Agronom/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I ulet

FUSHA

Bujqësi dhe Veterinari

Paga

250 - 540

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Agronomët këshillojnë fermerë, kompani dhe kooperativa të ndryshme bujqësore në kultivimin e bimëve. Ata studiojnë teknologjinë, biznesin dhe shkencën lidhur me kultivimin e të korrave. Agronomët kontrollojnë dhe kryejnë eksperimente në mënyrë që të përmirësojnë dhe të vjelin të mbjellat në mënyrën më efektive.

Aktivitetet

  • Zhvillimi i teknikave bujqësore
  • Analizimi i zhvillimit dhe metodave bujqësore
  • Udhëzimi i bujqve në menaxhimin dhe mbrojtjen e tokës
  • Kryerja e eksperimenteve për të zhvilluar të korra të reja ose më të avancuara
  • Zhvillimi i teknikave të sigurta për të kontrolluar ose larguar barërat e këqija, insektet e dëmshme dhe sëmundjet e të korrave.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri mbi bimët dhe kafshët dhe rëndësinë e tyre në ambient
  • Të kenë njohuri mbi substancat kimike dhe teknikat e largimit të tyre
  • Të kenë njohuri mbi shërbimet ndaj klientëve
  • Të kenë shkathtësi në përdorimin e metodave shkencore për zgjidhjen e problemeve
  • Të jenë të shkathët në identifikimin e rezultateve, zgjidhjeve dhe qasjeve alternative për probleme të ndryshme
  • Të kenë shkathtësi në të dëgjuar, folur dhe shkruar.

Kushtet e punës

Agronomët ndajnë kohën e tyre në mes të qenit konsulent në ferma, hulumtues dhe në shkrimin e raporteve në zyrë. Orari i tyre i punës dallon varësisht nga lloji i punës që e bëjnë. Nëse punojnë në zyrë, ata zakonisht kanë orar të rregullt të punës, ndërsa kur punojnë në terren atyre iu duhet të punojnë në ambient të hapur në lokacione dhe kushte klimatike të ndryshme, si dhe nuk kanë orar të punës të rregullt.

Veglat e punës

Agronomët përdorin një sërë veglash që dallojnë varësisht nga lloji i tyre i punës, si p.sh. lloje të ndryshme të mikroskopëve, enë të mostrave, fotometra, pH metra dhe vegla të tjera laboratorike. Meqenëse kalojnë shumicën e kohës së tyre duke përdorur substanca kimike, ata duhet të veshin uniforma mbrojtëse. Përveç punës në laborator, agronomët punojnë në terren ku iu duhet të përdorin pajisje të fermave.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për t’u bërë agronom, duhet të përfundohet edukimi formal në agrobiznes ose shkenca të bujqësisë. Agronomët mund të punojnë dhe specializojnë në fusha të ndryshme të bujqësisë, siç janë: pemëtaria, vreshtaria, blegtoria, kulturat bujqësore etj.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet