Edukimi Waldorf, Mason, dhe Montessori

Ekipi i Busullës

153 artikuj

4. waldorf

Edukimi Waldorf

    Ky lloj i edukimit njihet edhe si Steiner ose Steiner-Waldorf sipas filozofit dhe shkencëtarit austriak Rudolf Steiner. Shkollat me sistemin arsimor Waldorf janë ambiente të sigurta dhe edukative ku fëmijët mund të gëzojnë fëmijërinë e tyre dhe të mbrohen nga ndikimet e dëmshme të shoqërisë.

    Metoda Waldorf e mësimdhënies është një strategji unike arsimore e cila synon integrimin e zhvillimit intelektual, praktik dhe artistik të nxënësve përmes një kurrikule të gjerë ku përfshihen: lëndët akademike, lëndët për artin dhe muzikën, edukimin fizik, emocional dhe social. Ata synojnë të zhvillojnë individë të lirë, të integruar, moralisht përgjegjës dhe me një shkallë të lartë të kompetencës sociale.

    Shkollat me metodën Waldorf nuk udhëhiqen nga drejtorë që kanë motive politike apo ekonomike, por kryesisht menaxhohen nga mësuesit.

    Ky lloj i edukimit inkurajon të mësuarit për të kuptuar dhe jo të mësuarit për të marrë nota të mira. Në shkollat fillore ku zhvillohet edukimi Waldorf nxënësit nuk vlerësohen me nota. Fëmijët inkurajohen të mësojnë të luajnë instrumente muzikore, të thurin me grep, të vizatojnë, etj. Përveç kësaj, metoda Waldorf nuk përdor asnjë tekst apo libër shkollor deri në klasën e gjashtë. Në vend të kësaj, fëmijët e shkollave fillore mbajnë një ditar ku regjistrojnë përvojat e tyre ditore dhe atë që kanë mësuar. Fëmijët zakonisht mësojnë në ambiente të jashtme, gjë që nxit lojëra krijuese dhe imagjinative.

    Qëllimi kryesor i edukimit Waldorf është që t’iu mësoj fëmijëve ta vlerësojnë prejardhjen dhe vendin e tyre në botë, jo si pjesë e një kombi, grupi etnik, apo race por si anëtarë të njerëzimit dhe qytetarë të botës.

Edukimi Charlotte Mason

‘’Never be within doors when you can rightly be without’’ – Charlotte Mason

    Charlotte Mason ishte një mësimdhënëse angleze që gjatë gjithë jetës së saj u përkushtua për përmirësimin e edukimit në Mbretërinë e Bashkuar. Metoda e saj u fokusua në vlerën e fëmijëve dhe besonte se ata kishin mendje të shëndosh. Qasja e saj mbështet leximin e librave dhe shpenzimin e kohës në natyrë. Edukimi sipas Charlotte Mason është një filozofi e bazuar në artet liberale dhe qëllimi i saj është të sjellë shumëllojshmëri të lëndëve përmes letërsisë, kryeveprave të artit, poezisë dhe shkencave të ndryshme humane.

    Charlotte Mason besonte se fëmijët duhet të lejohen të zhvillohen në mënyrë të natyrshme dhe prindërit e tyre t’i ndihmojnë ata të forcojnë tiparet e mira të karakterit. Sipas metodës së saj, fëmijët nuk janë ‘’lista të zbrazëta'' por janë qenie njerëzore të afta për mendime inteligjente.

    Me metodën e Charlotte Mason fëmijët nuk mësojnë me libra tradicional në shkolla, por me libra të shkruar nga ekspertë që nxisin fëmijët të kërkojnë më shumë njohuri.

Edukimi Montessori

    Montessori është një qasje inovative e përqendruar te edukimi i fëmijëve që u krijua nga Maria Montessori, një mjeke dhe edukatore italiane. Përkundër shkollave që zakonisht fokusohen në arsim akademik, kjo metodë fokusohet që të respektojë dhe inkurajoj dallimet individuale të secilit fëmijë duke ofruar një mjedis edukues që i mëson të jenë të shoqërueshëm dhe u mëson shkathtësitë emocionale.

    Parimi filozofik prapa metodës Montessori është se fëmijët të gjithë e kanë një ‘’udhëzim’’ të tyre të brendshëm për t’u zhvilluar. Mësimdhënësit veprojnë si udhërrëfyes, duke u kujdesur për klasën e tyre ata  largojnë çdo pengesë që nxënësit mund të hasin në mësim, por duke mos qenë si instruktor i drejtpërdrejtë. Në vend që të shpjegojnë mësimet me libra, ligjërata, plane mësimore, etj., mësimdhënësit vetëm do t’i udhëzojnë ata për mësim, pra fëmijët në fund të fundit janë përgjegjës për të mësuarit individual të tyre.

    Në klasat ku zbatohet edukimi Montessori, fëmijët janë të moshave të ndryshme pasi që asnjë fëmijë nuk arrin të zhvillohet në hap të njëjtë, p.sh. në një klasë mund të ketë fëmijë të moshës 3 dhe 6 vjeçare. Gjithashtu puna grupore rrallë herë shihet në këto klasë sepse edukimi Montessori inkurajon punën individuale.

Referencat:

http://www.teach-nology.com/teachers/methods/waldorf/

http://www.teach-nology.com/teachers/methods/montessori/

http://home-school-coach.com/waldorf-montessori-charlotte-mason-educational-methods/

http://closeacademy.blogspot.com/2010/07/charlotte-mason-maria-montessori-and.html

http://montessoritraining.blogspot.com/2013/07/comparing-montessori-mason.html

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet