Çka është shkollimi në shtëpi?

Ekipi i Busullës

153 artikuj

4. homeschooling

    Shkollimi në shtëpi është një lloj i shkollimit ku fëmijët mësojnë jashtë mjedisit shkollor nën mbikëqyrjen e prindërve të tyre. Ata përcaktojnë se çka dhe si do të mësojë fëmija duke ndjekur çfarëdo rregullore qeveritare që zbatohet në atë shtet. Ky lloj i shkollimit nuk financohet prej institucioneve arsimore. 

    Familjet zgjedhin këtë lloj të shkollimit për disa arsye, duke përfshirë pakënaqësitë për opsionet e edukimit që janë në dispozicion, besimet e ndryshme fetare ose filozofitë arsimore apo bindjen se fëmijët nuk po përparojnë brenda shkollës tradicionale. Ideja e shkollimit në shtëpi filloi të rritet në vitin 1970 kur disa autorë dhe hulumtues të famshëm si John Holt, Dorothy dhe Raymond Moore filluan të shkruajnë për reformën arsimore. Ata sugjeruan që shkollimin në shtëpi ta bëjnë opsion alternativ arsimor.

    Prindërit duhet të kenë një nivel të shkollimit për të dhënë mësim në shtëpi. Ata duhet të zbatojnë mësimet, të organizojnë udhëtime në terren, të koordinojnë aktivitetet me prindërit e tjerë dhe të sigurohen që janë në përputhje me ligjet për arsim. Këto përgjegjësi u shtohen atyre përveç rolit si prind.

    Disa përfitime të shkollimit në shtëpi janë: prindërit kontrollojnë çka mësojnë fëmijët e tyre dhe kur i mësojnë ato, i tregojnë fëmijëve që mësimi nuk është i mërzitshëm por është atraktiv, krijojnë lidhje më të forta me fëmijët, krijojnë orarin që iu përshtatet, transferojnë vlerat dhe besimet e tyre te fëmija, mbrojnë ata nga ndikimet negative që mund të hasin në shkollë etj.

    Një nga përfitimet më të mëdha të shkollimit në shtëpi është fleksibiliteti. Nëse fëmijët kanë vështirësi në një lëndë apo temë specifike, prindërit nuk kanë nevojë ta kalojnë atë dhe të vazhdojnë me mësimin e radhës. Në vend të kësaj prindërit mund të punojnë me fëmijët e tyre deri sa ta kenë kuptuar mirë mësimin. Shkollimi në shtëpi u lejon prindërve të marrin gjithë kohën që ju nevojitet për t'u siguruar që fëmijët e tyre e kanë kuptuar mësimin e shpjeguar. Fëmijët që shkollohen në shtëpi mund të lëvizin me një ritëm më të shpejtë sa i përket mësimit, se sa bashkëmoshatarët e tyre.

    Disa të meta që mund t’i bart ky lloj i shkollimit për prindërit janë: duhet ta planifikojnë orarin e mësimit si dhe të merren edhe me punët administrative, kanë më pak kohë për veten, gjithashtu duke marrë përgjegjësi për të luajtur rolin e prindit dhe mësuesit kanë gjasa më të mëdha për stres dhe lodhje.

    Në shumicën e shteteve të botës shkollimi në shtëpi lejohet, por më i popullarizuar është në: Australi, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Zelandën e Re. Në shtetet si Gjermani dhe Turqi shkollimi në shtëpi nuk është në përputhje me ligjin dhe konsiderohet si diçka ilegale.

    Nëse doni të dini si funksionon ligji për shkollimin në shtëpi në Kosovë, mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm, në nenin 47:

  • Në gjuhën shqipe:

http://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/1-ligji-per-arsimin-parauniversitar.pdf

  • Në gjuhën angleze:

https://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Law%20on%20preuniversity%20education.pdf

    Ndërsa në Shqipëri neni 17 i ligjit 69/2012 thotë: “Arsimimi në kushtet e shtëpisë ofrohet në raste të veçanta, për të gjitha klasat e arsimit bazë ose vetëm për disa prej tyre. Ministria përcakton rastet e veçanta, kriteret dhe procedurat për arsimimin në kushtet e shtëpisë.”

Referencat:

https://www.parents.com/kids/education/home-schooling/homeschooling-101-what-is-homeschooling/

http://www.calverteducation.com/should-i-homeschool/homeschooling-pros-and-cons

https://www.homeschoolersofmaine.org/you-can-homeschool/what-is-homeschooling/homeschooling-benefits/

https://www.thoughtco.com/what-is-homeschooling-1832543

http://www.nationmaster.com/country-info/stats/Education/Homeschooling-legal-status

https://www.researchgate.net/publication/259778660_Home_Education_Legalized_in_Albania_A_Review_of_Education_Law_692012_Article_17

http://www.home-school.com/news/history-of-homeschooling.php

https://www.kidsacademy.mobi/storytime/5-most-common-homeschooling-mistakes/


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet