Basic Check®

Bitmap e6e6a88740d550424841976c65ddd25333f290945c1b2056c82d77a667c6db8b
Basic Check mundëson krijimin e profilit personal të aftësive për secilin nxënës. Shkollat dhe instancat e tjera vendimmarrëse do ta kenë mundësinë, që me ndihmën e këtyre rezultateve – shkencëtarisht të validuara, t’u rekomandojnë nxënësve regjistrimin në shkollat dhe profesionet adekuate.

Basic Check

Basic Check është një test neutral i aftësive të nxënësve. Ky test përdoret nga shkollat e mesme profesionale në disa shtete të BE-së dhe më gjerë para regjistrimit të nxënësve në vitin e parë në këto shkolla dhe para fillimit të praktikës në ndërmarrje.

Basic Check mundëson krijimin e profilit personal të aftësive për secilin nxënës. Shkollat dhe instancat e tjera vendimmarrëse do ta kenë mundësinë, që me ndihmën e këtyre rezultateve – shkencëtarisht të validuara, t’u rekomandojnë nxënësve regjistrimin në shkollat dhe profesionet adekuate.

Basic Check është një test i cili zgjat 2.5 orë dhe përbëhet prej:

  • Detyrave logjike nga fusha e gjuhës
  • Detyrave logjike me përmbajtje dy dhe tri dimensionale
  • Detyrave logjike me numra
  • Detyrave nga fusha e gjuhës angleze
  • Detyrave praktike

Dobitë që i sjell përdorimi i testit për orientim në karrierë
Basic Check

  • 1 Nxënësit do ta kenë një test neutral të shkathtësive të tyre dhe do të informohen dhe këshillohen rreth mundësive të shkollimit profesional në vend konform njohurive reale që ata i posedojnë
  • 2 Nxënësit do të jenë më të motivuar për të mësuar pasi që janë regjistruar në drejtimet dhe shkollat të cilat ju përshtaten më së miri aftësive dhe njohurive të tyre
  • 3 Numri i nxënësve që e ndërprejnë mësimin do të zvogëlohet
  • 4 Stafi akademik dhe mësimdhënësit do të arrijnë rezultatet më të mira, pasi që motivimi i nxënësve të regjistruar do të jetë më i lartë
  • 5 Kostoja sociale do të zvogëlohet pasi që nxënësit do të jenë profesionalisht të përgatitur dhe do të gjejnë shumë më lehtë punë
  • 6 Shkollat do ta kenë mundësinë të profilizohen dhe profesionalizohen më tej
  • 7 Imazhi i shkollave të mesme profesionale do të përmirësohet falë aftësisë së nxënësve për të gjetur më lehtë një vend praktike dhe më vonë punësimin
Përdorimi i Basic Check sjell shumë përfitime. Për shembull në Zvicër është arritur që brenda 15 viteve të përdorimit të Basic Check numri i nxënësve që e kanë ndërprerë shkollimin e mesëm profesiona ka rënë në më pak se 2% në nivel vendi (Swissmem). Bizneset nuk mundësi për punë praktike pa Basic Check.Rrjedhimisht, regjistrimi në shkollët të mesme nuk është i mundur pa kontratë të praktikës. Po ashtu, procesi i rekrutimit të praktikatëve shumë më lehtë i realizueshëm, falë analizës automatike të rezultateve të Basic Check.
Writing d61c9236ace2d5611290a766ded18c830114cde644c8b6038503f78fd0161fd8

Ky test u ofrohet pa pagesë nxënësve të shkollave të cilat kanë marrëveshje për shfrytëzimin e portalit.

Në rast se dëshironi ta përdorni këtë test për ndërmarrjen tuaj apo për qëllime individuale (nëse nuk jeni nxënës) mund të na shkruani në info@smart-bits.ch

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet