Shkathtësitë e forta dhe të buta

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

13. hard soft skills

    Për të përparuar në karrierën tuaj gjithmonë do të keni nevojë të rriteni dhe të shtyni veten përpara. Kjo do të thotë të mësosh vazhdimisht gjëra të reja, duke u zhvilluar si person, duke ndërtuar cilësi të reja dhe duke u përqendruar në shkathtësitë tuaja.

Shkathtësitë e forta

    Për të avancuar karrierën tuaj, së pari duhet të dini se: "Cilat janë shkathtësitë e forta?" Shkathtësitë e forta janë shkathtësi që mund të përcaktohen qartë dhe numërohen me lehtësi. Zakonisht, ato kërkohen për një punë ose universitet dhe deklarohen si "të domosdoshme" gjatë aplikimit.

    Shkathtësitë e forta përfshijnë njohuritë specifike dhe shkathtësitë e nevojshme për të pasur sukses në një punë. Këto shkathtësi mund të maten, të përcaktohen dhe vlerësohen si dhe mund të mësohen në çdo moshë dhe lehtë mund të shtohen në ekspertizën tuaj.

Cilat janë këto shkathtësi dhe si ndikojnë ato në karrierën tonë?

  • Shkathtësitë kompjuterike

    Pavarësisht nga fusha e punës që ju jeni duke punuar, njohuritë kompjuterike janë gjithmonë një nga shkathtësitë më të rëndësishme. Sa më shumë që të përmirësoni shkathtësitë tuaja kompjuterike, aq më të të aftë do të jeni.

    Ndërtimi i shkathtësive tuaja kompjuterike fillon me mësimet bazike të tilla si: shpejtësia e shkrimit, njohja e Microsoft Office dhe puna me spreadsheets. Pastaj, ju mund të zhvilloni shkathtësitë e forta të Uebit, si fushat e emailit dhe rrjetet sociale etj.

  • Menaxhimi i të dhënave

    Çdo biznes punon me një sasi shumë të madhe të të dhënave. Prandaj, do t'ju duhen shkathtësi të mira të menaxhimit dhe kërkimit të të dhënave për të nxjerrë në pah gjërat thelbësore. Ju gjithashtu duhet të jeni në gjendje të analizoni rezultatet, të kuptoni udhëzimet dhe përkufizimet, t'i rishikoni ato, dhe të krijoni raporte.

  • Planifikimi

    Një tjetër gjë që ju mund të shtoni në listën tuaj të shkathtësive të forta është planifikimi. Planifikimi nënkupton të vendosni (dhe të dini) se si të kryeni punën në mënyrë efektive, cilat mjete duhet t'i përdorni dhe si të organizoni kohën tuaj. Edhe nëse nuk jeni menaxher i projektit, planifikimi është ende një shkathtësi e fortë (dhe mund të aplikohet në çdo fushë tjetër të jetës). Nëse mund të planifikoni mirë punën tuaj, do të jeni në gjendje të menaxhoni më mirë kohën tuaj dhe jetën në përgjithësi.

  • Shkathtësitë e hulumtimit

    Shkathtësitë e hulumtimit janë diçka që ju nevojiten gjithmonë kur jeni duke u përgatitur për një punë, duke u njohur me një industri të re, duke mbledhur informacione dhe duke bërë një plan ku të filloni.

  • Shkathtësitë financiare

    Ekziston një numër i madh i shkathtësive në kategorinë e financave. Këto përfshijnë: kontabilitetin, buxhetimin, planifikimin financiar, menaxhimin e rrjedhës së parasë dhe shumë më tepër. Nuk do të thotë që ju duhet domosdoshmërish t'i zotëroni të gjitha këto, ju thjesht duhet të dini të punoni mirë me numrat.

Rëndësia e shkathtësive të forta:

    Pothuajse të gjitha punët sot, duke përfshirë edhe pozitat më profesionale, kërkojnë shkathtësi të forta. Zotërimi i shkathtësive specifike të forta tregon aftësinë e një personi për të kryer me sukses punën dhe për të përmbushur detyrat e tij. Të gjitha shkathtësitë e juaja, të kombinuara me kohë të mjaftueshme për t'i praktikuar, mund të ju bëjnë një aset të çmuar dhe të kërkuar për çdo kompani që ju intereson. Punëdhënësit vlerësojnë punonjësit potencial me shkathtësitë e tyre të forta. Shkathtësitë e buta zakonisht vijnë më vonë në procesin e punës së përbashkët dhe nuk vihen re në fillim. Pra, shkathtësitë e forta ju japin një avantazh të madh!

Shkathtësitë e buta

    Ndryshe nga shkathtësitë e forta, të cilat mund të provohen dhe të maten, shkathtësitë e buta janë të paprekshme dhe të vështira për t'u përcaktuar dhe mësuar, por luajnë rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e karrierës suaj. Shkathtësitë e buta janë atributet personale, tiparet e personalitetit dhe shkathtësitë e komunikimit të nevojshme për suksesin në punë. Shkathtësitë e buta quhen ato karakteristika që tregojnë se si një njeri ndërvepron në marrëdhëniet e tij/saj me të tjerët.

 Cilat janë këto shkathtësi dhe si ndikojnë ato në karrierën tonë?

  • Puna në ekip

    Suksesi i një kompanie rrallë varet nga një person që bën diçka nga vetja. Suksesi është rezultat i shumë njerëzve që punojnë drejt një qëllimi të përbashkët. Kur punonjësit mund të sintetizojnë talentet e tyre të ndryshme, të gjithë fitojnë. Kjo ju ndihmon të krijoni një imazh më të mirë në sytë e shefit dhe kolegëve tuaj.

  • Zgjidhja e problemeve

    Kur diçka shkon keq, ju mund të ankoheni ose të veproni. Gjithmonë zgjidhni të veproni dhe mundohuni t'i zgjidhni vet problemet e juaja. "Gjithmonë ofroj shefit tënd një zgjidhje, jo një problem," thotë Robinson. Pra, kur një çështje ngrihet, uluni dhe mendoni se si do ta adresoni atë përpara se ta sillni atë në vëmendjen e shefit tuaj.

  • Vëzhgimi kritik

    Të jesh një vëzhgues kritik mund të ju ndihmojë dhe të ju bëj një punëtor më të mirë. Kompanitë kanë nevojë për mendimtarë kritikë - njerëz që sjellin një perspektivë të re dhe ofrojnë zgjidhje intuitive dhe ide për të ndihmuar kompaninë të fitojë një shans në konkurrim ose të përmirësojë proceset e brendshme. Për të qenë vëzhgues kritik, duhet të jeni në gjendje të analizoni informacionin dhe ta përdorni atë.

Rëndësia e shkathtësive të buta:

    Shkathtësitë e buta po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për punëdhënësit kur duhet të zgjedhin mes kandidatëve me përvojë dhe arsim të ngjashëm. Në mjedisin konkurrues të punësimit, punëdhënësit kërkojnë shkathtësi të caktuara të buta për të punësuar njerëzit më të përshtatshëm për pozitën e caktuar. Shkathtësitë e buta u japin kandidatëve një avantazh dhe u tregojnë punëdhënësve potencial përfitimet shoqërore dhe kulturore që do të sillnin në rolin dhe kompaninë e tyre të re. Po ashtu, këto shkathtësi i plotësojnë shkathtësitë e forta dhe posedimi sa më i shumëllojshëm i tyre ju çon në avantazh më të madh.

Referencat:

https://blog.mindvalley.com/hard-skills/

https://www.monster.com/career-advice/article/soft-skills-you-need

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet