Citimi përmes formatit Harvard

Ekipi i Busullës

153 artikuj

2. citations

    Kur bëhet fjalë për citim dhe referenca, ka shumë lloje të stileve që mund të përdoren. Nëse profesori apo departamenti ku ju studioni nuk kërkon nga ju një stil të veçantë të citimit, ju rekomandojmë të përdorni stilin Harvard pasi që është shumë i lehtë për tu mësuar dhe përdorur.  Stili i citimit Harvard përdor metodën “autor-datë”.  Kur të përdorni stilin e citimit Harvard janë disa gjëra që duhet t’i keni parasysh të cilat do të listohen në paragrafët në vijim:

     Një listë reference sipas stilit Harvard duhet:

  • Të jetë në një  fletë të veçantë në fund të dokumentit;
  • Të jetë e organizuar në mënyrë alfabetike nga autori. Nëse nuk ka autor, atëherë të jetë e organizuar nga titulli i burimit. Nëse ka shumë vepra të shumta nga i njëjti autor, duhet të jenë të organizuar nga data;
  • Të jetë hapësirë e dyfishtë;
  • Të përfshijë referenca të plota për të gjitha citimet në tekst të përdorura.

Citimet në tekst

    Kur të përdorni këtë stil të citimit, duhet të përfshini në citimet tuaja:

  • Autorin apo redaktorin e veprës së cituar (mbiemrin e tij apo të saj);
  • Vitin e publikimit të kësaj vepre.

Dy apo më shumë autorë

    Nëse vepra ka dy apo tre autorë, përdor të gjithë mbiemrat në citimet tuaja.

Shembull:  Studimet tregojnë se numri i dokumenteve të duplikuara është duke u rritur (Arrami & Garner, 2008);

    Nëse vepra ka katër apo më shumë autor, përdorni shkurtimin ‘et al’ pas mbiemrit të autorit të parë.

Shembull: (Gashi, et.al, 2017);

    Et.al mund të përdoret edhe kur vepra ka tre autorë.

Referenca sekondare:

    Referenca sekondare janë ato referenca kur autori referohet në veprën e një autori tjetër. Kur të citoni një vepër të tillë duhen të përdoren autori i veprës primare dhe autori i veprës sekondare.

Shembull: Sipas Gashi dhe Krasniqi (2013) siç është e cituar nga Dervishi et al (2018)...;

Citimi i një citati të drejtpërdrejtë

    Kur përdorni një citat nga një vepër duhet të përdorni thonjëza  dhe numrin e faqes.

Shembull: Simons, et.al (2001) tregojnë se principi i stresit efektiv është  ‘i njohur  dhe i kuptuar pjesërisht nga shumë inxhinier praktikues’ (pg.4);

Citimi i veprave pa autor të dukshëm

    Nëse duhet të citoni një vepër që nuk ka autor të dukshëm, ju duhet të përdorni atë që quhet autor ‘korporate’. Për shembull, në disa raste ndodh që autor i veprës të mos jetë një person, por një organizatë apo kompani.

Shembull: Numri i njerëzve që vuajnë nga dementia në Britaninë e Madhe është vlerësuar të jetë 570,000 (Departamenti i Shëndetësisë, 2008);

    Nëse nuk gjeni asnjë autor apo autor korporate, mund të përdornin si emër autor ‘Anon’. Por, duhet të keni parasysh qe nëse nuk gjeni autor për një vepër të publikuar online, nuk është ide e mire ta përdorni këtë vepër si pjesë të hulumtimit tuaj.

Nëse keni nevojë për sqarime shtesë, referohuni te:  https://www.otago.ac.nz/library/pdf/Harvard_referencing.pdf

Referencat

    Për të gjitha llojet e referencave, informacionet kryesore që duhet t’i dini janë:

  1. Autori ose redaktori;
  2. Data e publikimit (viti); nëse vepra është artikull gazete, email apo regjistrim televiziv përdoreni datën e plotë të publikimit;
  3. Titulli i veprës.

    Bazuar në llojin e materialit që doni të citoni do të ju duhen informacione shtesë si p.sh. Emri i publikuesit, vendi i publikimit, numri i faqeve, URL, data e qasjes (për materiale online) etj. Më poshtë mund të gjeni citimet e plota për disa lloje të ndryshme të librave, artikujve etj.

  • Citim i librit

Mbiemri i autorit, iniciali i emrit. (Viti i publikimit). Titulli. Edicioni. Vendi i publikimit. Publikuesi.

  • Citim i librit elektronik dhe versionit PDF

Mbiemri i autorit, iniciali i emrit. (Viti i publikimit). Titulli. Edicioni [formati].Vendi: Publikuesi [online] .Në dispozicion në: URL ose DOI (Qasur më: dita, muaji, viti).

  • Citim i artikullit të gazetës

Emri i autorit (Viti i publikimit). Titulli i artikullit’ Titulli i gazetës (edicioni), dita, muaji, numri i faqeve.

  • Citim i artikullit të gazetës (online)

Mbiemri i autorit, iniciali i emrit. (Viti i publikimit). ‘Titulli i artikullit’. Titulli i gazetës (edicioni), dita muaji [online] Në dispozicion në: URL ose DOI (Qasur më: dita, muaji, viti)

Nëse keni nevojë për sqarime shtesë, referohuni te:  http://www.citethisforme.com/harvard-referencinghttps://www.mendeley.com/guides/harvard-citation-guide

Referencat:

https://www.otago.ac.nz/library/pdf/Harvard_referencing.pdf

http://www.citethisforme.com/harvard-referencing

https://www.mendeley.com/guides/harvard-citation-guide

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet