Software computer tricks

Analist/-e i/e sistemit të TIK-ut

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I lartë

FUSHA E EDUKIMIT

Paga

-

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Analistët e sistemit të TIK-ut vendosin që sistemi t’i plotësoj kërkesat e përdoruesit të fundit. Ata shqyrtojnë funksionet e sistemit në mënyrë që të përcaktojnë objektivat dhe qëllimet e tyre, gjithashtu për të zbuluar operacionet dhe procedurat në përmbushjet efikase.

Aktivitetet

  • Koordinimi i instalimit të softuerit dhe harduerit dhe testimi i performancës së softuerit
  • Monitorimi i ecurisë së sistemit kompjuterik për të garantuar funksionimin adekuat
  • Menaxhimi i veprimtarisë së sistemit dhe projekteve të teknologjisë së informacionit
  • Analizimi i të dhënave për të identifikuar dhe zgjidhur problemet operative.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri për pllakat amë, procesorët, çipat, pajisjet elektronike, si dhe harduerin dhe softuerin kompjuterik,  duke përfshirë aplikacionet dhe programimin
  • Të jenë të aftë të identifikojnë masat apo treguesit e ecurisë së sistemit, të ndërlidhura me qëllimet e tij, si dhe veprimet e nevojshme për korrigjim apo përmirësim
  • Të jenë të aftë të përdorin softuerin e menaxhimit dhe të identifikojnë infrastrukturën e TIK
  • Të kenë njohuri në sistemet dhe softuerët për rikuperimin në rast të dëmtimit.

Kushtet e punës

Analistët e sistemeve të TIK punojnë në zyra dhe kabinete në një mjedis të rehatshëm. Ata punojnë përafërsisht njëjtë si shumë punonjës të tjerë profesionistë. Puna e mbrëmjes apo e fundjavës mund të jetë e nevojshme për të përmbushur afatet kohore ose për zgjidhjen e problemeve specifike.

Veglat e punës

Teknologjitë dhe mjetet e përdorura nga analistët e sistemeve të TIK mund të përfshijnë: kompjuterë laptopë, softuerë të menaxhimit për konfigurim, softuerë të sistemit të menaxhimit të bazës së të dhënave, softuerë të mjedisit zhvillimor, softuerë për testimin e programit dhe softuerë për zhvillimin e platformave në internet.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si analist i sistemit të TIK, është e domosdoshme diploma Bachelor në TI dhe fushat tjera përkatëse.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?