Citimi sipas formatit MLA
177 artikuj
220 ndjekës
Postuar: 20 Dhjetor 2018

Formati MLA (Modern Language Association) përdoret në shumë fusha të shkrimit akademik, veçanërisht në shkenca humane ku hyjnë tema që lidhen me: gjuhët, artin, filozofinë, fenë, muzikën, teatrin, letërsinë dhe etikën. Kur citoni burimet e juaja, duhet të keni parasysh disa informacione që formati MLA i kërkon të përfshihen në punimin tuaj. Në citim, këto informacione duhet të citohen sipas kësaj radhe:
- Autori
Citimi fillohet me mbiemrin e autorit, vazhdon me presje, emrin e autorit dhe përfundon me pikë. P.sh. Kadare, Ismail.
- Titulli i burimit
Vazhdon pas emrit të autorit. Në varësi prej burimit, kjo shkruhet në italics ose futet në thonjëza. Ueb -sajtet dhe librat duhet të citohen në italics, p.sh. Kadare, Ismail.
- Titulli i përmbledhjes
Kjo i referohet pjesëve ku gjendet burimi. P.sh. nëse doni të citoni një poezi që gjendet në një libër poezish, poezia që dëshirojmë ta citojmë është burimi ndërsa libri me poezi është përmbledhja. Titulli i përmbledhjes shkruhet në italics dhe pas tij vendoset presja.
- Kontribuesit e tjerë
Përveç autorit mund të ketë edhe kontribues të tjerë që duhet të marrin merita. Të tillë mund të jenë: redaktorët, ilustruesit, përkthyesit, etj.
- Versioni
Nëse burimi ku i keni marrë informatat ka versione të ndryshme, atëherë duhet të citohet si i tillë.
- Numri
Te librat që kanë shumë vëllime ose revistat me më shumë se një botim duhet të citohet numri i vëllimit.
- Botuesi
Botuesi e prodhon ose e shpërndan punimin për lexuesit. Nëse ka më shumë se një botues ata duhet të shkruhen duke i ndarë me një vijë ndarëse (/).
- Data e botimit
I njëjti punim mund të jetë i publikuar më shumë se një herë, si p.sh. versioni online i një punimi origjinal. Nëse punimi ka më shumë se një datë, atëherë e citojmë vetëm datën që ka më shumë rëndësi ose datën që gjendet në punimin origjinal.
- Vendi
Në këtë pjesë duhet të jeni shumë specifik. Nëse citoni një paragraf të një libri duhet të shkruani faqet e librit. E njëjta gjë vlen edhe për artikujt e marrë në revista.
Struktura e formatit MLA
- Margjinat
1 inç për çdo hapësirë, lart, poshtë dhe anash.
- Shkrimi
Përdorni një stil të shkronjave lehtë të lexueshëm, si p.sh. Times New Roman. Madhësia e shkronjave të jetë 12.
- Titulli
Çdo fjali që është në krye të rreshtit duhet të filloj me gjysmë inç. Mos e nënvizoni titullin dhe mos e shkruani në italics, por shkruani me bold ose me shkronja të mëdha. Mos e përfundoni titullin me shenjë të pikësimit
- Numërimi i faqeve
Mos e shkruani ‘’p.’’ para numrit të faqes.
- Tabelat dhe ilustrimet
Duhet të vendosen sa më afër tekstit të cilit iu përshtaten. Emërtoni tabelat me fjalën ‘’Tabela’’, një numër dhe një titull, ky informacion vendoset mbi tabela në anën e majtë.
- Ilustrimet
Emërtoni ilustrimet me Fig. (shkurtesë e fjalës figurë), shkruani numrin dhe një fjali që i përshtatet ilustrimit.
- Përdorimi i numrave
Numrat që shqiptohen me një ose dy fjalë, duhet të shkruhen si p.sh. një, dy, njëzet etj. Numrat që kanë më shumë fjalë, shkruhen me numra si p.sh. 243, 101 etj.
- Printimi
Nëse e printoni punimin tuaj, atëherë duhet ta printoni në letër të bardhë 8.5 X 11 inç.
Referencat:
https://style.mla.org/formatting-papers/
http://www.easybib.com/guides/citation-guides/mla-format/
https://study.com/academy/lesson/what-is-mla-format.html