Re

Analist/-e financiar

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA E EDUKIMIT

Biznes, administratë dhe juridik

Paga

-

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Analistët financiar janë përgjegjës për kryerjen e hulumtimeve ekonomike dhe nxjerrjen e analizave mbi tema financiare të tilla si përfitimi, menaxhimi i aseteve, aftësia paguese dhe likuiditeti. Për më tepër, gjatë proceseve vendimmarrëse, ata japin rekomandimet e tyre bazuar në këto analiza.

Aktivitetet

  • Bërja e analizave financiare për të zhvilluar planet e veprimit në lidhje me investimet
  • Dhënia e rekomandimeve për investime dhe kohën e tyre për kompanitë/klientët
  • Interpretimi i faktorëve të tillë si çmimi, stabiliteti, rreziku i investimit të ardhshëm, etj., që mund të ndikojnë në programet e investimeve
  • Qëndrimi në hap me kohën në lidhje me informacionin dhe njohuritë në lidhje me punën e tyre duke analizuar trendet në fushën financiare
  • Mbajtja e komunikimit të rregullt me kolegë, mbikëqyrës, kompani dhe klientë.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri të gjera në fushën e ekonomisë dhe të kontabilitetit, të njohin parimet dhe praktikat e tyre dhe të dinë se si funksionojnë tregjet bankare dhe financiare
  • Të jenë të aftë të bëjnë strategji të mira marketingut në mënyrë që të rrisin shitjen e produkteve dhe shërbimeve
  • Të jenë të aftë t'u japë klientëve shërbime cilësore dhe të plotësojë nevojat e tyre
  • Të jenë të aftë të identifikojnë fuqitë dhe dobësitë e zgjidhjeve për një problem ose pyetje duke përdorur shkathtësitë e të menduarit kritik
  • Të kenë njohuri të mira në matematikë, në fusha të tilla si statistikë, algjebër, aritmetikë, kalkulus etj.

Kushtet e punës

Analistët financiar punojnë në sektorin publik dhe / ose privat. Vendi i tyre i punës është zakonisht në një zyrë, por nganjëherë ata mund të udhëtojnë për t'u takuar me klientët. Ata zakonisht kanë një orar të rregullt pune, por mund t'ju kërkohet të punojnë jashtë orarit.

Veglat e punës

Analistët financiar punojnë me pajisje të ndryshme si kompjutera, tabletë, kalkulatorë të sofistikuar, softuer statistikor etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Që të bëheni analist financiar, ju duhet të merrni një diplomë Bachelor në administrim biznesi. Të kesh shanse më të mira punësimi, një diplomë Master është e dobishme dhe të kesh trajnime shtesë që lidhen me këtë fushë janë një bonus.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?