• Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115
    A ekziston Busulla.COM si aplikacion mobil? 5 muajë më parë

    Busulla.COM përveç që ekziston si platformë në ueb faqe, ajo është në dispozicion të përdoruesve edhe përmes pajisjeve të tyre në platformat mobile iOS dhe Android.

  • Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115
    Çka nëse mungojnë informata rreth një institucioni që më intereson? 5 muajë më parë

    Busulla.COM është platformë që pandërprerë plotësohet dhe përditësohet me informata relevante për përdoruesit. Mirëpo, kontributi juaj në këtë drejtim është mjaft i vlefshëm. Në rast që hasni në mungesë të informatave për ndonjërin nga institucionet arsimore, ju lutemi që të na kontaktoni në e-mail-in tonë zyrtar ashtu që stafi ynë të realizoj ndryshimet e nevojshme në kohë.

    E-mail zyrtar: info@smart-bits.ch

  • Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115
    Pse janë të besueshme informatat në Busulla.COM? 5 muajë më parë

    Të gjitha informatat që gjenden në Busulla.COM janë grumbulluar nga institucionet përkatëse dhe janë publikuar vetëm pas konfirmimit për saktësi. Mirëpo, stafi administrativ i Busullës vazhdon t’i plotësoj këto informata sapo institucionet përkatëse kërkojnë një gjë të tillë. Informatat rreth profesioneve janë të mbledhura nga Korniza Kombëtare e Kualifikimeve dhe janë plotësuar me informata të ofruara nga përfaqësues të bizneseve. Këto informata janë të verifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT). Të gjitha shpalljet e punës janë të aprovuara vetëm pas kontrollimit të kompanive për korrektësi të informatave të ofruara.

  • Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115
    Si bëhet këshillimi? 5 muajë më parë

    Në kuadër të këshilltarit bëjnë pjesë 3 elemente të paraqitura në platformë:

    • Forumi

    Ofron mundësi për shtjellim të temave dhe diskutimeve të ndryshme nga anëtaret e Busullës.

    • Këshillat

    Ofron këshilla dhe përgjigje për shumë pyetje të ndërlidhura më së shpeshti me orientimin në karrierë.

    • Storie suksesi

    Ofron storie të ndryshme rreth njerëzve të cilët kanë arritur sukses si dhe artikuj motivues.

    Këshillimi bëhet në kuadër të këtyre elementeve duke iu referuar gjithmonë temave dhe pyetjeve më aktuale të cilat kanë për qëllim ta ndihmojnë çdonjërin për orientim dhe zhvillim të karrierës.

  • Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115
    Çka janë këshillat dhe storiet e suksesit? 5 muajë më parë

    Në Busulla.COM mund të gjeni komponentin Këshilltari, në kuadër të së cilit bëjnë pjesë forumi, këshillat, dhe storiet e suksesit. Tek vegëza Këshillat ju mund të gjeni artikuj mbi pyetjet që shtrohen më së shpeshti nga nxënësit, studentët etj. Këta artikuj ndihmojnë lexuesit të mësojnë gjëra që ju duhen në shkollë, universitet, punë dhe jetë të përditshme. Në anën tjetër, storiet e suksesit përmbajnë storie për njerëz të suksesshëm të cilat ndihmojnë përdoruesit e platformës në rritjen e vetëdijes dhe dëshirës për qëllimet e tyre të karrierës. Të njëjtat storie kanë për qëllim të rrisin motivimin e të rinjve në ndjekjen e rrugës së tyre të karrierës. Këto storie suksesi ilustrohen përmes videove.

  • Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115
    Çka është Busulla.COM? 5 muajë më parë

    Busulla.COM është portali zyrtar i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë (MASHT) për orientim profesional dhe këshillim në karrierë. Misioni i Busulla.COM është asistimi i nxënësve në rrugëtimin e tyre drejt botës profesionale duke përdorur teste të karrierës (testet e Interesave, Vlerave, Aftësive, dhe Preferencave - IVAP). Në këtë portal nxënësit mund të marrin informata për shkollat dhe kolegjet, profesionet, të ju nënshtrohen testeve të karrierës, të aplikojnë për punë ose praktikë, dhe të gjejnë përgjigje në pyetjet e tyre lidhur me karrierën. Busulla.COM gjithashtu do shërbejë si vendtakim për punëtor apo praktikant me biznese.

  • Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115
    Cilët janë hapat pasues pas përfundimit të testeve IVAP? 5 muajë më parë

    Pas përfundimit të testeve të Interesave, Vlerave, Aftësive, dhe Preferencave (IVAP) dhe pranimit të listës fillestare të profesioneve të përshtatshme, ju duhet të hulumtoni për këto profesione në modulin e profesioneve të ofruara në Busulla.COM. Aty mund të gjeni informata lidhur me aktivitetet, njohuritë dhe shkathtësitë, shkollimin, kushtet e punës, dhe pagën për profesionet e paraqitura. Pastaj është me rëndësi që ju të fokusoheni në institucionet që ofrojnë shkollimin e kërkuar për profesionet e zgjedhura. Gjatë gjithë këtij procesi, mos hezitoni të kontaktoni këshilltarin e karrierës në qendrën më të afërt apo të konsultoheni me stafin e Busulla.COM.

  • Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115
    Çka ofron Busulla.COM për orientim në karrierë? 5 muajë më parë

    Busulla.COM ofron gjashtë porta të rëndësishme për çdonjërin që kërkon këshillim për orientim në karrierë:

    • Shkollat/kolegjet

    Mundëson zgjedhje të nivelit të shkollimit, drejtimin, dhe qytetin në të cilin ju keni planifikuar apo dëshironi të vijoni mësimin. Në këtë mënyrë, platforma mundëson që ju të gjeni vendin dhe institucionin adekuat për edukimin të cilin ju po e kërkoni.

    • Testet e karrierës

    Testet e karrierës, IVAP, ekzaminojnë interesat, vlerat, aftësitë, dhe preferencat tuaja për karrierë.

    Interesat: në bazë të përgjigjeve të dhëna, testi përcakton cilën punë e bëni më me kënaqësi.

    Vlerat: testi përcakton se çfarë ka më shumë vlerë për ju.

    Aftësitë: testi përcakton cilat aftësi i zotëroni.

    Preferencat: përcakton çfarë preferoni të mësoni në të ardhmen.

    • Basic Check

    Testi Basic Check vlerëson shkathtësitë tuaja për një profesion të caktuar. Në bazë të përgjigjeve të ofruara në pyetjet e testit, profili juaj paraqet se cilat profesioni mund t’i zotëroni në bazë të shkathtësive aktuale.

    • Profesionet

    Në Busulla.COM gjenden mbi 200 profesione që mund t’i kërkoni sipas fushës, shkollimit, aktualitetit, dhe pagës. Nëse dëshironi të dini për një profesion të caktuar, platforma ofron video dhe përshkrime në të cilat përfshihen aktivitetet, njohuritë, dhe shkathtësitë që kërkohen. Gjithashtu, përshkrimi ofron informata për kushtet e punës, veglat e punës dhe shkollimin dhe trajnimet e domosdoshme për profesionin përkatës.

    • Puna dhe praktika

    Në këtë platformë mund të eksploroni mundësitë e praktikës dhe punës duke e kategorizuar kërkimin në bazë të llojit, fushës, qytetit, dhe kompensimit.

    • Këshilltari

    Përmes këshilltarit ofrohen artikuj të ndryshëm që iu përgjigjen pyetjeve më të shpeshta e që kanë për qëllim përgatitjen e nxënësve dhe studentëve për zhvillim të mëtutjeshëm arsimor dhe profesional. Për shembull, një artikull i ofruar në këtë portë është i bazuar në pyetjen: si të shkruajmë një CV? Përveç artikujve, në kuadër të Këshilltarit ofrohen edhe Forumi dhe Storiet e suksesit.

  • Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115
    Si të hapim një llogari në Busulla.COM dhe cilat janë llojet e përdoruesve? 5 muajë më parë

    Varësisht nga roli juaj dhe institucioni që përfaqësoni, funksionet tuaja dhe mënyra e hapjes së llogarisë në Busulla.COM dallon. Disa nga rolet që i ofron Busulla.COM janë:

    • Nxënës
    • Prindër
    • Këshilltar Karriere
    • Autor
    • Përfaqësues i shkollës
    • Përfaqësues i DKA-së
    • Përfaqësues i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
    • Përfaqësues i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale
    • Biznese

    Hapja e llogarive për përdoruesit në rolin e nxënësit bëhet nga arsimtari i lëndës së Orientimit në Karrierë. Megjithatë, nxënësit e kanë mundësinë që këtë llogari ta hapin edhe vet.

    Hapja e llogarive si përdorues i thjeshtë dhe biznes është e pavarur. Ndërsa, llogaritë tjera duhet të krijohen nga stafi administrativ i Busullës pas verifikimit të roleve.

    Për të hapur një llogari si përdorues i thjeshtë apo nxënës vizitoni Busulla.COM, pastaj klikoni butonin “Kyçu”. Ne fund të dritares së re klikoni butonin “ Regjistrohu”. Në dritaren e re zgjidhni mënyrën e regjistrimit, ju mund të plotësoni formularin ose të krijoni llogari duke përdorur llogarinë tuaj në Google ose Facebook.

    Për të hapur llogari si biznes klikoni në butonin “Puna dhe Praktika”, pastaj në dritaren e re klikoni në butonin “Posto Shpallje”. Pas plotësimit të formularit që shfaqet në dritaren e re apo përdorimit të llogarisë në Google ose Facebook për të hapur një llogari në Busulla.COM, ju duhet të prisni stafin administrativ që të bëjë verifikimin e llogarisë ashtu që t’iu mundësohet postimi i shpalljeve.

  • Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115
    Çfarë është programi për orientim në karrierë? 5 muajë më parë

    Të keni një plan është thelbësore për të përparuar në çdo aspekt të jetës, por është veçanërisht e rëndësishme kur në fjalë është karriera juaj. Udhëzimi i karrierës është udhëzimi i dhënë individëve për t'i ndihmuar ata të fitojnë njohuritë, informacionet, aftësitë dhe përvojat e nevojshme për të identifikuar mundësitë e karrierës.

    Platforma për orientim në karrierë krijon tema të cilat janë tejet të rëndësishme për t’u siguruar që hapat tuaj të parë drejt karrierës janë të duhur. Krijimi i CV-së, letrës motivuese, zhvillimi i rrethit shoqëror, intervistat, komunikimi verbal dhe jo verbal, planifikimi i karrierës, testet e shkathtësive dhe të personalitetit dhe caktimi i synimeve janë vetëm disa nga temat që zhvillohen në kuadër të këtij programi.

    Këshillimi në karrierë ka qenë gjithmonë i rëndësishëm, por vetëm kohët e fundit ka marrë njohjen meritore. Më parë njerëzit kërkonin këshilltarë të karrierës për një ndryshim në karrierë vetëm pasi kishin një punë dhe ishin të pakënaqur me të. Tani njerëzit e pranojnë se kjo nuk është ideale. Rëndësia e këtij programi është e madhe ngase ndihmon në identifikimin e shkathtësive, të aspiratave, dhe minimizimin e gabimeve gjatë përcaktimit për karrierë. Prandaj, të gjithë mund të përfitojnë nga një program i tillë, i cili nuk përjashton as ata që janë të pakënaqur me karrierën e zgjedhur dhe dëshirojnë ta ndryshojnë apo t’i rikthehen asaj.