School board meeting

Administrator/-e i/e kurrikulës

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA E EDUKIMIT

Edukim

Paga

-

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Administratorët e kurrikulës përmirësojnë dhe zhvillojnë kurrikulën e institucioneve arsimore. Ata analizojnë cilësinë e kurrikulës ekzistuese dhe punojnë drejt përmirësimit. Ata komunikojnë me profesionistët e arsimit për të siguruar një analizë të saktë dhe raportojnë mbi progresin e kurrikulës.

Aktivitetet

  • Vëzhgimi i punës së stafit mësimdhënës në vlerësim të përformancës si dhe të rekomandoj ndryshime që përmirësojnë aftësitë e mësimdhënies
  • Këshillimi i stafit administrativ dhe arsimor në zhvillimin e kurrikulës, përdorimin e materialeve dhe zbatimin e programeve dhe procedurave shtetërore
  • Organizimi i realizimit dhe dizanjimit të materialeve të kurrikulës
  • Vlerësimi, hulumtimi dhe përgatitja e rekomandimeve për kurrikulën, metodat udhëzuese dhe materialet për sistemet shkollore
  • Interpretimi dhe zbatimi i kërkesave shtetërore për ligjet dhe rregullat arsimore.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri mbi metodat për hartimin e kurrikulës dhe trajnimit, mësimdhënies për individë dhe grupe, si dhe vlerësimin e efektit të trajnimit
  • Të jenë të aftë t’i zbatojnë standardet e kurrikulës dhe të kenë njohuri mbi pedagogjinë
  • Të jenë të aftë të monitorojnë dhe vlerësojnë performancën dhe progresin e sistemit arsimor
  • Të jetë të aftë të vlerësojnë performancën e stafit arsimor.

Kushtet e punës

Administratorët e kurrikulës punojnë në shkolla, kolegje dhe universitete publike dhe private. Ata zakonisht punojnë në orar të rregullt mësimor, por ndonjëherë punojnë orë shtesë për ndërmarrjen e  detyrave administrative.

Veglat e punës

Administratorët e kurrikulës përdorin kompjuterë dhe pajisje të tjera të zyrës për të kryer aktivitetet profesionale dhe administrative.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si administrator i kurrikulës, është e nevojshme një diplomë në fushën e edukimit.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?