Udhëzues për referenca

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

2. references

    Referenca është një metodë që përdoret për të demonstruar te lexuesit tuaj se ju keni bërë një kërkim të plotë dhe të përshtatshëm të literaturës. Pra, kur shkruani ndonjë punim apo bëni ndonjë hulumtim dhe përdorni idetë e dikujt tjetër, ju duhet patjetër t’i referoheni atij autori. Referenca e saktë është një komponent shumë i rëndësishëm i shkrimit akademik që tregon se punimi juaj bazohet në njohuri dhe hulumtim të duhur akademik. Nëse ju përdorni punën e dikujt tjetër pa iu referuar atij autori, mund të akuzoheni për plagjiaturë.

    Referimi është thelbësor për përfundimin e një hulumtimi të suksesshëm dhe është e rëndësishme që lexuesit tuaj të shohin si e keni bërë hulumtimin tuaj. Ju duhet t’i përfshini në referenca të gjitha burimet e informacionit që i keni përdorur për të shkruar punimin tuaj. Pra, duhet të siguroni dhe përdorni referenca për materialin që e keni cituar, parafrazuar apo përmbledhur.

    Kur filloni hulumtimin tuaj për çdo punim është e rëndësishme që të regjistroni detajet e të gjitha informacioneve që gjeni. Këto detaje do të ju nevojiten për të dhënë referenca të sakta dhe për të mundësuar që ju të gjeni përsëri informacionin në një datë të mëvonshme, nëse është e nevojshme për ta bërë këtë. Po ashtu, referimi i saktë ndihmon lexuesin të gjejë më lehtë burimet e informacionit që ju i keni përdorur. Kemi disa stile të referencës të cilat do t’i listojmë më vonë, por te të gjitha këto stile ekzistojnë dy pjesë: citimi në tekst dhe lista e referencës.

Citimi në tekst

    Kur përdorni punën e një personi tjetër në punimin tuaj, duke iu referuar ideve të tyre, ose duke përfshirë një citat të drejtpërdrejtë, duhet ta përfshini atë hulumtim në punimin tuaj si citim në tekst. Citimet në tekst janë referenca që bëhen brenda tekstit të një punimi akademik. Formati i saktë i citimit në tekst varet nga stili që ju vendosni ta përdorni, por në shumicën e rasteve në citimet në tekst përfshihen këto informacione kryesore:

  • Mbiemri i autorit;
  • Data e publikimit;
  • Numri i faqes/ve.

    Secili citim në tekst duhet ta ketë referencën e plotë që shfaqet në faqen e fundit të punimit tuaj që zakonisht titullohet “Referencat” apo “Bibliografia”.

Lista e referencave

    Lista e referencave është lista e plotë e të gjitha burimeve të përdorura për punimin tuaj. Zakonisht është në një fletë e veçantë në fund të dokumentit. Në pothuajse të gjitha stilet e citimit, lista e referencave është e organizuar në mënyrë alfabetike nga autori. Gjithashtu, kjo listë duhet të përfshijë referencat e plota të të gjitha citimeve në tekst që janë përdorur në punimin tuaj. Për pothuajse të gjitha stilet e referencave, informacionet kryesore që ju duhen për referim janë:

  • Autori apo redaktori i punimit;
  • Data e publikimit;
  • Titulli i punimit.

Formatet/stilet e citimit

    Janë disa mënyra për të cituar burimet që i keni përdorur për hulumtimin tuaj. Këto stile apo formate shpesh varen nga disiplina akademike për të cilën po hulumtoni. Për shembull:

  • APA (American Psychological Association) përdoret për Psikologji, Edukim apo Shkenca;
  • MLA (Modern Language Association) përdoret për Shkencat e Humanitetit;
  • Chicago përdoret për Biznes, Histori apo Arte.

    Stile të tjera të citimit të përdorura shpesh janë:

  • Harvard;
  • IEEE;
  • Vancouver.

Informata shtesë

    Nëse keni vështirësi në citim me cilindo format që e përdorni ose po kërkoni një mënyrë të mirë për të grumbulluar dhe organizuar referencat tuaja, mund të merrni në konsideratë përdorimin e një makine të citimit pa pagesë siç janë:

http://www.citationmachine.net/

 http://www.citethisforme.com/walkthrough

http://www.bibme.org/#

    Këto vegla online mund të ju ndihmojnë në gjenerimin e çfarëdo stili të citimit që e përdorni, por gjithmonë mos harroni të kontrolloni dy herë secilin citim për saktësi.

Referencat:

https://pitt.libguides.com/citationhelp

https://www.otago.ac.nz/library/pdf/Harvard_referencing.pdf

https://www.qub.ac.uk/cite2write/harvard.pdf

https://www.otago.ac.nz/hedc/otago615365.pdf

http://www.citethisforme.com/us/bibliography-basics/what-is-a-citation/in-text

http://www.plagiarism.org/article/citation-styles

http://www.citethisforme.com/guides



Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet