Anesthesiologist 1920x1080

Anesteziolog/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I lartë

FUSHA E EDUKIMIT

Paga

-

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Anesteziologët punojnë me anestezion para, gjatë dhe pas operacioneve dhe procedurave tjera mjekësore. Ata, po ashtu kontrollojnë dhe rregullojnë sasinë adekuate të anestezionit dhe procedurat post-anestezie, të tilla si monitorimi i gjendjes jetësore të një pacienti dhe kujdesi për pacientët që mund të kenë reagim negativ ndaj anestezisë.

Aktivitetet

  • Përdorimi i anestezionit gjatë procedurave mjekësore, duke përdorur metoda të tilla si kaudale, intravenoze, kurrizore ose lokale
  • Ekzaminimi i historisë mjekësore të pacientit dhe përdorimi i testeve diagnostike për të kuptuar rrezikun gjatë procedurave mjekësore
  • Monitorimi i pacientëve para, gjatë dhe pas anestezionit për të parandaluar komplikimet
  • Përgatitja e pacientëve fizikisht për procedurat mjekësore dhe zbatimi i teknikave për mbijetesë.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri për biologjinë, duke përfshirë organizmat, indet, qelizat, funksionet dhe bashkëveprimin me njëri tjetrin dhe mjedisin
  • Të kenë njohuri për strukturat, përbërjet dhe vetitë kimike të substancave dhe të proceseve kimike
  • Të jenë të aftë të identifikojnë pikat e forta dhe të dobëta të zgjidhjeve alternative dhe qasjeve të ndryshme ndaj problemeve
  • Të jenë të aftë të kuptojnë kur diçka nuk po shkon mirë ose ka shumë gjasë të mos shkoj mirë, si dhe të merren me situatat emergjente
  • Të jenë të aftë t’i ndihmojë pacientët pas procedurave mjekësore dhe të mbikëqyrin shëndetin e tyre.

Kushtet e punës

Anesteziologët punojnë në spitale dhe ordinanca private, Ata kryejnë shumicën e punës së tyre në sallat e operacionit dhe spitalit, të cilat kanë higjienë strikte dhe standarde të sigurisë. Orari i tyre i punës mund të jetë i çrregullt pasi që ata shumicën e kohës janë në detyrë.

Veglat e punës

Anesteziologët përdorin makina mjekësore që monitorojnë shenjat e jetës së pacientëve dhe japin anestezion. Përdorimi i këtyre makinave mund të jetë shumë i komplikuar; prandaj, nga anesteziologët kërkohet të jenë shumë preciz dhe të saktë. Ata mund të përdorin edhe ilaçe kundër dhimbjes që janë të personalizuara sipas kërkesave të pacientëve.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për t’u bërë anesteziolog, fillimisht duhet t’i përfundoni studimet në mjekësi të përgjithshme dhe pastaj të specializoni në anesteziologji.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?