Sales

Agjent/-e i/e shitjes

Shkollimi

Trajnime profesionale

Aktualiteti

FUSHA E EDUKIMIT

Paga

-

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Agjentët e shitjes u shesin produkte dhe shërbime bizneseve apo individëve. Ata komunikojnë direkt me klientët dhe mirëmbajnë marrëdhëniet biznesore ndërmjet klientëve dhe kompanisë.

Aktivitetet

  • Demonstrimi dhe rekomandimi i produkteve te klientët bazuar në nevojat dhe interesat e tyre
  • Shpërndarja e materialeve promovuese dhe mostrave të produkteve te klientët
  • Përgjigja në pyetjet e klientëve për karakteristikat, funksionet dhe çmimet e produkteve
  • Identifikimi i klientëve të rinj dhe krijimi i ofertave për klientët aktual dhe ata të ardhshëm
  • Negocimi i çmimeve dhe kushteve të kontratave si dhe përgatitja e formularëve të porosisë
  • Regjistrimi i informatave për produktet e shitura dhe aktivitetet tjera biznesore.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri për teknikat e shitjes dhe promovimit të produkteve dhe shërbimeve
  • Të kenë njohuri për metodat e ofrimit të shërbimeve cilësore për klientë
  • Të jenë të aftë të mbajnë marrëdhëniet me klientët dhe furnizuesit e kompanisë për të siguruar kënaqësinë e tyre me produktet dhe shërbimet e kompanisë
  • Të jenë të aftë të njohin nevojat e klientëve dhe t’u ofrojnë atyre ndihmë në përzgjedhjen e produkteve apo shërbimeve
  • Të jenë të aftë të sqarojnë dhe demonstrojnë përdorimin, funksionet dhe mirëmbajtjen e një produkti.

Kushtet e punës

Agjentët e shitjes kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke udhëtuar për të demonstruar dhe shitur produktet te klientët, që nënkupton se ata mund të punojnë në vende të ndryshme gjatë këtyre vizitave, si në zyra, fabrika apo edhe nëpër shtëpitë e klientëve. Ata zakonisht kanë një numër të caktuar të shitjeve që iu duhet t’i arrijnë brenda një afati kohor, andaj puna e tyre mund të jetë stresuese ndonjëherë.

Veglat e punës

Agjentët e shitjes përdorin telefonat dhe kompjuterët për të komunikuar me klientët e tyre. Ata po ashtu përdorin mostra të produkteve dhe katalogë kur demonstrojnë produktet te klientët. Për shkak se vizitojnë klientët e tyre, atyre iu duhet të vozisin apo të gjejnë ndonjë mënyrë tjetër të udhëtimit.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si agjent i shitjes, nuk është i nevojshëm ndonjë kualifikim formal. Ky profesion mund të mësohet përmes trajnimeve në vendin e punës, megjithatë, ka më shumë mundësi punësimi nëse përfundoni studimet në ndonjë fushë që ndërlidhet me aktivitetin e kompanisë për të cilën dëshironi të punoni. Shumicës së agjentëve të shitjes iu kërkohet të kenë patentë shofer për shkak të llojit të punës që kryejnë.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?