• Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115
    A mund ta kontaktoj një këshilltar? 26 ditë më parë

    Të gjitha pyetjet tuaja në lidhje me këshillimin për orientim profesional dhe edukim mund t’i adresoni tek këshilltarët dhe ekipi administrativ i platformës Busulla.COM. Informatat për kontakt janë:

  • Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115
    Çfarë është programi për orientim në karrierë? 26 ditë më parë

    Të keni një plan është thelbësore për të përparuar në çdo aspekt të jetës, por është veçanërisht e rëndësishme kur në fjalë është karriera juaj. Udhëzimi i karrierës është udhëzimi i dhënë individëve për t'i ndihmuar ata të fitojnë njohuritë, informacionet, aftësitë dhe përvojat e nevojshme për të identifikuar mundësitë e karrierës.

    Platforma për orientim në karrierë krijon tema të cilat janë tejet të rëndësishme për t’u siguruar që hapat tuaj të parë drejt karrierës janë të duhur. Krijimi i CV-së, letrës motivuese, zhvillimi i rrethit shoqëror, intervistat, komunikimi verbal dhe jo verbal, planifikimi i karrierës, testet e shkathtësive dhe të personalitetit dhe caktimi i synimeve janë vetëm disa nga temat që zhvillohen në kuadër të këtij programi.

    Këshillimi në karrierë ka qenë gjithmonë i rëndësishëm, por vetëm kohët e fundit ka marrë njohjen meritore. Më parë njerëzit kërkonin këshilltarë të karrierës për një ndryshim në karrierë vetëm pasi kishin një punë dhe ishin të pakënaqur me të. Tani njerëzit e pranojnë se kjo nuk është ideale. Rëndësia e këtij programi është e madhe ngase ndihmon në identifikimin e shkathtësive, të aspiratave, dhe minimizimin e gabimeve gjatë përcaktimit për karrierë. Prandaj, të gjithë mund të përfitojnë nga një program i tillë, i cili nuk përjashton as ata që janë të pakënaqur me karrierën e zgjedhur dhe dëshirojnë ta ndryshojnë apo t’i rikthehen asaj.