Programi i bursave KAEF

Ekipi i Busullës

153 artikuj

8. scholarship

    Fondi Kosovar Amerikan i Arsimit (KAEF) i dedikohet zhvillimit afatgjatë ekonomik të Kosovës përmes edukimit të popullatës së saj. Ky program brenda vitit siguron deri në 8 bursa pasuniversitare  për trajnim të nivelit të lartë në universitetet e përzgjedhura të SHBA-ve.

    Deri më sot, 43 universitete kanë pritur pjesëmarrës te KAEF-it, duke përfshirë ‘’Universitetin e Harvardit’’, ‘’Universitetin Yale’’, ‘’Institutin Middlebury’’ të Studimeve Ndërkombëtare në Monterey dhe ‘’Universitetin George Washington’’.

    Përveç kësaj, ''KAEF Fellows'' ofrojnë një mundësi të mirë për të marrë përvojë të vlefshme praktike, duke përfshirë:

  • Praktikat verore 

    Bursistët e KAEF-it janë të detyruar të punojnë gjatë muajve të verës në një biznes apo organizatë që ka të bëjë me fushën e tyre të ekspertizës.

  • Trajnimi praktik

    Bursistëve të programit KAEF u jepet mundësia të qëndrojnë në SHBA edhe për një periudhë kohore pas përfundimit të studimeve të tyre, për të përfunduar pjesën praktike të trajnimit.

    Disa nga bizneset apo organizatat në të cilat kanë shërbyer përfituesit e këtij programi janë: Dell Computers, Banka Botërore, Zëri i Amerikës, Korporata Financiare Ndërkombëtare, Qendra Duke për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Xerox Corporation.

Administrimi i Programit KAEF

    Fondi KAEF administrohet nga Konsullata Amerikane për Edukimin Ndërkombëtar, një organizatë jofitimprurëse që beson se duke investuar në individë të shquar dhe në përgatitjet e tyre arsimore, mund të krijoj një zhvillim afatgjatë, të barabartë dhe të qëndrueshëm për shoqëritë në mbarë botën. Konsullata amerikane ka pothuajse tridhjetë vjet përvojë në administrimin e shkëmbimeve arsimore të nivelit të lartë në mes të universiteteve të SHBA-ve dhe vendeve të Euro-Azisë. Ekspertiza e organizatës siguron suksesin e programit në këto mënyra:

Përzgjedhja e paanshme

    Konsullata Amerikane ka përvojë të pakrahasueshme në reklamimin dhe administrimin e një përzgjedhjeje të paanshme të kandidatëve për programet e shkëmbimit të nivelit pasuniversitar. Ata sigurojnë që Programi i Fellowship-it të KAEF-it të jetë i drejtë dhe transparent.

Administrimi i programeve me kosto efektive

    Konsullata Amerikane duke pasur raporte me mbi 400 universitete amerikane arrin të gjeneroj 50 përqind të kostos totale të shkollimit.

Për më shumë informacione rreth këtij programi të bursave dhe mënyrën e aplikimit, referohuni në : https://www.kaef-online.org/ 

Referencat:

https://www.kaef-online.org/

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet