Cilat janë disa nga mundësitë e zhvillimit profesional?

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

1. professional development

    Në arsim, termi zhvillim profesional mund të përdoret në lidhje me një shumëllojshmëri të gjerë të trajnimeve të specializuara, arsimit formal ose të të mësuarit të avancuar profesional, e që ka për qëllim të ndihmojë administratorët, mësuesit dhe edukatorët e tjerë të përmirësojnë njohuritë, aftësitë dhe efektivitetin e tyre profesional.

    Në praktikë, zhvillimi profesional për edukatorët përfshin një gamë shumë të gjerë temash dhe formatesh. Për shembull, përvojat për zhvillim profesional mund të financohen nga buxhetet dhe programet e rajonit, shkollës, apo shtetit, ose mund të mbështeten nga një fond financimi privat. Edukatorët mund të shkojnë nga një konferencë një-ditore, në një seminar dy-javor apo në një program shumëvjeçar të avancuar. Mundësitë e zhvillimit profesional rrisin aftësitë e stafit, duke u lejuar atyre të shkëlqejnë në të gjitha aspektet e jetës së punës.

Cilat janë këto mundësi?

  • Mentorimi

    Mentorimi është një nga mundësitë më të mira të zhvillimit profesional, por që fatkeqësisht injorohet. Ndryshe nga llojet e tjera të zhvillimit profesional, mentorimi është reciprokisht i dobishëm. Si mentori ashtu edhe nxënësi, gëzojnë përfitime të panumërta. Gjithkush duhet të përfitojë nga një mundësi mentorimi nëse është e mundur.

  • Edukimi i vazhdueshëm

    Gjithmonë ka diçka për të mësuar, prandaj edukimi i vazhdueshëm është një formë mjaft e mirë e zhvillimit profesional. Punëtorët mund të ndjekin një diplomë formale ose të regjistrohen në kurse dhe seminare. Më herët, kjo ishte e vështirë për t'u bërë për shkak të kufizimeve kohore, por tani mundësitë e internetit janë të disponueshme. Punëtorët mund të regjistrohen në një program në internet dhe t'i ndjekin mësimet kur vijnë nga puna. Ata janë në gjendje të mësojnë shumë pa pasur nevojë të shkojnë në një kampus.

  • Botimet

    Botimi është një nga mundësitë më të mira të zhvillimit profesional në dispozicion. Kjo është veçanërisht tërheqëse për ata që janë të përfshirë në fushën e kërkimit/hulumtimit. Punëtorët shpesh bashkëpunojnë me të tjerët kur botojnë artikuj. Kjo i ndihmon njerëzit të mësojnë më shumë rreth fushave të tyre të studimit. Gjithashtu u lejon atyre të bashkëpunojnë me kolegët, gjë që ndihmon në zhvillimin profesional.

  • Prezantimet

    Prezantimet e punës janë një mundësi tjetër për zhvillim profesional. Punëtorët mund të bashkëpunojnë për përgatitjen e një prezantimi. Ata mësojnë mjaft dhe marrin përvojë duke u paraqitur para grupeve të njerëzve.

  • Hulumtimet

     Punëtorët mund të kryejnë hulumtime si një formë të zhvillimit profesional. Ata do të mësojnë mjaft për industrinë dhe do të kenë një vlerësim dhe mendim të ri për kompaninë në tërësi. Gjithashtu mund të bëhen burime kur punëtorët e tjerë kanë nevojë për informacion.

  • Merrni pjesë në organizata profesionale

    Mos harroni për organizatat profesionale kur kërkoni mundësi për zhvillim profesional. Ekzistojnë organizata lokale, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Punëtorët mund të marrin pjesë në konferenca, seminare, takime etj. 

  • Rrjetëzimi

    Rrjetëzimi nuk ndihmon vetëm njerëzit të ndërtojnë lidhjet e tyre. Mund të përdoret gjithashtu si një formë e zhvillimit profesional. Anëtarët e rrjetit të mund t'u mësojnë atyre gjëra të reja dhe t'i ndihmojnë ata të arrijnë ngritje në mënyrë profesionale. Duhet të përdoren të dy metodat e rrjeteve online dhe offline.

  • Bashkimi me një bord këshillëdhënës

    Punëtorët mund të zhvillohen shumë kur shërbejnë në një bord këshilldhënës. Këto borde ndihmojnë punëtorët të punojnë në identifikimin e problemeve, si dhe u japin atyre njohuri mbi trendet dhe informacionet tjera që lidhen me biznesin dhe industrinë.

  • Puna vullnetare

    Puna vullnetare mund të jetë gjithashtu një formë e zhvillimit profesional. Ju e dini që vullnetarizmi është një mënyrë e shkëlqyeshme për të dhënë, por gjithashtu ju ndihmon të zhvilloni aftësi të ndryshme që do t'i përdorni në botën e korporatave. Këto aftësi përfshijnë komunikimin dhe zgjidhjen e problemeve. Përveç kësaj, ju do të bëheni pjesë e rrjetit, i cili është i rëndësishëm në zhvillimin profesional.

Rëndësia e zhvillimit profesional

  • Siguron që ju të mbani dhe rrisni njohuritë dhe aftësitë që ju nevojiten për të ofruar një shërbim profesional për klientët dhe komunitetin tuaj.
  • Ju ndihmon të vazhdoni të jepni një kontribut domethënës në ekipin tuaj. Ju bëheni më efektiv në vendin e punës. Kjo ju ndihmon që të avancoheni në karrierën tuaj.
  • Ju hap mundësi, njohuri të reja dhe fusha të reja të aftësive.
  • Mund t'i jep një kuptim më të thellë asaj që do të thotë të jeshë një profesionist, së bashku me një vlerësim më të madh të implikimeve dhe ndikimeve të punës tuaj.
  • Mund të çojë në rritjen e besimit të publikut tek profesionistët individualë dhe profesionin e tyre si një tërësi.
  • Kontribuon në përmirësimin e mbrojtjes dhe kualitetit të jetës, mjedisit, qëndrueshmërisë, pronës dhe ekonomisë. Kjo vlen veçanërisht për zonat me rrezik të lartë, ose fusha të specializuara të praktikave të cilat shpesh nuk e aplikojnë praktikën për të monitoruar rast pas rasti.

Referencat:

http://continuingprofessionaldevelopment.org/why-is-cpd-important/

https://www.edglossary.org/professional-development/

http://boarddeveloper.com/what-are-the-different-types-of-professional-development-opportunities/


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet