Shutterstock 141289702

Analist/-e i/e biznesit të TIK-ut

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA E EDUKIMIT

Paga

-

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Analistët e biznesit të TIK-ut mbikëqyrin analizimin dhe modelimin e proceseve dhe sistemeve të një organizate, duke vlerësuar modelin e biznesit dhe integrimin e tij me teknologjinë. Ata gjithashtu identifikojnë nevojat për ndryshim, përcaktojnë ndikimin e tyre, përmbledhin dhe dokumentojnë nevojat dhe pastaj sigurojnë që këto nevoja të adresohen gjersa mbështesin biznesin përmes procesit të zbatimit.

Aktivitetet

  • Përpilimi i raporteve standarde apo të veçuara që përmbledhin të dhënat e biznesit, financave apo ekonomisë, për shqyrtim nga drejtuesit, menaxherët, klientët dhe palët e tjera të interesit
  • Analizimi i strategjive të tregut konkurrues përmes analizës së një produktit, tregut apo tendencave të aksioneve
  • Përgatitja e raporteve analitike dhe krijimi i bazave të të dhënave për ruajtjen e të dhënave elektronike
  • Analizimi i të dhënave  në raport me  tregun apo klientin.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të jenë të aftë të analizojnë procesin dhe kërkesat e biznesit
  • Të kenë njohuri mbi kërkesat ligjore të produkteve të TIK-ut
  • Të kenë njohuri për tregjet e TIK dhe konceptet e strategjisë së biznesit
  • Të jenë të aftë të zbatojnë ndryshimin e menaxhimit.

Kushtet e punës

Analistët e biznesit të TIK-ut normalisht punojnë në zyra ose kabinete në mjedis të rehatshëm. Ata punojnë rreth 40 orë në javë, sikurse shumë punonjës të tjerë profesionistë. Puna e mbrëmjes ose e fundjavës mund të jetë e nevojshme për të përmbushur afatet apo për të zgjidhur probleme specifike dhe puna e tyre mund të kryhet nga distanca përmes modemeve, laptopëve, postës elektronike dhe internetit. Sidoqoftë, për arsye sigurie, disa punë duhet të bëhen në zyrë.

Veglat e punës

Analistët e biznesit të TIK-ut mund të përdorin mjete dhe teknologji siç janë: USB të ndryshëm, projektorë të ekranit me kristal të lëngët, kompjuterë notesë (iPads), laptopë, kompjuterë personal, softuerë analitik apo shkencor, ndërfaqen e përdoruesit të bazës së të dhënave dhe softuerin e kërkimit, softuerë të postës elektronike, të Planifikimit të Burimeve të Ndërmarrjeve (ERP) dhe për menaxhim projekti.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si analist i biznesit të TIK-ut, është e domosdoshme diploma Bachelor në TIK dhe biznes.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?