Përse duhet të dini të përdorni MS Office?

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Ms

    Të gjitha bizneset në ditët e sotme përparojnë dhe konkurrojnë më së miri kur janë në hap me përdorimin  e teknologjisë. Nëse nuk jeni duke i kuptuar bazat e aplikacioneve të biznesit, atëherë ju nuk do të mund të shfaqni potencialin tuaj apo të ndihmoni biznesin tuaj t’i arrijë ato. Po ashtu, si punonjës do të keni më pak gjasa për punësim nëse nuk i keni njohuritë bazike të pakos së MS Office.

    Pakoja e Microsoft Office përdoret nga 80% e kompanive në botë, prandaj ky popullaritet i gjithanshëm është një arsye e mirë për të njohur atë.

    Më poshtë i gjeni 4 arsyet se pse duhet ta dini pakon e Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint, OneNote, Access, Outlook):

  • Popullariteti

    Meqë MS Office përdoret pothuajse nga secila kompani, aftësitë/njohuritë që i keni për këtë pako janë lehtë të aplikueshme në secilin vend të ri të punës.  

  • Komunikimi

    Ju mund të komunikoni dhe bashkëpunoni në mënyrë shumë efektive duke shfrytëzuar MS Office, qoftë  duke e përdorur Outlook për email, ose duke punuar në një dokument në Word dhe PowerPoint .Në kuptimin e plotë të fjalës, ju do të jeni në të njejtin nivel me kolegët tuaj, gjë që ndihmon në zvogëlimin e gabimeve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit që ua ofroni klientëve tuaj.

  • Produktiviteti

    Microsoft Office ju ndihmon të jeni më produktiv në punë apo në shkollë. Për shembull, Excel përveç që ju lejon të regjistroni dhe llogaritni të dhënat, në të gjithashtu ka edhe funksione të tjera analitike të avancuara të cilat më herët janë kryer vetëm nga profesionistët e kontabilitetit, kurse tani mund të kryhen shpejt edhe nga asistentët.

  • Thjeshtësia

    Secila nga komponentët e MS Office është e lehtë për t'u përdorur dhe përfshijnë edhe udhëzimet për ndihmë. Nëse ndonjëherë ngecni, thjesht shkoni tek udhëzimet për ndihmë dhe shkruani pyetjen tuaj. Mund të përdorni edhe kërkimet në internet për mësime se si të zgjidhen problemet që dalin të ilustruara me video të ndryshme.

        Nëse dëshironi një karrierë të suksesshme, ju do të duhet të jeni njohës i mirë i  MS Office-it. Nëse nuk jeni i sigurt se si të filloni atëherë kërkoni për programe të trajnimit në Internet.  

Referencat:

https://www.chartercollege.edu/news-hub/4-important-reasons-you-need-know-microsoft-office-suite

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet