Adoleshentët, interneti dhe rrjetet sociale

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

1. social media

    Shumica e tregimeve rreth adoleshentëve dhe internetit nënvizojnë rreziqet reale të ngacmimit kibernetik si dhe të mashtrimeve online, që më së shumti rrezikojnë adoleshentët. Një rrezik tjetër? Adoleshentët vetë. Ata kalojnë shumë orë në rrjete sociale, duke marrë mesazhe të shumta gjatë ditës e deri në orë të vona të natës, duke shkarkuar këngë të ndryshme si dhe duke përditësuar Facebook-un, e shumë aktivitete të tjera brenda ditës,  të cilat ndikojnë shumë në gjendjen e fëmijëve tuaj si dhe mund të jenë shumë të rrezikshme. Pra, interneti ka influencë të madhe te fëmijët.

    Duke qenë se Interneti është burim i jashtëzakonshëm i informatave nga më të ndryshmet, mund të themi se përdoret mjaft shumë. E ky përdprim i tepërt i internetit  po konsiderohet si dukuri negative dhe me rreziksikshmëri të lartë. Rreziqet me të cilat ballafaqohen të rinjtë janë varësia, ekspozimi ndaj materialeve jo të përshtatshme, humbja e kohës, etj. Megjithatë, interneti ka edhe aspektet e veta pozitive sepse na ndihmon në ngritjen e potencialit për të mësuar dhe nxitë marrëdhëniet shoqërore.

Sa janë të varur adoleshentët nga rrjetet sociale?

    Ne jetojmë në botën e rrjeteve sociale ku përditshmëria jonë lidhet shumë me informacionin që kërkojmë të marrim herë pas here. Varësia e adoleshentëve është në nivel më të lartë sesa tek fëmijët, kjo për arsye se vetë kureshtja e adoleshentëve i bën ata të hulumtojnë më shumë në botën virtuale. Duhet të jemi më specifik në ndarjen midis varësisë dhe kalimit të shumë orëve në rrjetet sociale për shkak të punës. Angazhimi në forma të ndryshme në mediat sociale është një aktivitet rutinë që sjell përfitime te fëmijët dhe adoleshentët qoftë në përmirësimin e komunikimit, lidhjeve shoqërore madje edhe rritjen e aftësive. Faqet e mediave sociale si Facebook dhe MySpace ofrojnë mundësi të shumta të përditshme për lidhjen me miqtë, shokët e klasës dhe njerëzit me interesa të përbashkëta.

    Për shkak të kapacitetit të tyre të kufizuar për vetë-rregullim dhe ndjeshmërisë që kanë ndaj presionit të bashkëmoshatarëve, fëmijët dhe adoleshentët mund të gjenden në rrezik gjatë lundrimit dhe eksperimentimit në mediat sociale. Përdorimi me intensitet të lartë i mediave sociale i ekspozon fëmijët ndaj disa sjelljeve si: ngacmimi kibernetik, dërgimi i mesazheve me përmbajtje eksplicite, ekspozimi ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme, diskriminimi etj.

    Disa nga rrjetet sociale më të përdorura nga adoleshentët:

Instagrami

   Instagrami është një rrjet social që mundëson shpërndarjen e fotove, marrjen e fotove, aplikimin e filtrave mbi to dhe shpërndarjen në rrjete të tjera sociale si Facebook dhe Twitter. U krijua nga Kevin Systrom dhe Mike Krieger dhe doli për përdorim në tetor të vitit 2010. Sot, ky rrjet po përdoret në masë të madhe dhe llogaritet të jenë deri në 100 milionë shfrytëzues aktiv, sipas një hulumtimi të bërë tri vite më parë.

Facebook

   Facebook është një rrjet social i hapur në shkurt të vitit 2004. Që nga shtatori i vitit 2012, Facebook ka mbi një miliard përdorues aktiv, më shumë se gjysma e të cilëve e përdorin atë. Së pari përdoruesit duhet të regjistrohen, pastaj mund të krijojnë një profil personal, të shtojnë përdoruesit e tjerë si miq, të shkëmbejnë mesazhe etj. Përveç kësaj, përdoruesit mund t’iu bashkohen grupeve me interesa të përbashkëta, të organizuara sipas vendit të punës, shkollës ose kolegjit etj.

WhatsApp

    WhatsApp Messenger është platformë e mesazheve të menjëhershme për të gjitha pajisjet e mençura që kanë qasje në internet. Përveç mesazheve me tekst, përdoruesit mund të dërgojnë edhe fotografi, video edhe audio mesazhe. WhatsApp u themelua në vitin 2009 nga amerikani Brian Acton dhe ukrainasi Jan Koum.

Referencat:

https://www.psychologytoday.com/us/blog/stepmonster/201004/teens-and-the-internet-how-much-is-too-much


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet