulli.” Titulli i gazetës, Dita Muaji, Viti i publikimit. Qasur më Muaji Dita, Viti. URL;
- Fusnota: Emri dhe mbiemri i autorit/ve. “Titulli” Titulli i gazetës, Dita Muaji, Viti i publikimit, qasur më Muaji Dita, Viti. URL;
- Fusnota e shkurtuar: Mbiemri i autorit/ve. “Titulli”.
Nëse keni nevojë për sqarime shtesë, referohuni tek: https://library.westernsydney.edu.au/main/sites/default/files/cite_Chicago.pdf
http://www.chicagomanualofstyle.org/tools_citationguide/citation-guide-1.html
Formati Autor-Datë
Stili autor-datë është i ngjashëm me stilin e citimit Harvard. Citimi i burimeve në këtë stil duhet të ketë dy pjesë:
- Citim në tekst;
- Listë reference.
Lista e referencës
Lista e referencave përshin detaje të plota të burimeve që janë të cituara në veprën tuaj. Në formatin autor-datë të Chicagos duhet të keni këto karakteristika:
- Zakonisht titullohet “Referencat” ose “Punimet e cituara”;
- Zakonisht një citim në këtë liste duket kështu:
- Autori, data, Titulli i burimit, informacionet e publikimit (emri i publikuesit, lokacioni), URL ose DOI (nëse dokumenti është online);
- Punimet janë të renditura në mënyrë alfabetike sipas mbiemrit të autorit të parë;
- Për katër apo më shumë autor, shkruani të gjithë emrat në faqen e referencave, por në citimet në tekst mund të përdorni shkurtesën et.al pas mbiemrit të autorit të parë.
Citimet në tekst
Për citimet në tekst ju duhet:
- Mbiemri i autorit/ve;
- Viti kur është publikuar punimi.
Shembull:
- Referenca: Bower, Alan, Chris Teehund, Travis Lame, and Sasha Freck. 2010. Overcoming Anxiety in the Classroom. Boston: Tufts University Press.
- Citimi në tekst: (Bower et al. 2010).
Nëse keni nevojë për sqarime shtesë, referohuni tek: https://www.uj.edu/wp-content/uploads/2018/06/UJ-CMS-Author-Date-Quick-Guide.pdf http://davidson.libguides.com/c.php?g=349327&p=2357431
Referencat:
http://www.chicagomanualofstyle.org/tools_citationguide/citation-guide-2.html
https://www.ucd.ie/t4cms/Guide68.pdf
https://guides.lib.monash.edu/citing-referencing/chicago
https://library.westernsydney.edu.au/main/sites/default/files/cite_Chicago.pdf
https://libguides.williams.edu/citing/chicago-author-date#s-lg-box-12037252
http://davidson.libguides.com/c.php?g=349327&p=2357431
https://www.uj.edu/wp-content/uploads/2018/06/UJ-CMS-Author-Date-Quick-Guide.pdf