7

Agjent/-e i/e marketingut të mediave sociale

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I lartë

FUSHA E EDUKIMIT

Biznes, administratë dhe juridik

Paga

400 - 2000

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Agjentët e marketingut të mediave sociale kryejnë aktivitete duke kombinuar aftësitë e marketingut me menaxhimin e mediave sociale dhe forcojnë praninë e kompanisë në mediat sociale, duke përfshirë krijimin e rrjeteve me klientët, promovimin e  përqendruar në markë dhe përmbajtjen tërheqëse, si dhe zgjerimin e mundësive të të hyrave.

Aktivitetet

  • Sigurimi i qëndrueshmërisë së markës në marketing dhe mesazheve në mediat sociale duke punuar me anëtarë të ndryshëm të departamentit të kompanisë, përfshirë reklamimin, zhvillimin e produktit dhe menaxhimin e markës
  • Mbledhja e të dhënave të klientit dhe analizimi i ndërveprimeve dhe vizitave, duke përdorur informata për të krijuar raporte gjithëpërfshirëse dhe për të përmirësuar strategjitë dhe fushatat e ardhshme të marketingut
  • Raportimi i progresit te menaxhmenti i lartë i marketingut
  • Rritja dhe zgjerimi i pranisë së kompanisë në mediat sociale dhe në platforma të reja të  këtyre mediave, dhe rritja e pranisë në platformat ekzistuese duke përfshirë Facebook, LinkedIn, Twitter dhe Instagram
  • Hulumtimi dhe monitorimi i aktivitetit të konkurrentëve të kompanisë.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri për menaxhimin dhe marketingun e mediave sociale
  • Të jetë të aftë të demonstrojë komunikim të fortë verbal dhe të shkruar
  • Të kenë njohuri për mbledhjen dhe analizën e të dhënave
  • Të jetë të aftë t'u kushtojnë vëmendje detajeve
  • Të kenë njohuri mbi platformat kryesore të mediave sociale.

Kushtet e punës

Agjentët e marketingut të mediave sociale punojnë në zyrat brenda një organizate si dhe shpesh kryejnë shërbimet e tyre në zyrat e klientëve. Ata zakonisht punojnë me orar të rregullt, megjithatë, mund të punojnë edhe jashtë orarit kur përmbushin afatet e ngushta kohore.

Veglat e punës

Agjentët e marketingut të mediave sociale përdorin kompjuterë, laptopë dhe telefona të mençur duke përdorur rrjetin online.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si agjenti i marketingut të mediave sociale ju duhet të përfundoni studimet Bachelor në ekonomi ose marketing.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?