Informata të përgjithshme mbi studimet jashtë vendit

Ekipi i Busullës

243 artikuj

91263332 stock vector study abroad concept design of airplane and world education with national flag on white background v %281%29

Qëndrimi:

  • Familjet pritëse

    Zakonisht familjet pritëse paraqiten vullnetarë për strehimin dhe akomodimin e një studenti gjatë programit të tij/saj. Familjet pritëse mund të jenë familjarë me ose pa fëmijë, të moshuar ose çifte të rinj. Zakonisht kërkohet që të jenë mbi moshën 25 vjeçare.

    Familjet pritëse janë përgjegjëse për sigurimin e një dhome, ushqimit dhe një ambienti të qëndrueshëm familjar për studentin. Ndërsa studentët janë përgjegjës për shpenzimet e tyre personale si: tarifat e shkollës, uniformat, librat shkollorë, internetin dhe tarifën e telefonit. Studentëve u lejohet ndryshimi i qëndrimit te familjet tjera gjatë studimeve të tyre si rezultat i njohjes me kultura dhe përvoja të reja.

  • Kampuset

    Një student i përfshirë në programin e studimeve jashtë vendit mund të zgjedh të jetojë në kampus ose jashtë tij. Jetesa në kampusin e universitetit ka kosto më të vogël dhe ju mundëson të njihni më mirë rrethin shoqëror që keni në universitet.

  • Apartamente

    Jetesa në apartament ka kosto më të lartë, sepse studentët përpos shpenzimeve të tyre personale duhet të kujdesen dhe për qiranë, shërbimet ndaj shtetit dhe ushqimin. Kjo kosto do të ishte më fitimprurëse nëse zgjedhni të ndani apartamentin me dikë të rrethit tuaj shoqëror. Sido që të jetë, jetesa në apartamente ofron mundësi të jeni më të pavarur.

Pagesa:

  • Bursa

    Nëse jeni student me bursë të plotë, atëherë ju mbetet të paguani vetëm strehimin, por nëse keni bursë të pjesshme, përpos pagesës së strehimit duhet të paguani edhe një pjesë tjetër të mbetur të kostos së universitetit.

    Nëse jeni studentë pa bursë, atëherë e gjithë barra e pagesës bie mbi ju, si ajo e vendbanimit po ashtu edhe kostoja e studimeve. Këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi që universitetet ofrojnë mënyra të ndryshme të lehtësimit të pagesës së studimeve (pagesa me këste, zbritje nëse demonstroni se jeni një student i shkëlqyer etj.).

  • Puna

    Shumë studentë të cilët studiojnë jashtë vendit kanë mundësi të gjejnë punë për t’i mbuluar studimet e tyre. Këto pozita të punës mund të ofrohen me orar fleksibil, varësisht si i përshtatet studentit si dhe me pagë të përshtatshme.

Studimet:

  • Kush mund të vijoj studimet jashtë vendit?

    Studimet jashtë vendit mund t’i ndjekin të gjithë studentët pa dallim gjinie, race apo përkatësie etnike. Fushat e studimit që mund t'i ndjekin janë të larmishme dhe ndryshojnë varësisht prej kërkesave tuaja. Këto studime nuk mundësohen vetëm në Evropë, por edhe më gjerë. Disa vende ofrojnë programe falas për studentë ndërkombëtar.

  • Në çfarë periudhe kohore mund t'i ndjekësh studimet jashtë vendit?

Një semestër:

    Ka disa anë pozitive për të studiuar jashtë vendit për një semestër apo gjatë afatit të verës. Së pari, kohëzgjatja më e shkurtër do të thotë më pak shpenzime. Ju do të keni nevojë për buxhet për vetëm tre apo katër muaj jashtë vendit, ndërsa studentët që studiojnë jashtë vendit për një vit duhet të zgjasin buxhetin e tyre për katër deri në pesë muaj më shumë. Studimet për një semestër jashtë vendit janë më ngazëlluese nëse mendoni se nuk mund të qëndroni shumë gjatë larg familjes tuaj.

Një vit akademik:

    Studimi jashtë vendit për një vit akademik ju lejon të keni më shumë kohë për të qenë me miqtë tuaj të rinj. Pa dyshim do të takoni shumë njerëz në javët tuaja të para dhe do të jeni në gjendje të krijoni miqësi gjatë një viti të tërë akademik, në vend të një hapësire prej disa muajsh. Plus, nëse jeni i interesuar të fitoni para duke studiuar jashtë vendit dhe duke fituar përvojë profesionale, gjetja e një pune me kohë të pjesshme mund të jetë më kuptimplotë në qoftë se jeni në gjendje të punoni për një vit të tërë.

    Ju gjithashtu do të keni më shumë kohë për të udhëtuar, duke përfshirë një ndërprerje të gjatë ndër-semestrale.

    Së fundi, largimi nga shtëpia për nëntë deri në dhjetë muaj krahasuar me tre deri në katër muaj do të ju mundësoj gjithashtu që të bëheni shumë më të pavarur. Ju do të keni më shumë kohë për të forcuar aftësitë jetësore dhe për të filluar zbatimin e tyre në jetën tuaj të përditshme.

  • A ekziston mundësia e vijimit të studimeve jashtë vendit më shumë se njëherë?
    •   Pyesni këshilltarin tuaj akademik;
    •   Kontrolloni kërkesat tuaja universitare;
    •   Keni parasysh koston.


  • A është e domosdoshme njohja e shkëlqyer e gjuhës angleze për studime jashtë vendit?

    Gjithçka varet prej vendit dhe universitetit ku i vijoni studimet. Shumica e universiteteve i zhvillojnë ligjëratat në gjuhën e tyre amtare apo në gjuhën angleze. Shumë prej universiteteve që pranojnë studentë ndërkombëtar ju ofrojnë kurse falas për mësimin dhe përforcimin e gjuhës e cila përdoret në universitetin e tyre. Në universitetet ku gjuhë zyrtare është gjuha angleze shpesh kërkohet certifikata si TOEFL për të parë njohuritë tuaja të gjuhës angleze.

  • Cilat dokumente janë të domosdoshme për studime jashtë vendit?
    • Pasaporta;
    • Sigurimi shëndetësor;
    • Viza;
    • CV;
    • Letra referuese;
    • Letër motivimi;
    • Apo ndonjë dokument tjetër të bashkangjitur (varësisht si dhe çfarë kërkohet).

Referencat:

https://www.huffingtonpost.com/stacie-nevadomski-berdan/busting-the-top-10-study-abroad_b_4175861.html

https://www.studyabroad.com/student-guide-summer-semester-or-year-abroad

https://www.vagabondjourney.com/go-early-go-often-how-to-study-abroad-more-than-once-and-graduate-on-time/



Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet