Data scientist

Analist/-e i/e të dhënave

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I lartë

FUSHA E EDUKIMIT

Inxhinieri Ekonomi Informatikë Shkenca Matematiko Natyrore

Paga

2000 - 10000

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Analistët e të dhënave janë vëzhgues të të dhënave të biznesit të cilët me anë të shkathtësive të tyre analitike, statistikore dhe programuese, janë të aftë që të interpretojnë të dhënat dhe të krijojnë pasqyra për biznesin. Konsiderohet si profesioni më i kërkuar në tregun e punës dhe me perspektivë për të ardhmen. Gjithashtu, është një ndër profesionet më të paguara.

Aktivitetet

  • Grumbullim i të dhënave
  • Menaxhim i të dhënave
  • Përditësim i të dhënave
  • Analizë e të dhënave
  • Përpunim i të dhënave
  • Interpretim i të dhënave.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Shkathtësi në nxjerrjen e të dhënave
  • Njohuri në llojet e të dhënave
  • Njohuri në nxjerrjen e të dhënave
  • Shkathtësi të shkëlqyera kompjuterike
  • Shkathtësi në interpretimin e të dhënave.

Kushtet e punës

Analistët e të dhënave punojnë në korporata, në biznese dhe sektorin bankar. Orari tyre mund të ndryshoj.

Veglat e punës

Analistët e të dhënave përdorin mjetet bazike të zyrës si kompjuterët, printerët, projektorët si dhe programe të shumta softuerike.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për t’u bërë analist i të dhënave duhet të përfundohet niveli Bachelor në drejtimet ekonomike, matematikore, kompjuterike ose inxhinierike. Më pas rekomandohet puna praktike si analist i të dhënave si dhe vazhdimi i studimeve në nivelin Master.

Apliko online

LSE: Data Science and Business Analytics

Kolegji Riinvest
Bachelor

Prishtinë

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?